AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Autobiografia e Hillari Klintonit shkakton mosmarrëveshje në Serbi

Filip RudicngaFilip Rudic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hillary Clinton. Foto: AP

Organi që përfaqëson pakicën shqiptare të Serbisë mohoi të ketë kërkuar përfshirjen e autobiografisë së Hillari Klintonit në kurrikulën mësimore të nxënësve shqiptarë pasi ministri serb shprehu zemërim mbi rolin e Bill Klintonit në bombardimin e Jugosllavisë.

Hillary Clinton. Foto: AP

Këshilli Kombëtar Shqiptar tha të mërkurën se nuk i kërkoi ministrisë serbe të arsimit të jepte si lexim të detyrueshëm për nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme autobiografinë e ish-senatores amerikane dhe kandidates presidenciale Hillari Klinton, pasi kërkesa e raportuar shkaktoi zemërim mes zyrtarëve në Beograd.

“Nuk e kemi kërkuar këtë. Ne besojmë se autobiografitë nuk mund të jenë lexime shkollore,” tha për BIRN sekretari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enver Mehmeti.

Mehmeti tha se Këshilli propozoi vetëm se cilat tekste shkollore në gjuhën shqipe duhet të përdoren në shkolla, të gjitha në përputhje me kurrikulën mësimore të miratuar nga Serbia.

Ministri serb i arsimit Mladen Sarceviç tha për gazetën e përditshme Politika të mërkurën se ai “nuk do t’i lejojë shkollat e mesme të japin mësim për dikë nga familja që urdhëroi bombardimin e Serbisë”, duke iu referuar fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999 që synoi t’i jepte fund operacioneve ushtarake të Beogradit në Kosovë, e cila u drejtua nga SHBA-ja nën presidencën e Bill Klintonit.

“Nëse shqiptarët e shohin familjen Klinton si një e mirë supreme, ne e shohim atë si të keqen supreme,” tha Sarceviç.

BIRN e pyeti Ministrinë e Arsimit se cili ishte propozimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe pikëpamja zyrtare e ministrisë për të, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit.

Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Chenan Hemeti, tha se autobiografia e Klintonit kishte për qëllim vetëm të shërbente si një shembull teksti shkollor i zhanrit të tij letrar dhe jo të bëhej lexim i detyrueshëm për nxënësit.

“Kjo nuk është një çështje shumë e rëndësishme dhe do të përjashtohet,” tha Hemeti për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Për shumë vite, shqiptarët etnikë që jetojnë në komunat jugore serbe të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë pasur probleme me marrjen e teksteve shkollore në gjuhën e tyre amtare nga Serbia.

Autoritetet serbe druhen se tekstet shkollore në gjuhën shqipe mund të përmbajnë ide politike që Serbia nuk i pranon, siç është pavarësia e ish-krahinës së saj të Kosovës, e cila u shkëput pas luftës në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Etiketa: BeogradBIRNHillari KlintonKosovëNATOPreshevëSerbiSerbiaSHSHBAshkollashqiptareTanjug
Tjetri
Qeveria u jep pension të parakohshëm  minatorëve dhe u ul kompensimet

Vdekja e 66-vjeçarit në minierën e Bulqizës, prokuroria pushon procedimin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.