AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shoferët ballkanas të zemëruar për rritjen e çmimit të karburantit

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?
Karburant në Tiranë |Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Pronarët e makinave në Ballkan po përdorin rrjetet sociale për të shfryrë zemërimin e tyre dhe për të organizuar protesta ndërsa rritja e çmimit të naftës së papërpunuar po ndihet nëpër pikat e karburanteve.

Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?
Karburant në Tiranë |Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Pronarët e makinave në Ballkan janë zemëruar për rritjen e çmimit të karburantit dhe kërcënojnë me protesta këtë muaj, duke rritur presionin mbi qeveritë për të ulur kostot për konsumatorët që i druhen një efekti të dobët në çmimin e ushqimit dhe mallrave të tjera.

Çmimet e naftës arritën maksimumin e tre viteve e gjysmë muajin e kaluar, duke kaluar dy herë çmimin 80 dollarë për fuçi dhe duke rritur kështu çmimet për pikat e karburanteve.

Konsumatorët në Ballkan janë sidomos të ndjeshëm ndaj rritjes së çmimeve duke pasur parasysh të ardhurat e tyre relativisht të ulëta.

Më shumë se 2,000 boshnjakë i janë bashkuar një grupi në Facebook të quajtur “Stop rritjes së çmimit të karburantit”, që po u bën thirrje shoferëve të ndalojnë makinat e tyre dhe të fikin motorët kudo që mund të jenë më 10 qershor në orën 17:00.

Në Serbi, shoferët pritet të protestojnë më 8 qershor duke bllokuar rrugët në kryeqytet, Beograd, njoftoi të martën televizioni rajonal N1. Atje, çmimi i naftës u rrit 4.8 për qind muajin e kaluar, ndërsa benzina ishte 6.2 për qind më e shtrenjtë.

Një litër benzinë ​​oktan 95 në Serbi kushton rreth 1.3 euro, duke u rritur në 1.4 euro për benzinë ​​më cilësore, në një vend ku paga mesatare neto është 459 euro.

Sipas të dhënave nga Dhoma e Tregtisë së Jashtme e Bosnjës, çmimi mesatar aktual i karburantit në Bosnje është 1.15 euro për litër. Paga mesatare pas taksave është pak mbi 400 euro.

“Nëse çmimet e karburantit e kalojnë 1,25 euro, kjo do të ndikojë në koston e ushqimit, duke e bërë kështu atë aq të shtrenjtë saqë do të jetë njësoj si të jetosh në Zvicër,” thuhej në një postim në grupin Facebook.

Në Malin e Zi, ku paga neto mesatare është pak më shumë se 500 euro në muaj, karburanti kushton mesatarisht 1.4 euro për litër, sipas agjencisë së statistikave Monstat.

Edhe pse shoferët në Malin e Zi ende nuk kanë njoftuar ndonjë protestë, zemërimi i tyre është i dukshëm në rrjetet sociale dhe Ministria e Ekonomisë e vendit tha qeveria do të diskutojë mbi çështjen e çmimit ë naftës të enjten, njoftoi media vendase.

Qeveria e Serbisë tha se po e monitoronte situatën. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, do të takohet zyrtarisht më 22 qershor dhe mund të rrisë prodhimin për të ftohur tregun.

“Ne do të monitorojmë se si do të lëvizin çmimet në periudhën e ardhshme me shpresën se çmimi i naftës së papërpunuar dhe çmimi i derivateve të saj do të bien,” tha Aleksandar Antiç, ministër i minierave dhe energjisë në Serbi, të martën për Prva TV.

“Nëse kjo nuk ndodh, do të shohim se çfarë masash kemi në nivel qeveritar,” tha ai.

Etiketa: BallkanBeogradBIRNBosnjeEuroFacebookIvana DervishiKarburantMediaProtestaQeveriaRrjetet socialeSerbiShoferZvicër
Tjetri

Ndërhyrje e jashtëzakonshme kundër forcimit të lekut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.