AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia gjen një mënyrë për të zgjatur punën e prokurorisë speciale

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorët specialë të Maqedonisë. Foto: MIA.

Prokuroria Speciale e Maqedonisë do ta zgjasë mandatin e saj për të hetuar krime të nivelit të lartë duke u bërë pjesë e prokurorisë së rregullt, thotë zv/ministri i drejtësisë i vendit.

Prokuroret speciale të Maqedonisë. Foto: MIA.

Maqedonia ka në plan të inkorporojë Prokurorinë Speciale, SJO, në një departament të veçantë të Prokurorisë Publike, e cila do ta lejonte atë të përfundojë hetimet e saj në vazhdim, tha zv/ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski.

Në një intervistë për të përditshmen Nezavisen, të botuar të premten, Ristovski tha se projekt-ndryshimet do t’i jepnin gjithashtu Prokurorisë Speciale një mandat shtesë për të hetuar çështje të tjera të korrupsionit në nivel të lartë në të ardhmen, të cilat nuk dalin nga përgjimet e paligjshme të qeverisë së fundit – arsyeja për themelimin e saj.

“Prokuroria Speciale do të vazhdojë hetimet e saj për çështje që rrjedhin nga bisedat e përgjuara, sepse ne shohim se ka ende materiale për punën e prokurorëve, por gjithashtu do të punojë edhe në raste të tjera të korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë,” zbuloi Ristovski.

Ai tha se projekt-ndryshimet në Ligjin mbi Prokurorinë, të projektuara për të rritur efikasitetin dhe pavarësinë e saj, po bëhen në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë dhe me ndihmën e ambasadës amerikane.

“Ne duhet t’i përfundojmë plotësisht këto ndryshime deri në fund të vitit 2018,” shtoi ministri.

Prokuroria Speciale u krijua në vitin 2015 si pjesë e një marrëveshjeje krizash politike e sponsorizuar nga BE.

Ajo duhet të hetonte krime të dyshuara të nivelit të lartë që dolën në dritë nga bisedat e përgjuara të publikuara nga Partia Social Demokrate, SDSM, e cila në atë kohë ishte në opozitë.

Edhe pse Prokurorisë Speciale iu dhanë pesë vjet kohë për të hetuar përgjimet, asaj iu dha një afat i shkurtër për të ngritur akuza lidhur me ato çështje, mandat i cili skadoi më 30 qershor të vitit të kaluar.

Prokuroria Speciale arriti të ngrejë akuza në rreth 20 raste deri në afatin e saj në qershor. Pothuajse të gjitha paditë kishin të bënin me zyrtarë nga ish-partia qeverisëse VMRO DPMNE, e cila ishte në pushtet nga viti 2006 deri në prill të vitit të kaluar.

Por skadimi i afatit përfundimtar nënkupton që Prokuroria Speciale nuk ka më të drejtë të ngrejë akuza të reja në 120 raste të reja, në fazë para-hetimi apo hetimi, që janë ende në vazhdim.

Në intervistën e tij, Ristovski tha se qeveria kishte vendosur ta përfshinte Prokurorinë Speciale në prokurorinë e rregullt, e cila gjithashtu po pëson reforma të kërkuara nga BE-ja, sepse zgjatja e mandatit të saj për të ngritur akuza nuk ishte një rrugë e zbatueshme. “Është e çuditshme të zgjasësh një afat kohor që ka përfunduar shumë kohë më parë,” tha ai.

Etiketa: AkuzaBEdemokrateHetimetKrimeMaqedoniaParaPartiaPartia Social DemokrateprokurorProkuroriaProkuroria SpecialePunëQeveriaReformaSHsocial demokrateVMRO DPMNE
Tjetri
Policia shqiptare merr lavde dhe përballet me dyshime mbi luftën kundër drogës

Arbër Çekaj, i shumëkërkuari i kokainës së Durrësit arrestohet në Gjermani

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.