AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lirohet me kusht Mark Frroku, gjykata i fali 1 vit e 5 muaj burg

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-deputeti Mark Frroku duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë më 9 Mars 2015. Foto: LSA/Malton Dibra

Ish-deputeti Mark Frroku u lirua të mërkurën nga burgu pas një vendimi të Gjykatës së Fierit, e cila vendosi se ai plotësonte kushtet e lirimit me kusht për shkak të “arsyeve të veçanta”, të cilat avokati i tij nuk i bëri publike. Prokuroria kërkoi rrëzimin e lirimit të parakohshëm.  

Ish-deputeti Mark Frroku duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë më 9 Mars 2015. Foto: LSA/Malton Dibra

I dënuar me 6 vjet burg për tre akuza, Mark Frroku, ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë fitoi të mërkurën liri të parakohshme, pasi Gjykata e Fierit vendosi se ai plotësonte kriteret e lirimit me kusht.

Vendimi i lirimit erdhi pas dy kërkesave të dorëzuara në Prill në Gjykatën e Fierit nga Frroku-qytet ku ai vuante dënimin. Njëra prej kërkesave u pushua, pasi as Frroku dhe as avokati i tij nuk u paraqitën, ndërkohë që paralelisht kërkesa e dytë u miratua.

Avokati i Frrokut, Tonin Prendi i tha BIRN se paraqitja e dy kërkesave ishte bërë për shkak se ai nuk ishte marrë vesh me klientin dhe secili prej tyre kishte paraqitur nga një kërkesë për lirim me kusht. Ai tha se Frroku kishte plotësuar kohën e qëndrimit në burg, pas të cilës mund të kërkonte lirim me kusht dhe se po ashtu kishte arsye familjare të veçanta, që sipas avokatit “familja nuk dëshiron të bëhen publike”.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Fierit i tha BIRN se ata kishin kërkuar rrëzimin e kërkesës pasi “Frroku nuk plotësonte kushtet”.

Gjykatësja Matilda Shalla vendosi pas tre seancash se ish-deputeti i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë për akuzat e “pastrimit të parave”, “deklarimit të rremë të pasurisë” dhe “ndërtimit të paligjshëm”  kishte plotësuar ¾ e dënimit dhe se po ashtu “kishte arsye të veçanta” për të përfituar lirimin me kusht.

Sipas këtij vendimi, Frrokut i mbeteshin edhe 1 vit e 5 muaj dhe 5 ditë për të shlyer nga dënimi prej  6 vitesh i Gjykatës së Apelit.

Frroku u arrestua në mars të vitit 2015 fillimisht me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi u akuzuan se sajuan një skenar që akuzonte tani Presidentin e Republikës Ilir Meta se kishte synuar të vriste Doshin. Kjo çështje ende nuk është gjykuar.

Pak ditë më vonë, për Frrokun u lëshua një urdhër arresti i dytë bazuar në një urdhër kërkimi nga autoritetet Belge, të cilat e akuzonin atë për vrasjen e një emigranti shqiptar në vitit 1999. Frroku u shpall i pafajshëm për akuzat e vrasjes, por u dënua për akuzat e tjera që prokuroria ngriti ndaj tij pasi e mori në hetim. Në korrik 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestrimin e pasurive të tij, të cilat dyshohet se janë krijuar për shkak të aktiviteteve të jashtëligjshme.

Frroku u zgjodh deputet si i pari i listës së një partie të vogël politike në zonën e Shkodrës në koalicion me Partinë Sociliste dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2013, dhe ishte që në fillim një nga emrat e përfolur në pëpjekjen për dekriminalizimin e Kuvendit.

Vëllai i tij Arben Frroku, i cili po ashtu ishte në listën e kandidatëve për deputet në vitin 2013, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj dhe ndodhet i arrestuar në Hollandë, në pritje të ekstradimit.

Etiketa: AkuzaBIRNBurgdeputetDibraGjykataGjykata e ApelitGjykata e FieritGjykatëGjykatësHetimIlir MetaLSIMark FrrokuMatilda ShallaMetaProkuroriaProkuroria e FieritProkuroria e Krimeve të RëndashqipTom DoshiVendimiVendimi i lirimitZgjedhjet
Tjetri
Strategjia serbe e Sigurisë, pavarësia e Kosovës ndër kërcënimet kyçe

Strategjia serbe e Sigurisë, pavarësia e Kosovës ndër kërcënimet kyçe

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.