AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Stafi i Telekomit të Kosovës kërcënon me grevë për uljen e pagave

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës. Foto: BIRN.

Pasi kryeministri i Kosovës tha se atyre mund t’u ulen pagat për të shpëtuar kompaninë, punonjësit në Telekom Kosova kanë paralajmëruar për greva dhe protesta.

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës. Foto: BIRN.

Unioni që përfaqëson punëtorët e Telekomit të Kosovës, më parë Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, PTK, ka paralajmëruar për greva nëse pagat e tyre shkurtohen –  pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha se një reduktim i pagës prej 20 për qind mund të nevojitet për të shpëtuar kompaninë nga falimentimi.

“Deklarata e kryeministrit ishte e gabuar. Mund të shkurtohen shpenzime të tjera të panevojshme. Dëmi i Telekomit nuk mund të mbulohet me pagat e punonjësve,” tha të enjten kreu i unionit për BIRN  Lahim Balaj, pasi qeveria tha se nuk ka gjasa të sigurojë 60 milionë euro që Telekom i detyrohet kreditorëve të tij.

“Ne do të ndërmarrim masa. Tashmë kemi organizuar një këshill greve dhe jemi në pritje. Kemi diskutuar greva dhe protesta të mundshme,” tha Balaj.

Dikur kompania më fitimprurëse në Kosovë, problemet e Telekomit datojnë nga viti 2010 kur qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi, aktualisht presidenti i Kosovës, ndaloi investimet e mëtejshme, duke pritur privatizimin e firmës.

“Privatizimi nuk ndodhi kurrë. Por në vitin 2010 ai humbi deri në 10 për qind të tregtisë së tij për shkak të bllokimit të investimeve nga qeveria,” tha për BIRN, një analist politike nga Instituti GAP i Prishtinës, Berat Thaqi.

“Kryeministri dhe ministrat e asaj qeverie nuk janë hetuar kurrë nëse ky vendim u mor si rezultat i lidhjeve të tyre,” shtoi ai.

Balaj tha për BIRN se keqmenaxhimi i qeverisë ishte faktori kyç që e shtyu Telekomin të Kosovës drejt falimentimit.

“Rreth 520 milionë euro u morën nga Telekomi nga qeveria deri në vitin 2015. Në vitin 2010, ata ndaluan projektet në emër të privatizimit dhe më pas i morën ato para si divident,” pretendoi Balaj.

Thaqi tha se pasi ndaluan investimet, të ardhurat kanë rënë vazhdimisht. “Menaxhimi i ka shërbyer palëve dhe klaneve dhe interesave të korruptuara, në vend që të rrisë vlerën e aseteve të kompanisë,” shtoi ai.

Telekomi ka pasur probleme financiare që nga viti 2015 gjithashtu si rezultat i rritjes së konkurrencës nga operatori tjetër mobil, IPKO, në pronësi të Telekom Slovenije.

Reuters raportoi në prill se Telekom Kosova raportoi një humbje prej 4 milion eurosh gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Ai nuk publikoi shifra për vitin 2017, por humbja e përgjithshme e tij në vitin 2016 u vlerësua me 50 milionë euro.

Qeveria ka thënë se mund ta privatizojë kompaninë për dy vjet, sapo ajo të rifillojë të ketë fitime.

Por në fillim të këtij muaji Haradinaj tha se një zgjidhje ishte që të uleshin pagat me 20 për qind. “Po përpiqem ta shpëtoj këtë kompani. Ulja e pagave është një nga veprimet,” tha Haradinaj.

Telekom Kosova ka rreth 2,300 punonjës me paga mesatarisht prej rreth 1,000 euro në muaj. “Kjo kosto i kushton Telekomit 26 milionë euro në vit,” tha në maj ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Haradinaj tha të martën se kompania ka nevojë për një investitor serioz dhe se qeveria nuk do të ndajë para shtesë për ta shpëtuar atë.

“Stop praktikës aktuale të shpenzimeve. Ne nuk do të japim para,” u tha Haradinaj gazetarëve të mërkurën, pas një takimi të qeverisë.

Etiketa: BeratBIRNEurogazetarHaradinajHashim ThaçiKosovaKosovëkostoMasaPagatParaprivatizimiProtestaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamush HaradinajSHshpenzimeVendim
Tjetri
Kosova heq dorë nga bisedimet e Brukselit derisa Serbia të zbatojë marrëveshjet

Kosova heq dorë nga bisedimet e Brukselit derisa Serbia të zbatojë marrëveshjet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.