AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Në pritje të Gjermanisë

Joschka FischerngaJoschka Fischer
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, në qendër, me kryeministrin Italian Paolo Gentiloni, djathtas dhe kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel përpara, në Samitin e Triestes në Itali më 12 korrik 2017. Foto: Andrea Lasorte/ANSA via AP

Stanjacioni politik i Bashkimit Europian është bërë i patolerueshëm përballë rreziqeve ekonomike dhe gjeopolitike në rritje. Presidenti francez Emmanuel Macron ka sinjalizuar vullnetin e tij për të ndjekur reformat e vështira në nivel BE-je, çfarë po pret kancelarja gjermane Angela Merkel?

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, në qendër, me kryeministrin Italian Paolo Gentiloni, djathtas dhe kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel përpara, në Samitin e Triestes në Itali më 12 korrik 2017. Foto: Andrea Lasorte/ANSA via AP

Më shumë se një dekadë pas krizës financiare të vitit 2008, Bashkimi Europian është ende në stanjacion politik. Por BE-ja duhet të forcohet nëse duam sukses të projektit për integrimin europian. Po kështu, forcat për nacionalizmin e ri do të vazhdojnë sulmin e tyre ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe vlerave përcaktuese të bllokut tjetër.

Arsyeja kryesore që BE-ja ka mbetur në vendnumëro është Gjermania. Për vite pas 2008, kur BE-ja po përballej me rritje të ngadaltë dhe kriza ekonomike në vazhdim, Gjermania këmbënguli se nuk mund ta çonte projektin europian përpara vetëm dhe se do të duhej të priste për Francën.

Pastaj, në pranverën e vitit 2017, Emmanuel Macron u zgjodh në presidencën franceze me premtimin se do të nxiste për reforma të nivelit të BE-së dhe do të modernizonte ekonominë franceze. Por kur Franca po përpiqej të kthehej në bord, Gjermania po i afrohej zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit 2017, që rezultuan me humbje të konsiderueshme për Bashkimin Demokratik Kristian të kancelares gjermane Angela Merkel dhe çuan në një përpjekje disa mujore për të formuar një qeveri të re.

Në të njëjtin muaj që Gjermania votoi, Macron mbajti një fjalim impresionues në Sorbonë, ku propozoi reforma specifike për të stabilizuar eurozonën, për krijimin e një sistemi të përbashkët mbrojtje të kufirit dhe për krijimin e një iniciative të përbashkët mbrojtjeje. Në të njëjtën kohë, propozimet e Macron morën përgjigje të akullt në Gjermania; shtatë muaj më vonë, Gjermania ende nuk ka ofruar ndonjë përgjigje të veten.

Në vend të kësaj, ajo ka mbetur e heshtur për të ardhmen e Europës dhe ka lënë të kuptohet se shqetësimi i saj kryesor janë paratë e veta. Kurrnacët në komitetin e buxhetit të Bundestagut duket se kanë marrë peng politikën europiane të Gjermanisë.

Në të shkuarën, kjo politikë drejtohej nga kancelarët, të cilët kuptonin rëndësinë historike të integrimit europian. Ende sot, Merkel duket se ka lejuar deputetët e ngrysur – dhe ata të partisë simotër bavareze, Bashkimin Social Kristian (CSU) – ta kufizojnë në kryesimin e çdo negociate të reformave të nivelit të BE-së.

Çuarja dëm e mundësisë së ofruar nga Macron – që nuk do të vijë sërish – do të ishte budallallëk politik dhe verbëri historike. Dy fuqitë kryesore të sistemit transatlantik janë në proces të largimit nga ai sistem. Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar të dalë nga BE, efektive pranverën e ardhshme. Dhe Shtetet e Bashkuara nën presidentin Donald Trump kanë vënë në pyetje garancinë e sigurisë transatlantike të tyre dhe tani po pengojnë sistemin tregtar global mbi të cilin janë mbështetur Europa – dhe veçanërisht Gjermania – që nga viti 1950.

Kërcënimi i një ndarje perëndimore po trondit shtyllat ekonomike dhe të sigurisë së stabilitetit europian. Kina është shfaqur si një fuqi globale e aftë të çojë qendrën ekonomike të botës nga Atlantiku drejt rajonit Azi-Paqësor. Europianët tani përballen me perspektivën e të mbeturit pas SHBA dhe Kinës, jo vetëm gjeopolitikisht, por gjithashtu edhe në sektorin kyç ekonomik të shekullit njëzet e një: inteligjencën artificiale.

