AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

“Rrëzohet” në veting anëtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Altina Xhoxhaj pas seancës dëgjimore të 23 prillit 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Pas dorëheqjes së Besnik Ymerajt dhe shkarkimit të Fatos Lulos, trupa gjykuese vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra edhe për gjyqtaren Altina Xhoxhaj, ndërkohë që avokatja paralajmëroi apelimin e vendimit.

Altina Xhoxhaj pas seancës dëgjimore të 23 prillit. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë humbi anëtarin e saj të tretë në procesin e vetingut, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të enjten të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Vendimi i shkarkimit të Xhoxhajt duket se nuk ka kaluar pa debat edhe brenda trupës gjykuese të përfaqësuar nga Etleda Çiftja, Genta Tafa Bungo dhe Brunilda Bekteshi, por në fund shumica e votave ka qenë në favor të shkarkimit.

“Komisioni e konsideron të mbyllur procesin e rivlerësimit. Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra të subjektit,” deklaroi kryesuesja e trupit gjykues, Etleda Çiftja.

Gjyqtarja Xhoxhaj u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit gjatë seancës dëgjimore të 23 prillit, ndërkohë që ajo mungoi në sallë gjatë shpalljes së vendimit. Avokatja e Xhoxhajt deklaroi se vendimi do të apelohet dhe se do të ndiqen të gjitha mjetet ligjore deri në konfirmimin në detyrë.

“Ka bërë deklarim të plotë dhe sipas ligjit të pasurisë, nuk ka pasur deklarim të rremë apo të pasaktë dhe ka kaluar testin sipas atyre që kemi dorëzuar në dosjen përkatëse. Ligji parashikon edhe apelimin, kështu që do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe jemi me bindjen e plotë se do ta kalojë,” shtoi avokatja e Xhoxhajt.

Vendimi për shkarkimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj erdhi pas problemeve që hetimi administrativ konstatoi me pasurinë e subjektit-një prej tre shtyllave të procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Hetimi përfshiu një apartament 101 metra katrorë në rrugën “Reshit Petrela”, i blerë në vitin 2005 për 61 mijë euro, një truall dhe një apartament 2+1 me verandë në Gjirin e Lalzit, kursimet e gjyqtares Xhoxhaj në vlerën e 6.3 milionë lekëve si dhe kursimet e bashkëjetuesit të saj në vlerën e rreth 61 mijë dollarëve dhe 15 mijë eurove.

Hetimi administrativ ka konstatuar mospërputhje mes deklaratave periodike dhe deklaratës së kryer për efektin e vetingut sa i përket apartamentit 101 m2 në Tiranë dhe mosjustifikim të kësaj pasurie në vlerën e 4.8 milionë lekëve. Për apartamentin në Gjirin e Lalzit, KPK ka konstatuar mungesë të ardhurash në vlerën e 450 mijë lekëve si dhe përfitimin e 100 metrave truall më shumë sesa sipërfaqja që i takon.

Sa i përket kursimeve në vlerën 6.3 milionë lekë të Xhoxhajt dhe 61 mijë dollarë e 15 mijë euro të bashkëjetuesit të saj, Komisioni vlerësoi se “nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet dhe mbajtje të sasisë cash përtej limitit ligjor të lejuar”.

Në seancën dëgjimore të 23 prillit, Xhoxhaj kundërshtoi llogaritë e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërsa kritikoi anëtarët e saj për mosnjohje të ligjit të deklarimit të pasurive.

Përmes avokates së saj. Xhoxhaj deklaroi se apartamenti në Tiranë ishte blerë nga bashkëjetuesi dhe se investimi i vetëm i saj përgjatë karrierës ishte apartamenti në zonën e Ishmit [Gjiri i Lalzit], i blerë së bashku me bashkëjetuesin.

“Subjekti ka pasur gjatë karrierës së saj të ardhura totale në vlerën e 25.7 milionë lekëve dhe shpenzime totale në vlerën e 9.3 milionë lekëve,” tha avokatja, duke pretenduar se të ardhurat mbulonin investimet e kryera.

Më 25 prill- kur ishte paralajmëruar shpallja e vendimit, trupa gjykuese mori edhe një javë kohë për të rillogaritur likujditetet e zonjës Xhoxhaj, pas dokumenteve shtesë të dorëzuara prej saj. Por pavarësisht rillogaritjeve, shumica e trupës gjykuese i ka qëndruar mendimit se gjyqtarja Xhoxhaj ka pasuri të pajustifikuara.

Pas dorëheqjes së Besnik Ymeraj dhe shkarkimit të Fatos Lulos, Xhoxhaj është gjyqtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese që rrëzohet nga vetingu. Aktualisht, kjo gjykatë ka mbetur me 4 anëtarë nga nëntë që duhej të kishte gjithsej, përfshirë edhe Vitore Tushën, e cila e kaloi me sukses procesin e rivlerësimit.

 

Etiketa: Altina XhoxhajBashkëjetuesiBrunilda BekteshiDibraEtleda ÇiftjaEuroGenta Tafa BungoGjiri i LalzitGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkushtetueseprokurorshpenzimeshqipVendimiVetingVetingu
Tjetri
Gjysma e shqiptarëve me pagë bruto nën 40 mijë lekë

Gjysma e shqiptarëve me pagë bruto nën 40 mijë lekë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.