AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kontrollet e sigurisë nga policia shqetësojnë organizatat e mediave

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay

Shoqatat e mediave në Mal të Zi kanë shprehur shqetësime mbi një kërkesë të policisë për informacione mbi reporterët e kronikës, duke e parë këtë si një shkelje të mundshme të të drejtave të tyre.

Foto ilustruese: Pixabay

Shoqatat e mediave në Mal të Zi kanë kritikuar Drejtorinë e Policisë së vendit e cila kërkon një listë të gazetarëve që mbulojnë krimin e organizuar.

Policia thotë se i nevojitet ky informacion për të vlerësuar nëse gazetarët janë nën kërcënim.

Por organizatat e medias të dielën thanë se bërja publike e të dhënave personale të gazetarëve do të komprometonte punën e tyre me kontakte dhe burime dhe do të shkelte privatësinë e tyre.

Ata këshilluan stafin editorial dhe menaxherët e mediave ta shqyrtojnë me kujdes çështjen para se të bëjnë lista të tilla dhe t’i dërgojnë ato në polici.

Drejtoria e Policisë i dërgoi një letër të gjitha mediave në Mal të Zi të premten duke kërkuar emrat e gazetarëve të kronikës.

“Ju kërkojmë të na jepni emrat e gazetarëve në mediat tuaja që mbulojnë luftën kundër krimit. Emrat e gazetarëve janë të nevojshëm për të kryer një vlerësim të kërcënimit të sigurisë,” shkruhej në letër.

Kërkesa për emrat erdhi pasi gazetarja investigative Olivera Lakiç u qëllua dhe u plagos më 8 maj përpara shtëpisë së saj në kryeqytetin Podgoricë.

Kjo nuk ishte hera e parë që ajo u sulmua. Në vitin 2012, një burrë i veshur me të zeza e goditi atë po ashtu përpara ndërtesës ku ajo jeton.

Sulmi pasoi një sërë kërcënimesh që ajo kishte marrë që kur shkroi një sërë artikush për fabrikën e cigareve Tara dhe Kompaninë Malazeze të Duhanit në vitin 2011.

Zyrtarë, liderë partish, media, OJQ dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e dënuan sulmin, duke i kërkuar prokurorisë dhe policisë që ta hetojnë shpejt çështjen dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.

Por Mila Raduloviç, drejtoresha e Shoqatës së Medias në Mal të Zi, tha se kërkesa e policisë do të komprometonte punën e tyre dhe do të shkelte të drejtat e gazetarëve.

“Vlerësimi i sigurisë do të thotë që çdo gazetar do të kontrollohet nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë që nga jeta e tyre personale e deri te kontaktet e tyre gazetareske. Kjo mund të komprometojë burimet e gazetarëve dhe do të ishte një shkelje e të drejtave dhe lirive personale siç garantohet nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut,” tha ajo.

Gazetarët shpesh ankohen për kanosje të dhunshme në vendet e Ballkanit.

Në prill, siç njoftoi BIRN, një makinë bombë shpërtheu në qytetin Bijelo Polje para shtëpisë së gazetarit të njohur Sead Sadikoviç, i njohur për investigimet e tij mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nuk dihet nëse ai ishte objektivi.

Raporti i fundit i Amnesty International, i publikuar në mars, theksoi se shumë vrasje të kaluara dhe sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias në Malin e Zi kanë mbetur të pazgjidhura.

Sulmi ndaj Lakiç mori një vëmendje të gjerë ndërkombëtare, duke krijuar tituj të pakëndshëm nëpër mediat e huaja në lidhje me pushtetin e krimit të organizuar në Mal të Zi, i cili e shikon veten si një kandidat kryesor për anëtarësimin në BE.

Etiketa: Amnesty InternationalBEBIRNgazetarGjykatakanosjeMal të ZiMediaParaPiSpoliciPoliciaPunëRaportireportervrasje
Tjetri
Pesha e rëndë e pabarazisë sociale mbi dy rrota në Tiranë (Fotoreportazh)

A është kjo zgjidhja për hendekun e madh të pasurisë midis brezave?

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.