AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndotja nga rafineria cënoi të drejtën e jetës të banorëve të Vidhasit e Balldrenit

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rafineria e bitumit e ndërtuar nga R.B.H Beline në zonën e metalurgjikut në Elbasan | Foto nga : Bardha Nergjoni

Komiteti Shqiptar i Helsinkit njoftoi se nga verifikimet në terren nisur pas një investigimi të BIRN të vitit 2017, u gjet se ndotja kishte përkeqësuar situatën shëndetësore të banorëve, ndërsa organet shtetërore nuk kishin vepruar.

Rafineria e bitumit e ndërtuar nga R.B.H Beline në zonën e metalurgjikut në Elbasan | Foto nga : Bardha Nergjoni

Pas verifikimeve në terren, të nxitura nga një shkrim i publikuar nga BIRN për ndotjet nga një rafineri nafte, Komiteti Shqiptarë i Helsinkit vlerësoi se banorëve të fshatrave Vidhas dhe Balldren në Papër të Elbasanit u “është cënuar e jetës dhe (ajo) për një jetë të qetë familjare”.

Njoftimi  i publikuar të martën thotë se grupi vëzhgues ndoqi situatën në terren dhe gjeti e bisedoi “me banorë të zonës, disa prej të cilëve reflektonin pasoja shëndetësore nga ndotja mjedisore, që vijonte prej disa vitesh sipas referimeve të tyre”.  Gjithashtu në raport thuhet se institucionet përgjegjëse për të monitoruar situatën e ndotjes nuk kishin vepruar.

KShH thotë se u nxit nga investigimi i BIRN i publikuar në nëntor 2017. Investigimi gjeti se rafineria, e cila nisi të ndërtohej në vitin 2014, iu shtua problemeve të mëhershme të ndotjes së mjedisin në zonë  të shkaktuara nga një numër i madh biznesesh industriale si uzina e ferrokromit, ajo e prodhimit të çelikut e kompanisë “Kurum International”, fabrika të gëlqeres, e tullave refrektare apo disa industri të tjera më të vogla.

Të gjitha këto industri, sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN i kanë shkaktuar ndotje në shkallë të gjerë të ajrit, ujërave dhe tokës, si dhe kanë lënë gjurmë në shëndetin e popullatës, e cila vuan në nivele të larta të sëmundjeve tumorale dhe atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

Më 21 prill policia e Elbasanit njoftoi fillimin e një procedimi penal ndaj rafinerisë, për “ndotje të ujërave” në bazë të nenit 203 të Kodit Penal.Sipas policisë “gjatë ushtrimit të aktivitetit rafineria shkarkon mbetjet toksike në natyrë duke ndotur ambjentin dhe ujërat në përroin e fshatit Balldren”.

Por KShH që vizitoi zonën në shkurt 2018 thotë se organet shtetërore përgjegjëse nuk kishin vepruar, ndërsa i akuzon ato edhe për “paaftësi për të reaguar ndaj situatës”.“Mosveprimi nga organet kompetente, të cilat (kanë) përgjegjësi dhe funksione për të monitoruar, inspektuar dhe marrë masa të përkohshme apo të përhershme me qëllim ndërprerjen e veprimtarisë ndotëse, është i pajustifikuar dhe jo në proporcion me nevojat e situatës mjedisore të krijuar”, thuhet në njoftim.

KShH thotë po ashtu se do të vijojë “me ndjekjen e rrugëve ligjore të adresimit për zgjidhje të situatës,  me qëllim rivendosjen në vend të të drejtave të banorëve të fshatrave” të prekur nga ndotja.

Etiketa: BalldrenBanorëBIRNelbasanKodit PenalKomiteti Shqiptar i HelsinkitKSHHKurumMasaNdotjandotjepasojaPoliciaPolicia e ElbasanitProcedimiRafineriraportSH
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Manjola Xhaxho-gjyqtare e Gjykatës së Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar-Manjola Xhaxho-gjyqtare e Gjykatës së Tiranës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.