AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Aventurë me biçikletë në Zall Bastar (Blog/Foto)

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tuneli përgjatë rrugës së Arbrit për në Zall Bastar. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një aventurë me biçikletë drejt fshatit Zall Bastar pas malit të Dajtit përbën një arratisje të këndshme, por edhe sfiduese nga kryeqyteti për të pasionuarit e dyrrotakëve.

Tuneli përgjatë rrugës së Arbrit për në Zall Bastar. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

20 kilometra nga Tirana, Zall Bastari ofron panoramën tipike të qendrës së fshatit shqiptar, me një postë, një xhami, dy dyqane të vogla që kanë produkte me marka të lira që nuk i gjen në qendra qytetesh, si dhe një bar kafe restorant që e punon kryefamiljari dhe që si meny ofron vetëm meze.

Pavarësisht se shumë pranë kryeqytetit, fshati i Zall Bastarit, tashmë njësi administrative e Tiranës do të paktën një orë e gjysmë rrugëtim me makinë nëpër rrugën e shtruar me çakull të Arbrit, një investim miliona euro finalizimi i të cilit zvarritet prej vitesh.

Megjithatë, kjo rrugë sfiduese, shumë pak e rrahur nga makina të tjera veç furgonëve që transportojnë banorë të fshatrave përreth dhe kamionëve të guroreve aty pranë, përbën një tundim për aventurierët kryeqytetas të biçikletave.

Rreth 400 metra ngjitje nëpër rrugën malore për të parë një pamje të pazakontë të malit të Dajtit nga pas dhe për të shijuar një arratisje nga qyteti, tingëllojnë të përballueshme për një ditë fundjave me miq të pasionuar pas dyrrotakëve.

Nga Tirana, duke ndjekur deri në fund rrugën “Myslym Keta” pranë Kinostudios asfalti mbaron për t’i lënë vend rërës, rrugës me gropa dhe pastaj guriçkave që ngadalë të lakojnë për lart drejt Brarit, Shkallës së Tujanit dhe më pas Zall Bastarit.

Kalimi nga 100 metra mbi nivelin e detit të Tiranës në maksimumin 500 metra mbi nivelin e detit që të çon rruga e Arbrit është një mundim fizik që çakulli nuk e lehtëson dhe që në segementet më të vështira mund të kalohet edhe me biçikletë në dorë për ata që nuk mund ta përballojnë.

Një biçikletë mali me marshe, frena të rregullta dhe një helmtë janë një domosdoshmëri për të siguruar mbarëvajtjen e aventurës, që terreni i vështirë e vë herë pas here në provë për shkak të gurëve që lëvizin timonin befas.

Lumi i Tiranës përgjatë rrugës së Arbrit. 12 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Lumi i Tiranës i cili rrjedh përgjatë kanioneve është një shoqërues i herëpashershëm i rrugëtimit.

Pas kilometrit të 15 me kalimin e tunelit ngjitja mbaron përkohësisht për ta shpërblyer lodhjen me një zbritje të lehtë dhe për të ofruar një ndalesë të shkurtër te një lokal i zonës.

Me të kaluar urën mbi lumin e Tiranës, vështirësia e malores shtohet për dy kilometra, ndërsa rruga vazhdon të jetë po aq e keqe dhe me gurë të mesëm e të vegjël.

Megjithatë në vajtje, për më të guximshmit janë të dukshme shtigje këmbësorësh të kalueshme me vështirësi me biçikletë, të cilat mund t’ju kursejnë kohë dhe lodhje nëpër kthesat në ngjitje të rrugës drejt Zall Bastarit.

Më në fund, tre kthesa që gjarpërojnë me një zbritje të fortë për biçikletën paralajmërojnë kilometrat e fundit drejt fshatit pas Dajtit.

Shirat e mesit të majit e bëjnë edhe më sfiduese për biçikletat rrugën ku makineri të rënda kanë hedhur rërë ndërsa punojnë për një segment që të lidh me destinacionin përfundimtar. Gjithsesi, tingulli i baltës së shtypur nën rrota është kolona e duhur zanore për aventurat jashtë asfaltit.

Fshati i Zall Bastarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një pushim më i gjatë në Zall Bastar dhe një shëtitje e shkurtër e qendrës së vogël të fshatit për të konsumuar një pije të freskët e një vakt modest janë shpërblimi ideal i aventurës suaj sfiduese me biçikletë.

Ndonëse zbritja e fortë e kilometrave të fundit drejt destinacionit tuaj përfundimtar do të përkthehet më pas një një ngjitje të lodhshme në një terren të vështirë, sigurohuni që të keni me vete sasi të mjaftueshme uji dhe ushqimesh energjike.

Këshilla më e mirë dhe më e rëndësishme e kësaj aventure është që të tregoni kujdes të veçantë në përmbajtjen e entuziazmit për të lëshuar frenat në kilometrat e zbritjes nga tuneli.

Pjerrtësia, guriçkat në rrugën e pashtruar me asfalt dhe mjetet e tjera të transportit mund t’ju vënë në vështirësi të ruajtjes së balancës së biçikletës dhe të bëhen shkas për një rrëzim të dhimbshëm dhe të rrezikshëm nga biçikleta.

Përtej mundimit, udhëtimi mbi dy rrota drejt Zall Bastarit është një aventurë e shkurtër në distancë që merr një kohë të gjatë, të cilën çdokush mund ta shijojë me doza kujdesi.

Klikoni këtu për hartën e udhëtimit: Harta

Të ngjashme: Zall Bastari, mirësevini në lagjen më të re të Tiranës

Një furgon transporton banorë të fshatrave pas Dajtit përgjatë rrugës së Arbrit, ku disa aventurierë me biçikleta po ngjisin rrugën. 12 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN
Aventura me biçikleta përgjatë rrugës së Arbrit për në fshatin Zall Bastar. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Rruga e vjetër përpara hapjes së tunelit pranë Brarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Rruga përgjatë zonës së Brarit. Foto: Loreta Cuka/BIRN
Dy aventurierë me biçikleta kalojnë në një shteg të ngushtë këmbësorësh gjatë ngjitjes për në Zall Bastar. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Fshati i Zall Bastarit i parë nga lart. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kthesat në kilometrat e fundit të zbritjes drejt Zall Bastarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Fshati i Zall Bastarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Fshati i Zall Bastarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një dyqan në fshatin e Zall Bastarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një kioskë ku shitet karburant dhe vaj makinash në fshatin e Zall Bastarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një dyqan në fshatin e Zall Bastarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një gomar i lidhur pranë një dyqani në fshatin e Zall Bastarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Pamje nga fshati i Zall Bastarit. 12 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Mali i Dajtit i parë nga ana lindore. Një segment i rrugës së Arbrit fotografuar më 14 mars 2015. Punimet janë ndërprerë prej një viti. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Etiketa: AdministrativeArratisjeBIRNBlogdozaEuroGjergj ErebaraIvana DervishiKarburantliraLumiMakinaMalipaktRruga e ArbritSHTiranaTiranëxhami
Tjetri
Samiti i Sofjes do të shoqërohet me protestë nga shoferët e kamionëve

Samiti i Sofjes do të shoqërohet me protestë nga shoferët e kamionëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.