Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Apeli rrëzon masën e arrestit, Saimir Tahiri do të hetohet i lirë

Vladimir KarajNgaVladimir Karaj
18:40 | 28/05/2018
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Provat e reja të Prokurorisë për lidhjet e ish-ministrit Tahiri me Habilajt

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Dhjetor 2017 | Foto : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe la të lirë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për lidhje me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Dhjetor 2017 | Foto : LSA

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi të hënën vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi të heqë masën e sigurisë së arrestit shtëpiak ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda kërkoi masë sigurie arrest me burg për Tahirin, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si ajo në shkallën e parë të gjykimit. Por pas një seance që zgjati rreth dy orë, e cila pavarësisht kërkesës së gazetarëve për të qenë të pranishëm dhe interesit të lartë publik rreth saj u bë me dyer të mbyllura, gjykata vendosi të revokonte edhe masën e sigurisë arrest shtëpie të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, u tha gazetarëve se vendimi kishte reflektuar provat dhe faktet e sjella, ndërsa sipas tij prokuroria nuk kishte sjellë prova të reja nga ato që janë dhënë që në fillimin e hetimeve.

Ndryshe nga avokati, prokurori i çështjes Besim Hajdarmata i tha BIRN se organi i akuzës nuk pajtohej me vendimin e marrë nga gjykata mesditën e të hënës.

Hajdarmata u shpreh se ishte informuar nga kolegu që e kishte përfaqësuar çështjen në Apel që gjykata kishte “pranuar dyshimin e arsyeshëm”, por kishte rrëzuar masën e sigurisë me pretendimin se “personi në hetim nuk ka të dhëna se mund të dëmtojë provat apo që mund të ikë”.

Prokurori Hajdarmata tha se vendimi binte ndesh me qëndrimet që mbaheshin në raste të ngjashme. Ai tha se arsyetimi i gjykatës se personi ishte ish-deputet dhe ish ministër, nuk kishte rrezikshmëri dhe se nuk mund të dëmtonte provat “ishte i palogjikshëm”.

“Nuk e di nga e gjen gjykata këtë arsyetim, që kur njeriu hetohet për të tilla vepra penale nuk do synojë të dëmtojë provat,” tha Hajdarmata. Ai shtoi se gjykata nuk duhet të kishte marrë për bazë statusin e ish-ministrit në arsyetim, pasi ai akuzohet se i ka kryer veprat penale pikërisht për shkak të funksionit që ka pasur.

Avokati Maks Haxhia këmbënguli në fund të seancës se prokuroria nuk kishte sjellë prova të reja dhe se bazuar mbi vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe procedura të ngjashme, vendimi i gjykatës ishte i drejtë. Haxhia e cilësoi këtë vendim një “fitore për konsolidimin e praktikës për masat e sigurisë”. Ai po ashtu tha se letërporositë e prokurorisë nga vendet fqinje nuk e kishin pasuruar dosjen, ndërsa sipas tij një tregtar kostumesh në Itali dhe ai i bizhuterive nuk e kishin njohur Tahirin në foto.

Rreth çështjes ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, i çili akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe për shpërdorim detyre, ka pasur disa polemika. Të dielën ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu në një koment për mediat bëri me dije se kishte të dhëna për presion ndaj gjykatësve. “Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve,” tha Lu.

I pyetur për komentet e ambasadorit amerikan avokati i Maks Haxhia tha se ato që ambasadori cilësonte si “presione serioze dhe përpjekje për rryshfet” ishin bazuar në opinione që ishin rutinë për çështje të ngjashme. Ndërkohë ai shtoi se e mbështeste kërkesën e ambasadorit që gjykimi të bëhej “mbi prova dhe fakte”.

Ndërkohë menjëherë pas vendimit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi atë “një goditje direkte për mundësinë e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian”. Basha tha se vendimi ishte “triumf i krimit”, ndërsa akuzoi qeverinë se kishte kapur sistemin e drejtësisë.

Masa e sigurisë ndaj Tahirit u mor pasi ai la mandatin e deputetit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokuroria kërkoi masë sigurie “arrest me burg” ndaj ish-Ministrit të Brendshëm të akuzuar për trafik narkotikësh si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të vëllezërve Habilaj dhe shpërdorim detyre. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-ministrin, ndërsa prokuroria paraqiti disa prova të reja rreth kontakteve mes tij dhe vëllezërve Habilaj. Tahiri i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar prokurorinë keqdashëse.

Tjetri
Maqedonia dhe Greqia “duhet të kapin mundësinë historike” – thotë Dimitrov

Maqedonia shpreson për një “mrekulli” për bisedimet e anëtarësimit në BE

Më të lexuarat

Provat e reja të Prokurorisë për lidhjet e ish-ministrit Tahiri me Habilajt

Apeli rrëzon masën e arrestit, Saimir Tahiri do të hetohet i lirë

18:40 | 28/05/2018
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

10:35 | 27/03/2023
Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari ngel në veting

Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit

17:44 | 22/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.