AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata pushon çështjen Gjin Gjoni kundër BIRN

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Artikull kryesor Media Watch, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Duke konsideruar mungesat e shumta të palës paditëse një tallje me gjykatën, gjyqtari Astrit Faqolli vendosi pushimin e çështjes në të cilën Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij pretendonin se tre shkrime të BIRN përbënin shpifje dhe kërkonin 7 milionë lekë dëmshpërblim.

Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Gjykata e Tiranës e pushoi çështjen në seancën e 11 të përballjes gjyqësore më 31 maj 2018, një vit pasi Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij ngritën padi ndaj Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri dhe gazetarëve Besar Likmeta dhe Aleksandra Bogdani.

Gjyqtari Astrit Faqolli vendosi pushimin e çështjes pasi pala paditëse mungoi sërish në seancë ndërsa avokati i familjes Gjoni dhe Çaushaj, Ledio Braho, dorëzoi një raport mjekësor për të kërkuar një shtyrje tjetër. Faqolli argumentoi në seancë se mungesat e shumta të palës paditëse përgjatë të gjithë procesit gjyqësor nuk mund të justifikoheshin në numër kaq të lartë dhe se pala paditëse mund të ishte paraqitur vetë në seancë në mungesë të avokatit.

“Kjo është të tallesh me gjykatën”, tha Faqolli gjatë seancës.

Shpenzimet gjyqësore iu ngarkuan palës paditëse.

Gjin Gjoni, gjyqtar i gjykatës së Apelit në Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ngriti padi ndaj BIRN në maj 2017 bashkë me bashkëshorten e tij Elona Çaushi, duke pretenduar cënim nderi nga tre shkrime investigative të publikuara në Reporter.al me autorë gazetarët Besar Likmeta dhe Aleksandra Bogdani. Por që nga korriku 2017 kur gjyqi u hap formalisht, nga 11 seanca gjyqësore të caktuara nga gjykata në katër raste pala paditëse nuk u paraqit me arsyetime të ndryshme, përfshirë, raport mjekësor për regjim shtrati për avokatin apo probleme të tjera. Disa seanca të tjera u mbyllën brenda pak minutave vetëm me marrjen në dorëzim të dokumenteve të ndryshme dhe me kërkesë të palës paditëse për të pasur më shumë kohë në dispozicion për të shqyrtuar dokumentet.

Avokati Dorjan Matlija, i cili përfaqësoi BIRN dhe gazetarët në këtë proces gjyqësor, tha pas vendimit të pushimit se zvarritja e procesit nga pala paditëse lidhej me faktin se pretendimet e tyre për shpifje nuk qëndronin.

“Procesi u zvarrit nga pala paditëse në vazhdimësi sepse gjatë gjykimit u bë gjithnjë e më e qartë se pretendimet e palës paditese nuk qëndronin,” tha Matlija. “Besoj që paditësi nuk kishte interes për një vendim negativ në prag të procesit të vetingut dhe për këtë arsye u përpoq të shtynte procesin në pafundësi”.

Krahas pretendimeve ndaj BIRN, Gjoni dhe Çaushi hodhën në gjyq gazetën Shqiptarja.com dhe gazetarët e saj Elton Qyno dhe Adriatik Doçi. Në 23 mars 2018, pas tetë muajsh procesi gjyqësor, gjykata vendosi edhe në këtë rast pushimin e çështjes pasi pala paditëse nuk u paraqit pa arsye në seancën gjyqësore ku duhej të parashtroheshin pretendimet përfundimtare.

Pak ditë më vonë, Gjoni e apeloi vendimin e pushimit në këtë çështje me pretendimin se avokati Ledio Braho, nuk kishte munguar pa arsye por për shkak se ishte i sëmurë me regjim shtrati.

Gjoni dhe Çaushi u ankuan për këto tre shkrime të BIRN:

Akuzat për një mal me ‘falsifikime’: dështimi i Prokurorisë në hetimin e Gjin Gjonit

Rihapet dosja e Gjin Gjonit, por gjyqtari mbrohet me vendim gjykate

Nga Gjin Gjoni te Sinojmeri; lista e 10 gjyqtarëve më të kamur në Shqipëri

Etiketa: AdriatikAstrit FaqolliBIRNDosjaElton QynogazetarGjin GjoniGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqGjyqigjyqtarLedio BrahoMjekmjekëpadiraportreporterreporter.alSeancaShpifjeshqipShqipëriShtyrjeTiranëVendim
Tjetri
Komisioneri Publik: Dorëheqja e Llallës nuk është “formalisht e ligjshme”

Komisioneri Publik: Dorëheqja e Llallës nuk është “formalisht e ligjshme”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.