AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Marrëveshja e Maqedonisë lëvdohet jashtë vendit dhe kritikohet brenda tij

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Foto: MIA.

Ndërsa liderët botërorë e mirëpritën marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e Maqedonisë, të dyja qeveritë po përballen me kritika nga kundërshtarët e tyre politikë në vend.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Foto: MIA.

Ndërsa liderët në Bruksel, Uashington dhe rajon kanë lavdëruar marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, marrëveshja ka hasur një reagim të ftohtë nga partitë opozitare në vend.

Marrëveshja, e lajmëruar nga qeveritë e majta në Athinë dhe Shkup të martën, parashikon që Maqedonia të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë Veriore, me kusht që të miratohet në një referendum në Maqedoni që mund të mbahet më vonë këtë vit.

Komisioneri i zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e mirëpritën me entuziazëm marrëveshjen, e cila pritet të hapë ofertat e bllokuara të të Shkupit për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Ne përgëzojmë me gjithë zemër kryeministrin grek dhe atë maqedonas për vendosmërinë dhe udhëheqjen e tyre për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike midis vendeve të tyre, që kontribuon në transformimin e të gjithë rajonit të Europës Juglindore,” thanë Hahn dhe Mogherini në një deklaratë të përbashkët.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e mirëpriti “ngrohtësisht” lajmin e përfundimit të mosmarrëveshjes së gjatë të Ballkanit.

“Unë tani u bëj thirrje të dy vendeve që të finalizojnë marrëveshjen e arritur nga të dy liderët. Kjo do ta vendosë Shkupin në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO Dhe kjo do të ndihmojë në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor,” tha Stoltenberg.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni është gati të mbështesë marrëveshjen, siç kërkohet nga të dy vendet.

“Kjo rezolutë do të jetë në dobi të të dy vendeve dhe do të forcojë sigurinë dhe prosperitetin rajonal. Kryeministrat Zaev dhe Tsipras treguan vizion, guxim dhe këmbëngulje në ndjekjen e tyre për një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. Ne gjithashtu përgëzojmë angazhimin e ndërmjetësit të OKB-së Mattheë Nimetz për përpjekjet e tij të palëkundshme gjatë më shumë se dy dekadave për t’i dhënë fund kësaj mosmarrëveshjeje,” tha të martën Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Vendet fqinje, si Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova, gjithashtu e mirëpritën marrëveshjen.

Bullgaria tha se e mirëpriti përparimin, duke vënë në dukje se ai “i hap rrugën e integrimit euroatlantik fqinjit tonë” dhe i jep “një mundësi të vërtetë që deri në fund të presidencës bullgare të BE-së, të ketë progres dhe një horizont nga ana e BE-së që të fillojnë negociatat e anëtarësimit”.

Sofja shtoi se ndryshimi i emrit nuk duhet të interpretohet si bazë për të pretenduar një ndryshim në territorin, gjuhën, kulturën, historinë dhe identitetin e asnjërit prej fqinjëve të saj.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia do të duhet të ndryshojë kushtetutën e saj për të zbatuar emrin e ri për përdorim ndërkombëtar dhe të brendshëm. Nga ana tjetër, Greqia do të heqë bllokadën e saj për të lejuar që fqinji i saj t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

Përkufizimi i gjuhës së vendit do të mbetet “maqedonas”, siç këmbënguli Shkupi në bisedime. Shtetësia e popullit do të përkufizohet si “Maqedonas/Qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Ndërsa dy qeveritë këmbëngulin se marrëveshja është e drejtë dhe mbron interesat e tyre kryesore, forcat opozitare në të dy vendet e kanë dënuar atë si një kapitullim dhe si humbje.

“Nëse e ashtuquajtura marrëveshje nënkupton pranimin e një ndryshimi kushtetues si dhe përdorimi ndërkombëtar dhe të brendshëm të emrit të ri, atëherë kjo është një marrëveshje e Zoran Zaevit për kapitullim! E përsëris! Një marrëveshje për kapitullim,” tha të martën kreu i partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski.

Ngjashëm, partitë greke të opozitës dhe madje edhe një nga partitë partnere të Tsiprasit e quajtën marrëveshjen një turp.

Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë kryesore të Greqisë, Demokracia e Re, tha se çdo marrëveshje për “gjuhën maqedonase” dhe “etninë maqedonase” ishte “e papranueshme”.

Panos Kammenos, kreu i partisë më të vogël greke në pushtet, Grekët e Pavarur, gjithashtu tha se nuk do të mbështesë një emër kompromisi që përfshin fjalën “Maqedoni”.

Pavarësisht kësaj, shumica e ekspertëve nuk mendojnë se kryeministrat grekë dhe maqedonas do ta kenë problem të kenë mbështetjen në parlament për marrëveshjen. Një çështje më e madhe varet nga referendumi në Maqedoni, i cili ka gjasa të mbahet në vjeshtë.

Etiketa: BEbisedimeBrukselBullgariademokraciaDemokracia e ReDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti i Shtetite majtaGreqiaKomisioneriKosovaKyriakos MitsotakisMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjeNATOOKBparlamentprogresrajonReferendumShkupshqipShqipëriaVMRO DPMNEZoran Zaev
Tjetri
Vendimi i zbardhur i KPK: Altina Xhoxhaj cënoi ‘besimin e publikut te drejtësia’

Vendimi i zbardhur i KPK: Altina Xhoxhaj cënoi ‘besimin e publikut te drejtësia’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.