Europa gjithashtu përballet me kërcënime imediate pranë shtëpisë. Presidenti rus Vladimir Putin po i teston dhe një herë kufijtë e Europës Lindore me mjete ushtarake. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po e çon vendin e tij më larg NATO-s dhe Perëndimit, ndërsa braktis demokracinë dhe sundimin e ligjit. Dhe e gjithë Lindja e Mesme mund të rrëshkasë në një krizë të tejzgjatur, duke nxitur më shumë migracion në Europë.

Lufta në Siri tregon se sa e dobët është bërë Europa. Duke shërbyer thjesht si një destinacion për refugjatët, BE-ja është bërë e parëndësishme në Siri. Edhe më keq, ata që formulojnë politikën e jashtme të Gjermanisë duket se besojnë se nuk ka zgjidhje ushtarake atje dhe se vetëm Rusia mund ta sjellë luftën drejt fundit.

Ky argument nuk merr parasysh faktin se një zgjidhje ushtarake është tani në duart e presidentit sirian Bashar al-Assad, falë mbështetjes që ka marrë nga Rusia dhe Irani. Gjithashtu nuk merr parasysh faktin se Rusia nuk është në pozita për të ndaluar konfliktin më të madh rajonal, edhe po të donte. Në fund të fundit, Irani nuk do të heqë dorë nga toka që e lidh me Mesdheun dhe as Izraeli nuk do të pranojë praninë e Rojave Revolucionare Iraniane dhe predhave në Siri. Në fakt, rreziku i një konflikti mes Izraelit dhe Iranit në Siri dhe Liban është bërë i madh.

Këto zhvillime paraqesin sfida të reja në Europë. Nga njëra anë, BE-ja duhet të parandalojë një garë armësh bërthamore në rajon, jo vetëm duke mbrotjur marrëveshjen bërthamore të Iranit të 2015, që Trump tani kërcënon ta prishë. Nga ana tjetër, BE-ja ka një marrëveshje lidhjeje – dhe përgjegjësie historike – me Izraelin, ndaj nuk mund të mbetet neutrale apo të mbyllë një sy ndaj ambicieve hegjemonike të Iranit në rajon.

Me përjashtim të Francës dhe Britanisë (për tani), BE-ja dhe shtetet e saj anëtare janë shumë të papërgatitura për këto rreziqe. Dhe kjo vlen veçanërisht për Gjermaninë, ku ushtria ka vuajtur prej viteve të kursimit. Garancia e sigurisë amerikane pas luftës e lejoi Gjermaninë të merrte një pushim të gjatë larg mendimit të kërcënimeve strategjike. Por tani që Trump ka vënë në pyetje angazhimet e Amerikës ndaj aleatëve të vet, Gjermania nuk mund të mbështetet më te të tjerët.

Në aspektin financiar, Gjermania rregullisht akuzon vendet e tjera anëtare të eurozonës që nuk i qëndrojnë rregullave për politikat e kursimit. Në çështjet e sigurisë, megjithatë, këto akuza i janë kundërvënë. Periudha e mbështetjes po mbaron dhe pa SHBA, burimi i vetëm mbrojtës i Gjermanisë është një Europë më e fortë, që sigurisht nuk mund të arrihet falas.

Askush nuk pret që Gjermania të miratojë propozimet e Macron tërësisht. Por në një kohë kur themelet e rendit global po ndryshojnë në kurriz të Europës, reformat margjinale nuk do të mjaftojnë, dhe Gjermania nuk ka shpalosur vizionin e saj për një Europë më të fortë, as nuk ka treguar gatishmëri për të ndërmarrë veprime apo investimet e nevojshme. Europa dhe Perëndimi duhet të krijojnë një përgjigje franko-gjermane siç bënë një herë e një kohë François Mitterrand dhe Helmut Kohl, dhe Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer përpara tyre. Duhet ta bëjnë tani. Historia nuk do të rrijë në vend duke pritur.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Waiting for Germany

Etiketa: AkuzaAngela MerkelArmëBashkimi EuropianBEdeputetDonald TrumpEmmanuel MacronErdoganEuropaFrancaGjermaniaIraniItaliIzraeliKinaKrizaLibanLindja e MesmeLuftaMacronmarrëveshjembrojtjeMerkelNATOndarjeProject SyndicatePutinrajonRecep Tayyip ErdoganReformaRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraSirisirianTrumpUshtriaVladimir Putin
Tjetri
Urgjenca morale për shëndetin mendor

Totalitarizmi liberal

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.