AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aksident tjetër në minierë, plagosen dy minatorë në Bulqizë

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Shembja e një masivi gurësh plagosi dy minatorë në Bulqizë në një nga galeritë që menaxhohen nga kompania AlbChrome. Një nga minatorët u soll në Tiranë në gjendje të rëndë.  

Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Dy minatorë u plagosën dhe njëri prej tyre u nis me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë, pas një aksidenti në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Policia njoftoi se Selim Zeneli, 50 vjeç dhe Mentor Gjeta, 31 vjeç u plagosën rreth orës 13:00 të mesditës së martë, ndërkohë që shkaqet janë ende në hetim.

Sipas komunikatës paraprake të policisë mësohet se gjatë punës në nivelin e 17 të minierës, “nga tavani i galerisë është shkëputur një masiv shkëmbor që ka zënë poshtë dy minatorët”.  Policia tha se menjëherë në galeri ka mbërritur grupi i kërkim-shpëtimit, që u ndihmua edhe nga minatorët e tjerë të turnit duke bërë të mundur nxjerrjen mbi sipërfaqe të dy minatorëve që kishin mbetur të bllokuar.

Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe mjekët kanë konstatuar se njëri prej tyre ndodhej në gjendje më të rëndë. Minatori është dërguar me helikopter drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjeksore të kualifikuar. Burime nga spitali i Bulqizës i thanë BIRN se të plagosurit kanë pësuar dëmtime kryesisht në kokë dhe gjymtyrët e poshtme.

Galeria ku ndodhi aksidenti menaxhohej nga kompania AlbChrome –pjesë e grupit Balfin, që është koncensionari më i madh në zonën e Bulqizës. Në një reagim për BIRN, grupi Baflin deklaroi se minatorët e aksidentuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nënvizoi se kompania Alb Chrome ka marrë masa e nevojshme për të minimizuar aksidentet.

“Kompania Alb Chrome ka angazhuar menjëherë skuadrën e gatshme të kërkim – shpëtimit, ka nxjerrë minatorët nga vendi i aksidentit dhe ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes për transportimin e njërit prej tyre në spitalin e Traumës në Tiranë” tha Sokol Kondi, manaxher i marrëdhënieve me publikun për grupin Balfin. “Njëri prej [minatorëve] ka pësuar një frakturë në njërën këmbë,” shtoi ai.

Aksidentet në zonën minerare të Bulqizës janë bërë thuajse të përjavshme. Shtatë minatorë dhe një punëtore seleksionimi kanë humbur jetën prej nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa mjaft të tjerë janë plagosur. BIRN gjeti në një shkrim të mëparshëm se megjithëse konstatoheshin probleme për sigurinë në miniera, masat ndaj koncesionarëve ishin kryesisht gjoba, ndërsa faji për aksidentet mbetej mbi viktimat.

Kondi  tha se aksidenti nuk kishte ardhur si pasojë e mungesës së masave të sigurisë në galeri dhe insistoi që kompania Alb Chrome i merrte seriozisht çështjet e sigurisë në minierë.

“Do të donim të theksonim se aksidentet që ndodhin në Bulqizë, ku ka kompani dhe galeri të shumta minerare, nuk kanë asnjë lidhje me kompaninë Alb Chrome, e cila i ka marrë të gjitha masat përkatëse të sigurisë,” përfundoi ai.

* Ky shkrim është përditësuar për të reflektuar deklaratën e grupit Balfin

Etiketa: aksidentAksidentetAlbchromeBalfinBIRNBulqizëGaleriHetimMasaMinatorMinieraMjaftMjekmjekëPoliciaPunëSHTiranë
Tjetri
KLSH: Rilindja Urbane e Belshit u bë me tendera të paligjshëm

KLSH: Rilindja Urbane e Belshit u bë me tendera të paligjshëm

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.