AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova do të lobojë në Austri për liberalizimin e vizave

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kadri Veseli. Foto: Twitter

Kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe një delegacion prej 30 zyrtarësh do të udhëtojnë drejt Austrisë për të lobuar për një marrëveshje të shumëpritur për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Kryetari i parlamentit të Kosovës. Foto: Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga një delegacion përfaqësuesish të partive politike, do të vizitojë të enjten kryeqytetin austriak, Vjenë, për të lobuar për një marrëveshje me BE-në për liberalizimin e vizave.

“Kryetari i Kuvendit Veseli dhe homologu i tij austriak do të diskutojnë bashkëpunimin ndërshtetëror dhe procesin e integrimit europian të Kosovës, veçanërisht procesin e liberalizimit të vizave,” thuhej në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Veselit.

Por kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Avdullah Hoti tha se partia e tij nuk do t’i bashkohet “turit të lobimit”, sepse beson se udhëtime të tilla nuk mund të sigurojnë liberalizimin e vizave.

“Udhëtime të tilla janë shpenzime të panevojshme të parave publike dhe i përcjellin mesazhe të paqarta vendeve të BE-së,” shkroi Hoti në Facebook të enjten.

Gazeta kosovare Zëri raportoi se lista e zyrtarëve që do të udhëtojnë në Vjenë ka 30 emra, përfshirë Ministrin e Diasporës Dardan Gashi dhe Ministrin e Financave Bedri Hamza me ekipet e tyre.

Arton Demhasaj nga OJQ-ja Çohu tha për gazetën Zëri se dërgimi i një delegacioni kaq të madh për të lobuar për viza është i pakuptimtë.

“Kjo është vetëm një kosto financiare e mbuluar nga taksat tona. Buxheti po keqpërdoret për vizita të tilla dhe njerëzit udhëtojnë vetëm për dieta. Nuk ka asnjë justifikim tjetër për një delegacion prej 30 personash që do të lobojë për viza,” citoi gazeta të ketë thënë Demhasaj.

Ai shtoi se Kosova ka ambasadorë që paguhen për të luajtur rolin e lobistëve në situata të tilla.

Por zyra e kryetarit të parlamentit tha për BIRN se 30 zyrtarët po udhëtojnë në Vjenë, sepse një ditë më pas mbahet një forum ekonomik, në të cilën ata janë të ftuar.

“Një ditë më pas, delegacioni parlamentar do të marrë pjesë në hapjen e një forumi ekonomik të organizuar nga Dhoma Ekonomike Austriake dhe Ambasada e Kosovës në Vjenë, ku zyrtarë të tjerë qeveritarë janë të ftuar,” tha zyra e Veselit.

Pasi ratifikimi i fundit i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi përmbushi një kërkesë kryesore të BE-së, pengesa e fundit midis qytetarëve të Kosovës dhe udhëtimit pa viza në vendet e BE-së besohet të jenë të dhënat e dobëta të vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Etiketa: ambasadorAustriAvdullah HotiBEBIRNbuxhetiFacebookgazetaHotikadri veseliKosovaKosovëkostoLDKmarrëveshjePartiaSHshpenzimeTaksatTwittervizavizita
Tjetri
Leku dobësohet lehtë në ditën e parë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë

Leku dobësohet lehtë në ditën e parë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.