AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Thellohet hetimi për deputetin Alket Hyseni, tre akuza për tokën në Dhërmi

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti, Alket Hyseni, duke folur gjatë një mbledhje të Këshillit të Legjislacionit. | Foton nga : LSA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedim penal me akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe korrupsionit për deputetin socialist, Alket Hyseni, ndërkohë që ky i fundit hedh poshtë akuzat dhe shprehet i hapur për t’u hetuar.  

Deputeti, Alket Hyseni, duke folur gjatë një mbledhje të Këshillit të Legjislacionit. | Foton nga : LSA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar një procedim penal ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, thuajse pesë muaj pas dorëzimit të një kallëzimi kundër tij për përvetësimin e 11 mijë metra katrorëve tokë në Dhërmi.  Procedimi penal nisi mbi bazën e kallëzimit të dorëzuar në dhjetor 2017 në Prokurori nga shtetasja Irini Bua, e cila e akuzon deputetin Hyseni për përvetësimin e pronës së saj.

Një zyrtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i tha BIRN se procedimi penal kundër Hysenit  është regjistruar për tre vepra penale: falsifikimi i dokumenteve, korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe shpërdorimi i detyrës.

I pyetur nga BIRN, deputeti Alket Hyseni tha se nuk ishte në dijeni të regjistrimit të procedimit penal nga Prokuroria, ndërsa u shpreh i hapur për t’u hetuar ndaj çdo akuze që ngrihet në emër të tij.

“Natyrisht kur ka kallëzim, organi ku ushtrohet kallëzimi kryen veprime hetimore për të vërtetuar nëse qëndron apo jo kallëzimi. Nuk kam asnjë dijeni për procedim ndaj emrit tim,” tha Alket Hyseni për BIRN.

“Unë kam qenë dhe jam i gatshëm të jap çdo sqarim dhe kam ftuar Prokurorinë të hetojë plotësisht çdo akuzë ndaj meje, edhe kur janë të pavërteta apo me ngarkesë politike. Ligji është i barabartë për të gjithë, edhe kur disa individë abuzojnë me të drejtën duke shpifur apo duke u instrumentalizuar politikisht,” shtoi deputeti, duke iu referuar kallëzimit të zonjës Bua.

Pronësia e deputetit Hyseni mbi 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi u vendos në pikëpyetje pas akuzave publike të shtetases Irini Bua se kjo tokë ishte përfituar përmes shpërdorimit të detyrës. Në vitet 2014-2016, Hyseni udhëhoqi task-forcën e ngritur nga kryeministri Edi Rama për të verifikuar tjetërsimit e paligjshëm të pronave shtetërore.

BIRN zbuloi në një investigim të mëparshëm se mbi dy parcelat me sipërfaqe 11 mijë metra katrorë po ndërtohet aktualisht resorti turistik “Ionian Olea”. Kjo pronë është pjesë e një sipërfaqeje më të madhe të fituar nëpërmjet ligjit 7501 nga familja Bua, e cila është transferuar përmes një serie transaksionesh financiare fillimisht te shtetasit Ilia Taka dhe Arjan Hasani dhe më vonë është shkëmbyer me deputetin Alket Hyseni për 2 apartamente dhe 3 garazhe. Pasi është bërë pronar i tokës, Hyseni ia ka shitur atë firmës ligjore të regjistruar në pronësi të të atit me një çmim prej 30 milionë lekësh.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se origjina e tokës me sipërfaqe totale 11 mijë metra katrorë, për të cilën ‘Hyseni & Associates’ ka lidhur një kontratë sipërmarrje me zhvilluesit e resortit ‘Ionian Olea’ dhe pritet të përfitojë sipërfaqe ndërtimi me vlerë miliona euro është e dyshimtë, ndërkohë që verifikimi i mënyrës së tjetërsimit të saj ka qenë detyrë e task-forcës së drejtuar nga Hyseni.

Nga kontrata e sipërmarrjes me zhvilluesit e resortit ‘Ionian Olea’, firma ligjore “Hyseni & Associates” pritet të përfitojë minimalisht 1100 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi në resortin turistik, e cila ka një vlerë tregu prej 1.1 milionë euro. Në varësi të koeficentit të ndërtimit dhe vlerës së shitjes së pronave, përfitimet mund të shkojnë në disa milionë euro.

Në një intervistë të mëparshme për BIRN, deputeti Hyseni i hodhi poshtë akuzat, duke nënvizuar se prona që ai ka blerë nuk është ajo që i referohet Znj.Bua, e cila sipas tij është nën sekuestro. Deputeti socialist pretendon se nuk kishte qenë në dijeni të  problemeve që toka kishte, pasi nuk e kishte blerë atë direkt nga familja Bua.

Tjetërsime të tilla me tokën bujqësore kanë qenë dhe arsyeja pse në korrik të vitit 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama krijoi një task-forcë për verifikimin e titujve të pronësisë, e cila udhëhoq për dy vite nga deputeti Alket Hyseni.

Etiketa: AkuzaAlket HyseniAMPBIRNDhërmiEdi RamaEuroFalsifikimi i dokumenteveInvestigimIonian OleaKorrupsioniKryeministri Edi RamaMbledhjePartisë SocialisteprocedimProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndapronaQeveriaRamaSHTokaTregu
Tjetri
Si i bën gjërat si duhet Kosta Rika

Si i bën gjërat si duhet Kosta Rika

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.