AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arbër Çekaj, i shumëkërkuari i kokainës së Durrësit arrestohet në Gjermani

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kokaina e sekuestruar nga Policia Shqiptare më 28 shkurt 2018. Foto: Ministria e Brendshme

Pronari i kompanisë Arbri Garden, Arbër Çekaj, në magazinat e së cilit në fund të shkurtit u kapën 613 kilogramë kokainë kolumbiane, u arrestua nga policia gjermane dy muaj pasi u shpall në kërkim dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Kokaina e sekuestruar nga Policia Shqiptare më 28 shkurt 2018. Foto: Ministria e Brendshme

Arbër Çekaj, personi të cilit iu kap sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në Shqipëri, u arrestua në Gjermani të premten më 4 maj në një zonë pranë Dyseldorfit  në Gjermaninë perëndimore pasi policia shqiptare e kishte shpallur në kërkim dy muaj më parë si përgjegjës për importimin në Shqipëri të një sasie rekord prej 613 kilogramësh kokainë, me vlerë 180 milionë euro sipas vlerësimeve të policisë shqiptare.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se lokalizimi i vendndodhjes dhe arrestimi i tij u mundësua nga bashkëpunimi me agencitë ligjzbatuese gjermane.

“U shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda,” njoftoi policia.

Emri i Çekajt u bë i njohur për publikun pasi një konteiner me banane i nisur nga Kolumbia mbërriti më 19 shkurt 2018 në Shqipëri dhe u mbajt nën vrojtim nga policia shqiptare deri sa kompania porositëse kreu procedurat doganore dhe e tërhoqi atë për në magazinat e kompanisë. Policia e mbajti nën vrojtim kamionin që transportoi konteinerin dhe bëri bllokimin e magazinës së kompanisë pranë autostradës Tiranë-Durrës ku u arrestuan dy vetë dhe u sekuestrua kokaina. Vetë pronari i firmës ishte larguar nga Shqipëria pak ditë para operacionit dhe qëndroi i fshehur në Gjermani deri sa u arrestua të premten.

Policia shqiptare dhe kryeministri Edi Rama u mburrën me kapjen e kësaj sasie rekord droge ndërsa opozita ngriti pikëpyetje nëse policia kishte gjetur porositësit e vërtetë të kësaj sasie të stërmadhe.

Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri e lavdëruan policinë për operacionin ndërsa SHBA theksoi shqetësimin se kapja e një sasie kaq të madhe kokaine tregon edhe përmasat e stërmëdha të këtij aktiviteti ilegal në Shqipëri.

Policia dhe prokuroria shqiptare nuk ka bërë të ditur nëse ka zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë përveç shoferit dhe punonjësit të arrestuar si dhe pronarit të kompanisë.

Kultivimi dhe trafiku i drogës nga Shqipëria si dhe nga grupet kriminale shqiptare apo me baza në Shqipëri është bërë një shqetësim në rritje i agjencive lizgjatuese të vendeve europiane. Kriminelët shqiptarë janë arrestuar në një larmishmëri vendesh, nga Greqia e Italia në Spanjë, Holandë e Gjermani pasi janë gjetur të përfshirë në trafiqe të përmasave të mëdha si të marijuanës të prodhuar në Shqipëri ashtu edhe të heroinës e kokainës.

Qeveritë shqiptare janë kritikuar vazhdimisht gjatë dekadës së fundit për një lloj tolerance ndaj aktiviteteve kriminale dhe raporte të ndryshme, përfshirë Raportin e Progresit të Komisionit Europian, kanë bërë thirrje për sekuestrimin dhe konfiskimin e pronave të vëna me fitimet e aktiviteteve kriminale. Shqipëria ka konfiskuar disa prona të tilla gjatë viteve të fundit, por Komisioni Europian nuk shprehet i bindur se Shqipëria ka krijuar një histori të mirëfilltë të sekuestrimit të këtyre pronave.

Etiketa: Ambasada e SHBAArbër ÇekajarrestimiautostradbananeBEDelegacioni i BEDrogeDurrësEdi RamaEmriEuroGjermaniGreqiaGrupet kriminaleItaliakokaineKomisioni EuropianKryeministri Edi RamaligjzbatueseMinistria e BrendshmeOpozitaParaPoliciaProkuroriapronaPunëPunëtorRamaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptaretrafiku
Tjetri
“ Ballkani nuk ka gjasa të ndjekë shembullin e Hungarisë kundër emigrantëve ”

BE-ja duhet të ndalojë fondet për vendet joliberale

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.