AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Hetimet zbulojnë skemën e tjetërsimit të pyjeve në Razmë

Anila DushingaAnila Dushi
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Hetimet e Prokurorisë së Shkodrës gjetën rreth 54 mijë metra katrorë pyje të tjetërsuara përmes dokumenteve të falsifikuara në zonën turistike të Razmës. Gjysma e tyre u sekuestrua, ndërsa Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Malësi të Madhe thotë se pjesa tjetër u është shitur 67 personave të ndryshëm.  

Shtegu i zbritjes në zonën e Thethit. (Arkivë), Foto:Gjergj Erebara.

Prokuroria e Shkodrës sekuestroi së fundmi 25 mijë metra katrorë tokë pyll në zonën turistike të Razmës, ndërsa paralajmëroi se një numër zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh publikë ishin në hetim për tjetërsimin e saj. Por sipas njoftimit për shtyp të prokurorisë, kjo është më pak se gjysma e sipërfaqes së dyshuar si e përfituar përmes falsifikimit, e cila në total kap 53 906 metra katrorë.

Pjesa tjetër, siç mësoi BIRN në zyrat e hipotekës në Malësinë e Madhe është tjetërsuar përmes shit-blerjeve dhe është regjistruar më pas në emrat e blerësve, ç’ka duket se e ka komplikuar hetimin. Një zyrtar i ZVRPP-së lokale që kërkoi të mos identifikohej i tha BIRN se aty ishin identifikuar tashmë 67 pronarë, një pjesë e të cilëve sipas tij edhe kishin ndërtuar në tokën objekt hetimi.

Rezultatet e para të hetimeve, të filluara në mars 2016 dhe  të bëra publike së fundmi kanë zbuluar se bëhet fjalë për një skemë të ngjashme falsifikimi dhe shitjesh në disa duar që është përdorur edhe në Vlorë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Lezhë, me ndryshimin e vetëm se në vend të ligjit 7501 për ndarjen e tokës që ishte përdorur në këto raste, tjetërsuesit në Razmë kanë përdorur ligjet “për kthimin dhe kompensimin e pronës”.

Rreth 5.4 hektarët e tjetërsuar në Razmë janë vetëm një fragment i vogël i tjetërsimeve që prokuroritë në qarqe të ndryshme kanë zbuluar në vitet e fundit kryesisht në zona turistike, përfshi pjesë bregdetit të tjetërsuara si tokë bujqësore. Sipërfaqe të mëdha prone janë gjetur sipas prokurorisë të tjetërsuara në Vlorë, ku ende vijojnë proceset gjyqësore. Po ashtu rreth 23 persona u arrestuan, janë shpallur në kërkim apo janë nën hetim për tjetërsimet në Kavajë dhe Rrogozhinë, ku hetimet gjetën se ndër përfituesit fundorë të pronave ishte edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi.

Në Lezhë ndërkohë ndër të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” ishte dhe kryebashkiaku Fran Frrokaj, i cili tani po hetohet me masë sigurie “arrest shtëpie”.  Po ashtu në janar në Shkodër, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dënimin e ish-kryekomunarit të Shalës dhe dy zyrtarëve të tjerë lokalë  dhe sekuestrimin e rreth 41 metrave katrorë në Theth. Çështja tani ndodhet në gjykim në Apel. Në Velipojë po ashtu gjykata vendosi një vit më parë sekuestrimin e 23 mijë metër katror tokë në fshatin Baks të Rrjollit, për të cilën ende vijojnë hetimet.

E ndërkohë që në ndryshin nga rastet e Kavajës dhe Lezhës, në të cilat tjetësimi është bërë përmes ligjit 7501, duke regjistruar pjesë ranore apo pyje si toka bujqësore, në rastin e Razmës prokuroria thotë se falsifikimi është bërë përmes Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.  “Hetimet treguan se vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për ish-pronarët në Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara”, njoftoi Prokuroria në fund të prillit.

Përndryshe skema ndjek të njëjtat linja. Kështu BIRN mësoi se toka është përfituar nga persona që nuk janë me banim në Razmë, por në fshatin Vrith. Zyrtari i ZVRPP-së tha se ndryshimet ishin bërë në fillim të viteve 2000, ndërsa më pas ngjashëm me proceset e tjera të kësaj natyre, toka e përfituar është shitur në blerës të tretë.

Prokuroria njoftoi se jo e gjithë toka e dyshuar si e tjetërsuar ishte shitur.  Sipas prokurorisë, 25 mijë metra katrorë për të cilat u vendos sekuestroja në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër ishin ende “në emrin e dy personave që e kishin përfituar pronën” përmes këtyre vendimeve të falsifikuara.

Ndërkohë, për pjesën tjetër të pronës që dyshohet si e tjetërsuar përmes shit-blerjes, prokuroria i ka kërkuar ZVRPP së Malësisë së Madhe të nxirrte të dhënat e pronësisë. Një punonjës i kësaj zyre i tha BIRN se bazuar në regjistrat e tyre pjesa tjetër e tokës për të cilën prokuroria po heton  është tjetërsuar dhe ka aktualisht 67 pronarë të cilët e kanë rregjistruar atë në hipotekë.

Sipas tij, pronarët kryesisht nga Shkodra, por edhe nga zona të tjera të Malësisë së Madhe e kishin blerë tokën nga dy persona që e kishin përfituar atë përmes falsifikimeve prej Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës në zonë. “Një pjesë e tyre kanë ndërtuar shtëpi aty”, tha zyrtari i ZVRPP-së.

Prokuroria ende nuk ka bërë publike emra personash nën akuzë, por në njoftimin për shtyp sqaroi se në hetim ishin disa funksionarë publikë, të cilët dyshohet  që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme. Prokuroria tha se po hetonte për veprat penale të “Falsifikim i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Etiketa: ApelArrestarrest shtëpieBIRNElvis RroshiFalsifikim i dokumentaveFran FrrokajGjergj ErebaraGjykataGjykatëgjykimGjyqHetimHetimetLezhëLokaleMalësi e MadheMASnatyreParaProkuroriaPYJeSHShalëShkodërThethTokaVendimetZVRPP
Tjetri
Aktivistët e shënojnë 1-Majin me protestë për minatorët e vrarë

Aktivistët e shënojnë 1-Majin me protestë për minatorët e vrarë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.