AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Strategjia serbe e Sigurisë, pavarësia e Kosovës ndër kërcënimet kyçe

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Asambleja Kombëtare e Serbisë. Foto: Wikipedia.

Draft strategjia mbi sigurinë rendit separatizmin, ekstremizmin fetar dhe politik dhe më shumë njohje të pavarësisë së Kosovës si disa nga kërcënimet kyçe ndaj sigurisë kombëtare.

Asambleja Kombëtare e Serbisë. Foto: Wikipedia.

Strategjia e fundit e Sigurisë Kombëtare e Serbisë rendit separatizmin, ekstremizmin, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet për të rishikuar Marrëveshjen e Dejtonit të Bosnjës të vitit 1995 si disa nga kërcënimet kryesore të sigurisë ndaj vendit.

Strategjia, e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, thotë se statusi i Kosovës, tensionet ndëretnike dhe kriza e emigrantëve po ndikojnë më shumë në vend dhe në rajon.

“Tendencat separatiste në rajon janë një kërcënim real për sigurinë,” thotë ajo, duke vënë theks të veçantë në “problemin e pavarësisë territoriale të shpallur në mënyrë të paligjshme të Kosovës dhe Metohisë”, ndërsa Serbia i referohet provincës së saj të mëparshme, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Strategjia u ankua për “moszbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të Kosovës, vendosjen e ngadaltë të standardeve demokratike në Kosovë dhe Metohi, mosrespektimin e të drejtave themelore të njeriut të serbëve dhe të popujve të tjerë joshqiptarë, uzurpimin dhe shkatërrimin e pronës së tyre dhe trashëgiminë kulturore e historike dhe islamizmi radikal”.

Për Bosnjën, dokumenti paralajmëron gjithashtu kundër përpjekjeve për të rishikuar Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995, që ajo tha se “kanë një ndikim negativ në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”.

Duke mos përmendur emra, ajo shtoi se në “disa vende të rajonit ka një tendencë, si edhe përpjekje, për të arritur një shkallë të lartë bashkimi kombëtar të hapësirës etnike dhe për të zbatuar projekte “shtetesh të mëdha”, të cilat do të përfshinin rishikime dhe ndryshime në kufijtë shtetërorë të vendosur ndërkombëtarisht”.

Strategjia thotë se progresi i Serbisë në procesin e pranimit në BE po pozitivisht ndikon në stabilitetin politik, ekonomik dhe social të vendit, por që Beogradi duhet gjithashtu të vazhdojë të ndërtojë ura me fuqitë kyçe si SHBA, Kina dhe të tjerë.

“Për të zhvilluar më tej demokracinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, është e rëndësishme që Serbia të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Federatën Ruse, Republikën Popullore të Kinës, si dhe me partnerë të tjerë tradicionalë dhe faktorë të rëndësishëm” vazhdon dokumenti.

Ai paralajmëron se “aktiviteti i inteligjencës së subjekteve të huaja ndaj faktorëve politikë, ekonomikë dhe të sigurisë në Republikën e Serbisë, ndër të tjera përmes aktiviteteve propaganduese subversive, përpiqet të destabilizojë institucionet dhe të provokojë tensione në shoqëri”.

Dokumenti është dokumenti politik me vlerën më të lartë strategjike në terren për autoritetet e Beogradit. Zbatimi i tij është hartuar për të mbrojtur vlerat kombëtare dhe interesat e shtetit nga sfidat, rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë.

Diskutimi publik mbi projektin do të vazhdojë deri më 15 maj, me evente publike ku përfshihen përfaqësues të organeve shtetërore dhe ekspertë.

Megjithatë, në një event të tillë, disa ekspertë ngritën shqetësime rreth strategjisë dhe përdorimit të saj. “Unë absolutisht nuk mendoj se stabiliteti mund të ndërtohet në këtë mënyrë,” tha asistent profesori i shkencave politike Goran Tepsiç në një diskutim më 8 maj, njoftoi televizioni N1.

Ministrja e Serbisë për integrimin në BE, Jadranka Joksimoviç, tha në mars se strategjia i është dhënë presidentit Aleksandër Vuçiç që ta lexonte dhe se, pasi ai të japë mendimin e tij dhe pasi të përfundojë debati politik, fjalën e fundit do ta kenë deputetët e vendit.

Etiketa: BEdeputetKinaKosovëKrizandikimrajonSerbiaSHBAShtetet e BashkuaratensioneURAWikipedia
Tjetri

Të drejtat e njeriut dhe fati i rendit liberal

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.