AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi dhe SHBA do të shkëmbejnë informacione të klasifikuara ushtarake

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri malazez i mbrojtjes Pedrag Boskoviç dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis. Foto: mod.gov.me.

Një marrëveshje me Uashingtonin pritet t’i sigurojë Malit të Zi qasje në të dhënat e inteligjencës të mbrojtjes dhe ushtrisë amerikane, si edhe t’i ofrojë atij teknologji të reja inteligjence në dobi të forcave të tij të armatosura.

Ministri malazez i mbrojtjes Pedrag Boskoviç dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis. Foto: mod.gov.me.

Marrëveshja e sigurisë e nënshkruar nga SHBA-ja dhe Mali i Zi do të lejojë shkëmbimin e të dhënave të sigurisë në sferën e mbrojtjes dhe ushtrisë dhe do t’i ofrojë Podgoricës qasje në teknologjitë e reja të inteligjencës.

Sipas marrëveshjes, të cilën BIRN e ka parë, Mali i Zi do të mund të ketë qasje në të dhënat e inteligjencës së Pentagonit në nivelin më të lartë “top secret”, por vetëm sipas rregullave strikte dhe vetëm për personelin e autorizuar me lejen e nevojshme.

“Asnjë individ nuk do të ketë të drejtë të ketë qasje në informacione të klasifikuara vetëm në bazë të rangut, pozicionit, emërimit,” thuhet në marrëveshje.

Edhe pse Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka një krah sigurie dhe inteligjence, Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) e vendit do të jetë institucioni që është i autorizuar të ndajë të dhëna të klasifikuara me Pentagonin.

Marrëveshja gjithashtu përcakton rregullat logjistike për dërgimin e të dhënave të klasifikuara.

“Materiali, duke përfshirë pajisjet, që përmban informacione të klasifikuara duhet të transportohet në automjete të mbyllura dhe të mbuluara, ose do të paketohen apo mbrohen në mënyrë të sigurt për të parandaluar identifikimin e formës, madhësisë ose përmbajtjes së tij dhe do të mbahet nën kontroll të vazhdueshëm për të parandaluar qasjen nga persona të paautorizuar,” thotë marrëveshja.

Duke nënshkruar këtë marrëveshje, të dy vendet gjithashtu ranë dakord për një lloj inspektimi të zbatimit të kërkesave të sigurisë, duke u mundësuar atyre që të verifikohen nëpërmjet vizitave reciproke nga personeli i sigurisë nga Mali i Zi dhe SHBA-së.

Marrëveshja u negociua nga dy ministritë e mbrojtjes dhe u nënshkrua në shkurt në Uashington nga ministri malazez i mbrojtjes Predrag Boskoviç dhe sekretari i mbrojtjes i SHBA-së James Mattis, por përmbajtja e saj nuk u zbulua deri më tani.

Në një deklaratë për shtyp pas nënshkrimit, qeveria malazeze shkurtimisht tha se dy zyrtarët e mbrojtjes nënshkruan një marrëveshje në lidhje me masat e sigurisë për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara, e cila duhet të rrisë bashkëpunimin në shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara, qasjen në informacione të klasifikuar dhe përfundimin e marrëveshjeve konfidenciale ndërshtetërore.

Gjatë takimit në SHBA, Mali i Zi u zotua gjithashtu të dërgojë më shumë trupa për misionin e udhëhequr nga NATO në Afganistan, duke u zotuar të rriste numrin e ushtarëve me 50 për qind.

Mali i Zi, anëtar më i ri i NATO-s pas anëtarësimit të tij në qershor, ka marrë pjesë me SHBA-në në misione të ndryshme në Afganistan për gati tetë vjet. Ai pati praninë më të madhe – 42 ushtarë – gjatë kohëzgjatjes së misionit ISAF.

Aktualisht janë 18 anëtarë të Forcave të Armatosura Malazeze që shërbejnë me kontingjentin e shtatë të misionit Mbështetje e Palëkundur në Afganistan.

Etiketa: AfganistanBIRNJames MattisMaliMali i ZiMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMinistria e MbrojtjesNATOPodgoricëQeveriaSHSHBAteknologji
Tjetri
Plagoset në Podgoricë gazetarja investigative malazeze

Plagoset në Podgoricë gazetarja investigative malazeze

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.