AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tre kryebashkiakë kallëzohen në prokurori për shpërdorim detyre në pak ditë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e Bashkisë Sarandë, Florjana Koka. Foto: LSA.

Kryetarja e Bashkisë Sarandë, Florjana Koka, u bë të mërkurën e treta kryebashkiake e kallëzuar këtë javë në prokurori nga organe mbikëqyrëse, pasi IKMT e akuzoi atë dhe dy ish-punonjës të tjerë të bashkisë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Znj. Florjana Koka (djathas) me kryeministrin Edi Rama (majtas) dhe ish-liderin e LSI, Ilir Meta, (qendër) gjatë prezantimit si kandidate e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në Bashkinë Sarandë në zgjedhjet e vitit 2015.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, njoftoi të mërkurën se ka kallëzuar penalisht në prokurori, kryebashkiaken e Sarandës, Florjana Koka, ish kryetarin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të kësaj bashkie, Edmond Gjoka dhe ish shefin e Urbanistikës, Panajot Gunari, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Ata akuzohen për dhënien në kundërshtim me ligjin të një leje ndërtimore dhe rinovimin e saj, për një kompleks multifunksional të një firme private, në zonën e Kanalit të Çukës në bregdet.

Inspektorati shkruan në kallëzimin penal se ka konstatuar mospërputhje të lejes së miratuar në vitin 2010 për kompaninë dhe lejes për shtyrje afati në vitin 2017, ku ka pasur ndryshime thelbësore të cilat bien në kundërshtim me disa ligje për planifikimin e territorit dhe zhvillimin e tij.

“Meqenëse ekzistojnë akte miratuese që shprehin vendimmarrje të njëjtë për këtë objekt/subjekt, por me të dhëna teknike të ndryshme… lind nevoja për një hetim të detajuar nga organet kompetente për saktësimin e kësaj problematike,” shkruan IKMT në kallëzim.

IKMT argumenton gjithashtu se leja e rinovuar në vitin 2017, shton me një kat ndërtesën e planifikuar, ia jep atë një kompani ndryshe nga e para, shkel planimetrinë e zonës ku lejohen ndërtime për shërbime dhe jo banim, si dhe i është dhënë një kompanie dhe jo pronarit të truallit.

Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka i tha BIRN se nuk kishte koment për çështjen në hetim, por shtoi se “për këtë leje ka një vendim gjykate që detyron bashkinë e Sarandës ta bëjë shtyrjen e afatit të kësaj leje”.

Koka është bërë kështu e treta kryebashkiake e akuzuar brenda kësaj jave nga institucione mbikëqyrëse për shpërdorim të detyrës, pasi më 29 maj Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi gjithashtu në prokurori kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafani dhe ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është një organ publik i ngarkuar me parandalimin e ndërtimeve të paautorizuara apo në kundërshtim me legjislacionin dhe planet urbanistike.

 

Shënim: Ky shkrim u përditësua më 31 maj për të shtuar reagimin e kryebashkiakes Koka, pasi në kohën e publikimit ajo nuk ishte e arritshme për koment.

Etiketa: Arif TafaniBIRNbregdetEdi RamaFlorjana KokaGjokaHetimIKMTIlir MetaInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së TerritoritKandidateKontrolliKryebashkiakLSIMetaParaProkuroriRamaRrogozhinëRrogozhinësSarandëSHShpërdorim detyreshqipShtyrjeTenderaVendimZgjedhjet
Tjetri
Ish drejtori i portit të Durrësit akuzohet se manipuloi tenderët për ambulancë dhe zjarrëfikëse

Ish drejtori i portit të Durrësit akuzohet se manipuloi tenderët për ambulancë dhe zjarrëfikëse

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.