AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministri i Maqedonisë zotohet për referendum për çështjen e emrit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ministrat e qeverisë. Foto: MIA.

Në rast të një marrëveshje përfundimtare me Greqinë për çështjen e “emrit”, Maqedonia planifikon të mbajë një referendum në shtator ose tetor, tha të mërkurën kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ministrat e qeverisë. Foto: MIA.

Bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me çështjen e emrit janë në një fazë “delikate” dhe “finale”, tha të mërkurën kryeministri maqedonas Zoran Zaev, duke shtuar se nëse një marrëveshje përfundimtare arrihet së shpejti, vendi planifikon të mbajë një referendum në vjeshtë.

“Ne të gjithë jemi dakord që në shtator ose në tetor të mbahet një referendum kur ne presim që qytetarët të na japin udhëzime për lëvizjet tona të ardhshme,” tha Zaev.

“Jam i kënaqur që Greqia e kuptoi se sa delikat është ky proces serioz dhe se duhet të pyeten edhe qytetarët. Shpresoj që qytetarët të jenë përgjegjës ndaj së ardhmes së Maqedonisë,” shtoi kryeministri.

Para mbajtjes së referendumit, Zaev tha se marrëveshja e pritshme do të kalohet për ratifikim në parlament në mënyrë që të mos humbasë kohë dhe kjo t’i japë mundësinë Greqisë të heqë bllokadën e saj për në NATO, në mënyrë që Maqedonia të ftohet t’i bashkohet aleancës në samitin e korrikut të NATO-s.

Greqia ka bllokuar ftesën e Maqedonisë për në NATO, si dhe fillimin e bisedimeve të saj për anëtarësim në BE për shkak të çështjes së pazgjidhur të emrit të vendit, të cilin Greqia e kundërshton.

Të hënën, Greqia dhe Maqedonia thanë se kishin arritur një “kompromis” për një kompromis të mundshëm në mosmarrëveshjen që zgjat prej dekadash.

Zaev tha se ai priste të kishte një telefonatë të rëndësishme së shpejti me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, në lidhje me një marrëveshje përfundimtare.

“Sot, nesër ose e shumta të premten, do të flas me kryeministrin Tsipras, pas të cilës pres një përparim në bisedime,” tha Zaev.

Zaev nuk zbuloi detaje mbi kompromisin e mundshëm të emrit apo emrave që janë aktualisht në tavolinë, duke këmbëngulur se ai do ta zbulojë këtë sapo të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Ai shtoi se, në çdo rast, identiteti i Maqedonisë do të mbrohet.

Etiketa: Alexis TsiprasBEbisedimeGreqiaMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjeNATOParaparlamentReferendumshtatorZoran Zaev
Tjetri
Fotografitë e artistes nga Kosova s’lejohen të hyjnë në Serbi

Fotografitë e artistes nga Kosova s’lejohen të hyjnë në Serbi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.