AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova dënon tetë vetë, planifikuan sulm kundër ekipit izraelit

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata i dënoi nëntë të pandehurit me një total prej 35.5 vitesh burg. Foto: Kallxo.

Një gjykatë në Prishtinë të premten dënoi me burg tetë kosovarë për planifikim të një sulmi terrorist kundër ekipit izraelit të futbollit ndërsa ata luanin një ndeshje në Elbasan, Shqipëri.

Gjykata i dënoi nëntë të pandehurit me një total prej 35.5 vitesh burg. Foto: Kallxo.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka burgosur tetë shtetas të Kosovës të cilët u shpallën fajtorë për planifikim të kryerjes së sulmeve në Shqipëri kundër ekipit kombëtar izraelit të futbollit. Katër imamë u liruan nga akuzat për terrorizëm në çështje gjyqësore më vete.

Gjykata i dënoi nëntë të pandehurit me një total prej 35.5 vitesh burg dhe i gjobiti me më shumë se 5,000 euro për planifikim të sulmeve terroriste ndaj ekipit izraelit të futbollit në nëntor 2016, gjatë ndeshjes së tyre në qytetin e Elbasanit në Shqipëri në nëntor 2016.

Visar Ibishi u dënua me dhjetë vjet burg dhe u gjobit me 1,800 euro, Lulzim Gashi me gjashtë vjet burg, Leutrim Vojvoda dhe Flamur Gashi me pesë vjet, Leutrim Musliu me tre vjet e gjashtë muaj, Burim Istrefi me tre vjet dhe Kenan Plakaj dhe Arton Ahmeti me nga 18 muaj burg.

I pandehuri i nëntë dhe i fundit, Besart Peci, u gjobitën vetëm me 2,500 euro.

Dy nga nëntë të pandehurit u akuzuan gjithashtu për sulme të planifikuara në Kosovë.

Policia e Kosovës arrestoi 19 vetë – 18 shqiptarë të Kosovës dhe shtetas maqedonas – të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë dhe Shqipëri, kundër futbollistëve izraelitë që do të luanin në Elbasan në nëntor 2016.

“Këta persona po planifikonin akte terroriste në Republikën e Kosovës dhe kundër ekipit izraelit të futbollit dhe tifozëve të tyre që morën pjesë në ndeshjen Shqipëri-Izrael,” tha policia në një deklaratë.

Policia duke punuar në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, AKI, dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës, si dhe autoritetet në Maqedoni dhe Shqipëri, i penguan sulmet, tha policia.

Gjatë arrestimeve u gjetën sasi të konsiderueshme të eksplozivësh, përfshirë 281 gramë TATP, 2,5 kg lëndë të tjera shpërthyese, si dhe armë personale dhe pajisje komunikimi me radio.

Personat e arrestuar ishin ndarë në disa grupe dhe po koordinoheshin nga dy operativë të Kosovës për Shtetin Islamik, ISIS, Lavdim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi, tha policia.

Muhaxheri dhe Haqifi ishin anëtarë të lartë të ISIS-it përgjegjës për Kosovën dhe luftëtarët shqiptarë.

Të dy kanë nxjerrë video kërcënuese për Kosovën dhe Shqipërinë, sepse të dyja qeveritë janë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS. Megjithatë, Muhaxheri u raportua i vdekur vitin e kaluar.

Raportet thonë se rreth 300 shqiptarë të Kosovës i janë bashkuar ISIS-it që kur filloi konflikti i armatosur në Siri në vitin 2011.

Në një tjetër çështje, Gjykata Themelore e Prishtinës liroi nga akuzat pesë të pandehur, përfshirë katër imamë, të akuzuar për terrorizëm.

Javën e kaluar, Ministria e Drejtësisë dhe Komuniteti Islamik i Kosovës nënshkruan një marrëveshje për të angazhuar 20 imamë në programe për të deradikalizuar ekstremistët islamikë që vuajnë dënimet në burgje.

Etiketa: BurgburgjeelbasanEuroGjykataGjyqISISIzraelKosovaKosovëMaqedonimarrëveshjePoliciaPolicia e KosovësSHshqipShqipëriSiriSulmSulmi terroristTerroristvideo
Tjetri
Gjykata vendos sekuestro të hotelit dhe pronave të akuzuarit për narkotrafik

Gjykata vendos sekuestro të hotelit dhe pronave të akuzuarit për narkotrafik

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.