AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Zgjidhja e thjeshtë për të mbajtur vajzat në shkollë

Catherine DolanngaCatherine Dolan
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Një proverb afrikan thotë “Nëse arsimojmë një djalë, arsimojmë një person. Nëse arsimojmë një vajzë, kemi arsimuar një familje – dhe një komb të tërë.” Por pse janë normat e pjesëmarrjes në shkollë dhe dijet e vajzave në shumë vende të botës ende tepër të ulëta?

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Arsimimi është thelbësor për të gjithë fëmijët, djem apo vajza. Megjithatë asgjë nuk ka rezultuar më e rëndësishme për zhvillimin global se arsimimi i vajzave. Gratë e arsimuara priren të fitojnë më shumë, të jenë më të shëndetshme, të martohen më vonë dhe të kenë më pak fëmijë. Ato rrisin gjithashtu fëmijë më të shëndetshëm dhe më të mirë-arsimuar.

Kjo është arsyeja përse arsimimi i vajzave është kaq thelbësor në luftën për të zhdukur varfërinë globale. Vendet që investojnë në arsimimin e vajzave zakonisht kanë rritje ekonomike më të shpejtë dhe norma më të ulëta varfërie dhe përfitojnë nga rezultatet pozitive të shëndetit publik si normat më të ulëta të kalimit të HIV dhe të vdekshmërisë foshnjore dhe mëmësore.

Megjithatë, pavarësisht progresit të konsiderueshëm në dy dekadat e fundit, akoma mbi 130 milionë vajza në mbarë botën nuk janë në shkollë. Arsyeja kryesore është varfëria. Për shembull, në Nigeri, vetëm 4% e vajzave në Veri-Perëndimin e varfër mund të lexojnë, krahasuar me 99% të vajzave në Jug-Lindjen më të pasur. Por varfëria gjithashtu sjell pengesa të tjera të arsimimit si për shembull martesa në fëmijëri, shtatzënia e hershme, përgjegjësitë e një vajze në punët e shtëpisë dhe kufizime sociale, si dhe preferenca kulturore për djem.

Në vitet e fundit, një tjetër pengesë për arsimimin e vajzave që ka fituar vëmendje të shtuar janë kufizimet infrastrukturore si mungesa e tualeteve, ujit dhe mjeteve higjienosanitare. Menstruacioni në veçanti, është zbuluar se ndikon në normat e pjesëmarrjes në shkollë mes vajzave adoleshente. Të dhënat tregojnë se më pak se gjysma e vajzave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë akses në produktet bazë të higjienës si tamponë, peceta higjienike, sapun dhe ujë apo vendeve të pastra për të kryer këto nevoja.

Në pjesë të Afrikës Nën-Sahariane dhe në Azinë Jugore, vajzat shpesh i menaxhojnë periodat e tyre në mënyra të pasigurta, të parehatshme dhe johigjienike, duke përdorur baltë, gjethe dhe veshje të vjetra për mbrojtje sanitare. Dhe shkollat shpesh nuk kanë tualete të përshtatshme apo të ndara për djemtë dhe vajzat.

Në pamundësi për të menaxhuar menstruacionet në privatësi dhe me pastërti në shkollë, shumë vajza zgjedhin të mos shkojnë fare. Një raport i UNESCO vlerëson se 10% e vajzave në Afrikën Nën-Sahariane mungojnë në shkollë gjatë ciklit menstrual, me shumë prej tyre që largohen për fare pasi arrijnë pjekurinë seksuale.

Pra, çfarë mund të bëjmë? Zgjidhja ndodhet në Menaxhimin e Higjienës Menstruale – që siguron që vajzat të kenë informacion të sakë, kujdes sanitar dhe sapun e ujë me të cilat të menaxhojnë të sigurta, shëndetshëm dhe me dinjitet menstruacionet. Një studim i përbashkët mes SOAS-Oksford në tetë shkolla në Ugandë zbuloi se kur vajzave iu dhanë peceta sanitare të ripërdorshme dhe informacion rreth menstruacioneve pjesëmarrja e tyre në shkollë u rrit me një mesatare prej 17%.

Me fjalë të tjera, rezultatet arsimore mund të përmirësohen përmes një zgjidhje të thjeshtë si pecetat sanitare. Por ky është vetëm një fillim. Zgjidhja e problemeve të arsimimit të vajzave kërkon qasje të gjatë dhe të shumëanshme që zgjidh pengesat financiare, logjistike dhe kulturore në shkollë. Është gjëja e duhur për t’u bërë për vajzat dhe gratë – dhe për shëndetin dhe mirëqenien e shoqërisë si një e tërë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Easy Solution to Help Keep Girls in School

Etiketa: AfrikanBIRNFamiljeHIVIvana DervishikufizimembrojtjePiSProject SyndicatePunëraportSHshkollatë zhdukurUNESCO
Tjetri
Prokurorja Anila Leka kalon testin e vetingut

Prokurorja Anila Leka kalon testin e vetingut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.