AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeministri i Kosovës kërcënohet me grevë pas dyfishimit të rrogës së tij

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një mbledhje të qeverisë. Foto: Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Punonjësit e sektorit publik në Kosovë kanë kërcënuar me greva pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se një vendim i qeverisë për të rritur pagat e anëtarëve të kabinetit nuk shkelte ligjin.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një mbledhje të qeverisë. Foto: Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Sindikatat që përfaqësojnë punëtorët e sektorit publik të Kosovës po kërcënojnë të hyjnë në grevë në mbështetje të kërkesës së tyre për paga më të larta.

Paralajmërimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi më 11 qershor se vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për të rritur pagat e anëtarëve të kabinetit qeveritar, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe rrogën e tij me 100 për qind, nuk e shkel ligjin.

Avni Ajdini, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Përgjithshme të Kosovës, BSPK, tha për BIRN të enjten se qeveria kishte diskriminuar punëtorët në sektorin publik.

“Ne nuk jemi kundër rritjes së pagave, por jemi kundër diskriminimit ndaj punonjësve të sektorit publik,” tha ai. “Kërkesa jonë është të rriten pagat në përgjithësi dhe nuk do të ndalet derisa kjo kërkesë të plotësohet,” tha Ajdini.

Ai shtoi se punëtorët ndiheshin të ofenduar nga vendimi i kryeministrit, “kështu që grevat nuk përjashtohen si një mjet në kërkesën tonë”.

Haradinaj i ka kujtuar kritikëve se rritja e pagave nuk është vetëm për të, por për 600 gjyqtarë dhe prokurorë të cilët do të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga rritja e pagave.

Megjithatë, Sindikata e Punonjësve të Sistemit Gjyqësorit tha se pas vendimit për të rritur pagat vetëm për prokurorët dhe gjyqtarët, ai po mendonte gjithashtu mundësinë e mbajtjes së një greve.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka kërcënuar gjithashtu qeverinë, duke kërkuar që ajo të dorëzojë një projektligj mbi pagat deri në fund të qershorit.

“Nëse kjo nuk bëhet, sistemi i kujdesit shëndetësor do të rrëzohet,” tha kreu i sindikatës, Blerim Syla, të mërkurën.

Në janar 2018, Agjencia Antikorrupsion e vendit, ACA, vlerësoi se vendimi për paga përbënte një konflikt interesi, sepse kryeministri dhe ministrat e tjerë po rrisnin pagat e tyre.

Vetëvendosja e opozitës ka njoftuar se do të padisë Haradinajn, ministrat që kanë votuar në favor të vendimit dhe gjithashtu gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha se vendimi i qeverisë për të rritur pagat e stafit të saj ishte një krim dhe ndërhynte me kompetencat e parlamentit.

Vendimi u mor për herë të parë në dhjetor 2017. Në janar 2018, një grup prej 30 deputetësh e dërguan vendimin në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ishte antikushtetues.

Etiketa: BIRNdeputetGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarHaradinajkonfliktkonflikt interesiKosovëKrimkushtetuesembështetjeMbledhjePagatProjektligjprokurorPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamush HaradinajRritja e pagaveSHsindikataVendimVendimi
Tjetri
Arkeologët zbulojnë në Bushat qytetin e humbur të “Bassanias”

Arkeologët zbulojnë në Bushat qytetin e humbur të “Bassanias”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.