AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia dhe Greqia lajmërojnë marrëveshjen historike për “emrin”

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras gjatë Forumit Ekonomik 2018. Foto: Wikipedia.

Shkupi dhe Athina lajmëruan se mund ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre të gjatë duke rënë dakord për emrin e përbërë “Republika e Maqedonisë Veriore” për Maqedoninë, një marrëveshje që pritet të zhbllokojë ofertat e Shkupit për anëtarësim në BE dhe NATO.

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras gjatë Forumit Ekonomik 2018. Foto: Wikipedia.

Maqedonia dhe Greqia fqinje njoftuan të martën se kanë arritur një zgjidhje kompromisi historike për mosmarrëveshjen e tyre të gjatë, duke rënë dakord se Maqedonia do të përdorë emrin e përbërë “Republika e Maqedonisë Veriore”.

“Mundësia është këtu dhe duhet të kapet, me guxim, pasi kjo është mënyra e vetme patriotike,” tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev në një konferencë për shtyp në Shkup.

“Arritëm një marrëveshje të drejtë. Me këtë zgjidhje ne forcojmë identitetin maqedonas etnik dhe kulturor, njëherë e përgjithmonë,” shtoi ai.

Në Athinë, kryeministri grek Alexis Tsipras e quajti marrëveshjen “historike”.

Zaev tha se përkufizimi i gjuhës së vendit do të mbetet “maqedonase”, siç këmbënguli Shkupi në bisedime.

Shtetësia e popullsisë do të përkufizohet si “Maqedonas/Qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Sipas marrëveshjes, emri i dakorduar, Republika e Maqedonisë Veriore, do të përdoret ndërkombëtarisht dhe brenda vendit, një çështje që ishte një prioritet për Greqinë.

Lajmi për këtë arritje vjen pasi të dyja palët nisën bisedimet e emrit të ndërmjetësuara nga OKB-ja në fillim të këtij viti, pasi partia e Zaevit erdhi në pushtet në vitin 2017.

Duke zgjidhur mosmarrëveshjen që ka ekzistuar për më shumë se 25 vjet, Maqedonia do të heqë pengesën më të madhe në rrugën e saj drejt pranimit në BE dhe NATO.

Shkupi shpreson që me një zgjidhje në dorë, NATO do t’i japë një ftesë për t’iu bashkuar aleancës dhe BE do të lejojë fillimin e bisedimeve të pranimit këtë verë.

Të dy kryeministrat pritet të nënshkruajnë marrëveshjen gjatë fundjavës së ardhshme.

Zaev tha se marrëveshja do të vihet në një referendum në Maqedoni në vjeshtë.

Por përpara kësaj, ai tha se marrëveshja do të kalojë në parlament për ratifikim në mënyrë që të mos humbasë kohë dhe të lejojë Greqinë të heqë bllokadën e saj mbi anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Komisioneri i zgjerimit të BE-së Johannes Hahn dhe shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini u përgjigjën me entuziazëm për marrëveshjen.

“Ne i përshëndesim me gjithë zemër kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për vendosmërinë dhe lidershipin e tyre për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike midis vendeve të tyre, gjë që kontribuon në transformimin e gjithë rajonit të Europës Juglindore,” tha Hahn dhe Mogherini në një deklaratë të përbashkët.

Mosmarrëveshja e gjatë ka në qendër kundërshtimin e Greqisë për emrin e Maqedonisë, gjë që e ka shtyrë atë t’i bllokojë fqinjit të saj hyrjen në NATO dhe BE derisa emri i saj të ndryshohet.

Greqia ka këmbëngulur që përdorimi i emrit “Maqedoni” nënkupton një pretendim territorial për vetë krahinën veriore të Greqisë dhe një pretendim për trashëgiminë e lashtë të Greqisë.

Por Maqedonia druhej se ndryshimi i emrit mund të kishte një ndikim negativ në identitetin kombëtar të popullit të saj, shumica e të cilëve thjesht e quajnë veten “maqedonas”.

Etiketa: Alexis TsiprasAthinaBEbisedimeEmriGreqiaKomisioneriMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjeNATOndikimOKBparlamentPartiaReferendumShkupShpresONWikipediaZoran Zaev
Tjetri
Vetingu, KPK gjen probleme në pasurinë e kryetarit të Kushtetueses

Bashkim Dedja konfirmohet në krye të Gjykatës Kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.