AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

PS kërkon hetimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm | Foto : LSA

Pas publikimit të një audio-përgjimi ku një person i dyshuar si vëllai i ministrit të Brendshëm dëgjohet të komunikojnë më një ‘trafikant’ droge, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka kërkuar nga Prokuroria të nisë hetimet.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm | Foto : LSA

Në një deklaratë për median kreu i grupit parlamentar të PS-së Taluant Balla i kërkoi organit të akuzës të nisë hetimet për të vërtetuar nëse audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike – ku një person i dyshuar si vëllai i ministrit Xhafaj dëgjohet të udhëzojë një trafikant se ku mundë të blente drogë, ishte autentik ose i montuar.

“Nëse do të ishte e vërtetë atëherë kemi të bëjmë me një provë që implikon penalisht vëllanë e ministrit dhe moralisht këtë të fundit,” deklaroi Balla. [Prokuroria] të nisë hetimet kryesisht, se jo vetëm ne por çdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend duhet të dijë të vërtetën. Për ne nuk është askush mbi ligjin dhe askush nuk e bën dot përveç organeve të drejtësisë,” shtoi ai.

Më herët tre deputetë të Partisë Demokratike mbajtën një konferencë për shtyp ku transmetuan përgjimin në fjalë, duke e akuzuar ministrin e Brendshëm se i siguron ‘vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit.’

“Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës, ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës,” deklaroi gjatë koferencës për shtyp deputetit Ervin Salianji. “Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar,” shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që akuza për lidhjet e vëllait të tij me trafikun e drogës e vënë në pozitë të vështirë politike ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Megjithatë, publikimi i audio-përgjimit si dhe bërja publike pak ditë më parë nga PD të një vendimi gjykate italiane ku Agron Xhafaj dënohej me 7 vjet e 2 muaj burgim për trafik nërkombëtar narkotikësh, në një kohë kur qeveria po tenton të bindë vendet e BE-së se e ka seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe e meriton hapjen e negociatave për antarësim, e trondit seriozisht pozitën morale dhe besueshmërinë e publikut ndaj ministrit të Brendshëm.

Çfarë i bën këto akuza edhe më të rënda, është fakti që ato vijnë pas dhënies së masës së sigurisë ndaj ish ministrit tjetër socialst të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga Prokuroria për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe pjesmarrje në organizatë kriminale.

Në një deklarata për shtyp me 9 maj, pas publikimit nga PD të vendimit të gjykatës italiane për të vëllain, Xhafaj i cilësoi akuzat ndaj tij si të ricikluara dhe pjesë të baltës politike që sjell herë pas herë në vëmendje një çështje që e ka origjinën 16 vjet më parë.

“Sot Partia Demokratike paketoi mediatikisht si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila ka më shumë se 15 vjet që e sjell dhe e risjellë në vëmendje të publikut këtë çështje,” tha ministri.

“Dhe kjo ndodh sa herë që kundërshtarëve politike u duhet të luftojnë me baltë, çka nuk luftojnë dot me argumenta në punën time, si dje gjatë reformës në drejtësi ashtu edhe sot si Ministër i Brendshëm,” shtoi Xhafaj.

Xhafaj e distancoi veten nga akuzat dhe deklaroi se ai si zyrtar dhe individ nuk kishte lidhje me çfarë kishte bërë një dekadë e gjysëm me parë i vëllai.

“Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla,” tha Xhafa.

“Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të,” përfundoi ai.

Etiketa: AkuzaBEdeputetDrogeEdi RamErvin SalianjiFatmir XhafajGjykatëGjykatësHetimetMASMinistër i BrendshëmNarkotiknarkotikëorganizatë kriminaleParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistePDProkuroriaPSPunëQeveriaraportSaimir TahiriSHTrafikVendimi
Tjetri
Studimi: Fëmijët me aftësi të kufizuara të diskriminuar dhe me akses të dobët në shërbime

Studimi: Fëmijët me aftësi të kufizuara të diskriminuar dhe me akses të dobët në shërbime

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.