AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia do të hetojë blerjet e dyshimta të ambasadave

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministria e Jashtme e Maqedonisë. Foto: Zoran Ricliev.

Prokuroria e shtetit do të hetojë pretendimet se qeveria e mëparshme e Maqedonisë ka shpenzuar shuma të panevojshme shumë të mëdha për blerjen e pasurive të paluajtshme për ambasadat jashtë vendit.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë. Foto: Zoran Ricliev.

Prokuroria Shtetërore e Maqedonisë do të hetojë akuzat e Ministrisë së Jashtme se administrata e mëparshme shoenzoi dhjetëra miliona euro për dhjetë vjet në një mënyrë shumë të dyshimtë për blerjen e pasurive të paluajtshme për ambasadat.

“Prokuroria është e interesuar në këtë çështje dhe do t’i hetojë këto akuza,” tha ajo për BIRN këtë javë, duke shtuar se është ende shumë herët për të parashikuar nëse hetimi do të çojë në një investigim formal dhe në ngritje akuzash.

Në një konferencë për shtyp në selinë e qeverisë të mërkurën, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Jashtme Viktor Dimovski tha se ata kishin zbuluar shumë raste shpenzimesh të tepërta dhe parregullsish procedurale gjatë përpjekjeve të administratës së mëparshme për të blerë pasuri të paluajtshme në vendet e huaja.

Dimovski tha se ministria dyshonte se “një rrjet avokatësh, kompanish dhe individësh” ishte përfshirë në një skemë për të pompuar në mënyrë efikase para nga buxheti i shtetit.

“Janë favorizuar ndërtesa më të shtrenjta, edhe në rastet kur kanë qenë në ofertë ndërtesa më të mëdha të ndodhura në zona më të mira. Përveç kësaj, këtyre objekteve iu bënë përshtatje të shtrenjta dhe të panevojshme,” tha Dimovski.

Pasuritë e patundshme, të destinuara për t’u shndërruar në ambasada dhe konsullata, janë blerë nga viti 2007 në Budapest, Pragë, Vjenë, Ljubljanë dhe Stamboll, tha Dimovski.

Ai shtoi se për blerjen e planifikuar të zyrave diplomatike dhe konsullore në 15 vende, qeveria e mëparshme në vitin 2007 caktoi një shumë prej rreth 40 milionë eurosh plus një shumë tjetër prej 10 milion euro përmes një rishikimi të mëvonshëm të buxhetit.

Ai tha se vetëm një hetim i plotë do të zbulonte se sa nga këto para u keqpërdorën, duke shtuar se ata do t’i dorëzonin të gjitha gjetjet e tyre prokurorisë dhe institucioneve të tjera për hetime të mëtejshme.

Një shembull i përmendur ishte blerja e një vendi në Vjenë për 3.5 milionë euro, plus pagesa e agjencisë së pasurive të paluajtshme prej 105,000 eurosh dhe 1.4 milionë euro të tjera të shpenzuara për rikonstruktim.

“Ka të dhëna se pronari i mëparshëm ka paguar vetëm 1.46 milionë euro për të blerë të njëjtën ndërtesë vetëm një vit më parë. U konstatua se një kompani ishte regjistruar me qëllim të vetëm për të bërë këtë shitje, ndërsa e njëjta zyrë avokatie përfaqësoi si shitësin ashtu edhe klientin, në këtë rast Maqedoninë,” vuri në dukje Dimovski.

Ai shtoi se kontrolli i tyre kishte treguar se të njëjtët njerëz dhe subjekte ligjore duket se ishin të përfshirë në të gjitha blerjet dhe se në disa raste, edhe pas rinovimeve të kushtueshme, zyrat e reja mbetën të papërshtatshme për t’u përdorur sepse shumica e materialeve apo shërbimeve të paguara nuk janë instaluar ose kryer.

“Është e trishtueshme të jetë paguar kaq shumë për këto zyra dhe të mos mundemi ende t’i përdorim ato,” tha Dimovski.

Ai shtoi se të dhënat e tyre treguan se zyrat e ish-kryeministrit dhe të sekretarit të përgjithshëm të qeverisë “u informuan me detaje mbi procedurat”.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga ish-kryeministri Nikola Gruevski, partia e të cilit VMRO DPMNE mbajti pushtetin nga viti 2006 deri vitin e kaluar, kur u rrëzua pas një krize të gjatë politike.

Etiketa: AdministrataAkuzaBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitEuroGruevskiHetimhetimeInvestigimKontrollikrizeMaqedoniaNikola GruevskiParaPartiaPasuri të paluajtshmeProkuroriaQeveriaSHStambollVMRO DPMNE
Tjetri

Ish-drejtori i Burgjeve dënohet me 5 vjet burg për korrupsion

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.