AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

367 mijë shqiptarë ëndërruan Amerikën këtë vit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit tregojnë se gati 13% e popullsisë provoi fatin duke aplikuar për llotarinë amerikane, dhe aplikuesit janë shtuar nga viti në vit.

Në sezonin e vitit 2018 të llotarisë amerikane shqiptarët duket se thyen një rekord të ri duke plotësuar 189 mijë aplikime për 367 mijë aspirantë për emigrim, me një rritje të konsiderueshme me vitet e shkuara, bëhet e ditur nga statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit. [Link] Më pak se 4500 shqiptarë u shpallën fitues të llotarisë për këtë vit, me një rritje të konsiderueshme nga 2400 të zgjedhur në vitin 2017. Numri i vogël i përfituesve nuk i ndaloi shqiptarët të ëndërrojnë.

Në vitin 2015, shqiptarët patën mbushur 100 mijë aplikime për 200 mijë persona, ku te shifra e dytë përfshihen edhe familjarët e aplikantëve. Në vitin 2016, numri i aplikantëve bashkë me familjarët e tyre u rrit më tej në 246 mijë ndërsa në vitin 2017 kishte 162 mijë aplikime për afro 316 mijë vetë. Viti 2018 duket se shënoi rekordin historik në këtë drejtim me 376 mijë aplikime.

Departamenti i Shtetit i publikon statistikat e aplikimeve një herë në tre vjet. Shqipëria rezulton një nga vendet me më shumë aspirantë për emigrim në SHBA nëse merren parasysh edhe përmasat e popullsisë. Për shembull, Algjeria, e cila ka 40 milionë banorë, ka krahasimisht më pak aplikime se sa Shqipëria. Kongo-Kinshasa, një shtet i stërmadh me 78 milionë banorë, kishte gjatë vitit të kaluar 775 mijë aplikantë.

Llotaria amerikane është bërë gjithashtu gjithnjë e më popullore edhe në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar Kosova regjistroi 25 mijë aplikime për afro 52 mijë aspirantë, gjithashtu me rritje në ndjeshme me pak vite më parë. Maqedonia pati shifra të ngjashme, 24 mijë aplikime për 47 mijë aspirantë ndërsa Serbia pati 30 mijë aplikime për 53 mijë shtetas. Edhe numri i aplikantëve nga Greqia është në rritje, megjithëse në shifra të ulëta. Gjatë vitit të kaluar kishte rreth 7 mijë aplikime nga Greqia për 13 mijë persona.

I gjithë Ballkani ka njohur emigrim masiv përgjatë dekadave të fundit, por Shqipëria duket se mban rekord si për sa i përket numrit të atyre që ikën, ashtu edhe sa i përket numrit të atyre që ëndërrojnë ende të ikin.

Etiketa: AlgjeriaBallkaniDepartamenti i ShtetitGreqiaKosovaMaqedoniaSerbiaSHSHBAshqipShqipëriaStatistikat
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Marçela Shehu-gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit

Skeda e pasurisë së deklaruar-Marçela Shehu-gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.