AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Macroni ka nevojë për më shumë se sharmi

Dominique MoisingaDominique Moisi
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Foto: AP

Qasja miqësore e presidentit francez Emmanuel Macron ndaj Trump nuk do të mjaftojë për të arritur dakordësi diplomatike dhe tregtare të rëndësishme.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Foto: AP

Për shekuj, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë miq, aleatë dhe konkurrues. Të dyja kanë qenë fuqi botërore, të dyja modele të demokracisë liberale dhe të dyja kanë arritur demokratizimin përmes revolucionit. Në fakt, Franca ishte aleatja e parë e SHBA-së së re, pasi ofroi mbështetje ushtarake gjatë Luftës Revolucionare Amerikane – e para nga shumë herë kur vendet bashkëpunuan ushtarakisht.

Në udhëtimin e tij të fundit në Uashington DC, presidenti francez Emmanuel Macron u përpoq të përdorë këtë histori për të forcuar marrëdhënien bilaterale, duke i dhënë potencialisht Francës më shumë influencë mbi administratën e paparashikueshme të presidentit amerikan Donald Trump. Por dashamirësia e Macron dhe mirësia e tij nuk mund të errësojnë faktin se dy vendet po operojnë në rrethana shumë të vështira krahasuar me të shkuarën, me më pak siguri dhe mbështetje nga administrata Trump.

Gjatë Luftës së Ftohtë, gjenerali Charles de Gaulle donte që Franca të shërbente si urë mes Perëndimit dhe Lindjes. Kjo nënkuptonte besnikëri ndaj aleatit SHBA, në kohë të mira dhe të këqija, ndërsa vepronte si shok i Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

Sot, Macron do që Franca të shërbejë si një urë brenda Perëndimit: mes SHBA dhe Europës. Kjo mund të duket një detyrë e thjeshtë, duke qenë se të dyja palët kanë histori dhe vlera të përbashkëta. Pikërisht këtë histori dhe këto vlera Macron u përpoq të përçojë, teksa e përcaktoi veten si mbrojtës të demokracisë liberale dhe internacionalizmit, me gjuhën dhe vizionin e shënuar nga optimizmi i stilit amerikan.

Nuk është hera e parë që një president francez ka vepruar si një lider amerikan. Por Nicolas Sarkozy – i cili e pagëzoi veten si “Sarko Amerikani” – ishte më i etur të ngjante me George Ë. Bush, veçanërisht te politika e jashtme. Macron, përkundrazi, është duke përçuar vlerat dhe duke përshtatur retorikën e Barack Obamës.

As nuk ka shumë të përbashkët me Trump, i cili ne fjalët e ish-drejtorit të FBI James Comey, sillet më shumë si një bos mafie sesa si president amerikan dhe duket se nuk ka interes në ruajtjen e lidershipit global të SHBA. Sfida përpara Macron mund të rezultojë të jetë edhe më e vështirë se ajo me të cilën përballej De Gaulle.

Nëse vizita e Macron do të qe një lojë futbolli, do të kishte përfshirë disa pjesë të ekzekutuara bukur – si fjalimi i Macron përpara Kongresit Amerikan – për të përfunduar në barazim. Poshtë petkut të afeksionit të përbashkët që u shfaq në Uashington, vizita e Macron u shënua nga mosmarrëveshje të thella, përfshirë ato mbi ndryshimin klimatik dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Deklarata e Macron se “nuk ka planet B” nuk e nxiti Trump të ribashkohej me marrëveshjen e Parisit. Dhe pavarësisht përmendjes së një marrëveshje të re, të zgjeruar me Iranin, Trump vazhdoi të përqafojë vizionet radikale të sekretarit të ri të shtetit, Mike Pompeo dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton.

Duke krijuar një raport publik miqësor me Trump, Macron mund ta ketë vënë edhe veten në rrezik. Në fund të fundit, nuk ngjan mirë nëse Macron afrohet me një Trump që merr vendime katastrofike apo përfundon në dhëmbët e sistemit amerikan të drejtësisë. Trump është thjesht shumë i paparashikueshëm për një marrëdhënie të afërt në vend të vizitave politike.

Nëse kjo afërsi – që i përshtatet vanitetit të Trump – do të prodhonte rezultate pozitive përgjatë rrugës, përpjekjet e Macron do t’ia vlenin. Por lajkatosh Trump është diçka dhe të marrësh dakordësi të rëndësishme diplomatike dhe tregtare nga ai është diçka tjetër. Dhe Macron duket se e ka gjetur suksesin vetëm në një prej këtyre fronteve.

Duke u pozicionuar si një zë i arsyes, moderimit dhe përgjegjësisë, Macron u përpoq të shtronte rrugën për shfaqen e tij si një agjent i vërtet ndryshimi. Ai nuk do që trashëgimia e tij të mbetet vetëm te fjalimet e fuqishme; ai do të zgjidhë çështjet reale që prekin Francën, Europën dhe botën. Por mbetet e paqartë nëse taktikat e tij do të funksionojnë, veçanërisht te Trump.

Pyetja nëse qasja alternative ndaj Trump – më pak miqësore, e ngjashme më tepër me qasjen e të bërit biznes të kancelares gjermane Angela Merkel – do të provojë rezultate më të mira. Ka pak gjasa, por shpesh kur vjen puna te sigurimi i dakordësive reale, të paktën Merkel nuk ka ku të shkojë më keq.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Macron Needs More Than Charm

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAngela MerkelDonald TrumpEmmanuel MacronFBIFrancaJohn BoltonMacronmarrëveshjembështetjeMerkelMike PompeopaktParapresidentProject SyndicatePunaraportrrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraSigurimiTrumpvizita
Tjetri
Arrestohet administratori i  firmës “ Briland ” , nën akuzë për falsifikim ushqimesh

Arrestohet administratori i firmës “ Briland ” , nën akuzë për falsifikim ushqimesh

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.