AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Katër vjet me rritje anemike pagash

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga një biznes fason në Durrës | Foto nga : Gëzim Kabashi

Pavarësisht se ekonomia thuhet se është rritur gjatë katër viteve të fundit, pagat e shqiptarëve shënuan edhe në vitin 2017 një rritje minimale, ku shumica dërrmuese e rritjes i shkoi punonjësve të sektorit publik.

Foto ilustruese nga një biznes fason në Durrës | Foto nga : Gëzim Kabashi

Paga mesatare në ekonominë shqiptare ishte afro 49 mijë lekë gjatë vitit 2017, me një rritje prej 3 për qind kundrejt vitit 2016, bëri të ditur Instituti i Statistikave në publikimin vjetor të pagave. Duke marrë parasysh se Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 2% gjatë vitit 2017, rritja reale e pagave ishte vetëm 1%. Por rritja e pagës, përveçse e paktë, ishte edhe e pabarabartë. Paga në sektorin publik u rrit me 13% gjatë vitit të kaluar si pasojë e vendimit të qeverisë për të rritur pagat para zgjedhjeve 2017, ndërkohë që paga për të gjithë ekonominë u rrit me vetëm 3%. Kjo do të thotë se për sektorin privat efektivisht nuk ka pasur rritje page, por të dhënat e publikuara nga INSTAT nuk mundësojnë të dallosh veçmas nivelin e pagës në sektorin publik dhe veçmas atë në sektorin privat.

Paga mesatare bruto për të gjithë të punësuarit në masën 49 mijë lekë përfshin pagën neto si dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore (pjesa e punëmarrësit) dhe tatimin mbi të ardhurat personale. Pagat më të ulëta i përkasin sektorit të tregtisë me shumicë e pakicë ku paga mesatare ishte 34,627 lekë bruto ndërsa pagat më të larta i përkasin sektorit financiar dhe të sigurimeve. Në këtë sektor paga mesatare ishte 103,641 lekë në muaj. Në pothuajse të gjithë sektorët, pagat për gratë janë më të ulëta se sa pagat e punonjësve meshkuj, ku përjashtim bën vetëm sektori i artevem dëfrimit dhe argëtimit.

Të ndara sipas profesioneve, nëpunësit e lartë dhe drejtorët ekzekutivë kishin një pagë mesatare në masën 95 mijë lekë në vitin 2017, me një ulje të vogël në krahasim me vitin 2016. Punëtorët me profesione elementare patën një pagë mesatare prej 28,990 lekësh, me një rritje 6% në krahasim me vitin 2016. Rritja në pagën e punëtorëve është jo tërësisht rritje sepse është ndikuar në një masë të madhe nga vendimi i qeverisë për të rritur pagën minimale. Ndonëse paga minimale bruto është rritur në masën 24 mijë lekë, një pjesë e punëdhënësve kanë gjetur mënyra dytësore për të mos e paguar këtë pagë minimale.

Paga mesatare në ekonominë shqiptare sipas INSTAT ishte në masën 45,539 lekë në vitin 2014 dhe pësoi një rritje në masën 2.8% në vitin 2015 dhe 1.5% në vitin 2016. Mesatarja e rritjes së pagës bruto përgjatë periudhës 2014-2017 ka qenë në total 7.5% dhe mesatarisht 1.9% në vit. Kjo është një rritje pothuajse e njëjtë sa inflacioni, gjë që do të thotë se mirëqenia e punëtorëve nuk është rritur gjatë kësaj periudhe.

Etiketa: DurrësEkonomiafasonIndeksiIndeksi i Çmimeve të KonsumitInflacioniINSTATInstituti i StatistikaveMASpaga minimalePagatpaktParaPunëPunëtorPunëtorëSHshqiptareuljeVendimi
Tjetri
Stafi i Telekomit të Kosovës kërcënon me grevë për uljen e pagave

Stafi i Telekomit të Kosovës kërcënon me grevë për uljen e pagave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.