AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Trilema monetare e Shqipërisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Triniteti i Pamundur i shprehur me skemën klasike të trilemës Mundell-Fleming.

Tri dekada më parë, me asistencë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria bëri një zgjedhje të detyruar në politikën e saj monetare. Ky është një shpjegim i shkurtër i teorisë së politikës monetare, të njohur më së shumti si triniteti i pamundur ose Trilema Mundell-Fleming.

Triniteti i Pamundur i shprehur me skemën klasike të trilemës Mundell-Fleming.

Në vitet 1960, dy ekonomistë të Fondit Monetar Ndërkombëtar publikuan dy studime të veçanta për të dalë në të njëjtin konkluzion. Sipas tyre, çdo vend duhet të zgjedhë mes lëvizjes së lirë të kapitalit, menaxhimit të kursit të këmbimit dhe pavarësisë monetare. Nga këto tre të mira, çdo vend është i detyruar të zgjedhë dy dhe të sakrifikojë njërin.

Një vend që dëshiron të ketë kurs fiks të këmbimit valutor, nuk mund të lejojë qarkullim të lirë të kapitalit në kufijtë e vet. Dhe nëse kursi i këmbimit është i fiksuar dhe vendi dëshiron të ketë edhe qarkullim të lirë monetar (njohur në Shqipëri më shumë si llogari korrente e liberalizuar), atëherë ai nuk mund të ketë politikë monetare të pavarur. Dhe nëse një vend zgjedh llogari korrente të liberalizuar dhe dëshiron të ketë edhe politikë monetare të pavarur, ai detyrohet ta lërë monedhën e tij të luhatet sipas kushteve të kërkesë-ofertës në treg.

Nga të tre elementët, mosmbajtja e llogarisë korrente të liberalizuar është më e vështira në praktikë dhe kjo, sipas The Economist, e redukton mundësinë për të zgjedhur mes politikës monetare të pavarur dhe kursit fiks të këmbimit.

Në vitin 1992, kur Shqipëria kreu transformimin nga një ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu, me këshillën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria zgjodhi, ose u detyrua nga kushtet e kohës për të zgjedhur kurs të lirë luhatës dhe politikë monetare të pavarur. Shqipëria mund të mbajë kurs fiks dhe llogari financiare të liberalizuar, por në këtë rast duhet të heqë dorë nga pavarësia monetare. Pavarësia e politikës monetare nënkupton të kesh mundësi të imponosh norma interesi bazë për monedhën kombëtare në përputhje me gjendjen e ekonomisë vendëse. Nëse ekonomia është në krizë dhe bankës qendrore i duhet të ulë normën e interesit, ajo mund ta bëjë vetëm nëse e ka politikën monetare.

Guvernatori i  Bankës së Shqipërisë përdori këtëteori të politikës monetare në një fjalim të mbajtur të hënën në Beçiç, Mali i Zi, në njësamit me krerët e politikës monetare të Ballkanit për të shpjeguar se pse institucioni i tij u duk sikur ngurroi për dy vite e gjysmë dhe në veçanti, në muajt e parë të këtij viti për të ndërhyrë në tregun e këmbimit valutor. Sipas themelit teorik të trilemës, banka qendrore që zbaton regjim kursi të lirë luhatës duhet të lejojë këtë kurs të vetërregullohet dhe të mos ndërhyjë përveçse në raste të jashtëzakonshme. [Link fjalimi i Sejkos]

Zgjedhja e pavarësisë në politikë monetare dhe e llogarisë financiare të liberalizuar duke sakrifikuar kursin fiks të këmbimit valutor nga ana e Shqipërisë në vitin 1992 u imponua nga rrethanat e kohës. Shqipëria nuk kishte në atë kohë një rezervë monetare për të absorbuar goditje në kursin e këmbimit dhe nuk mund të shmangte liberalizimin e llogarisë financiare (të drejtën e çdokujt për të sjellë ose për të larguar nga Shqipëria aq valutë sa të dojë për çfarëdolloj arsyeje). Shqipërisë mund edhe të mos i hynte në punë pavarësia në politikë monetare, sepse vendi nuk e kishte një të tillë dhe edhe sot që e ka, efikasiteti i politikës monetare të pavarur në ekonominë reale është shumë i dyshimtë. Por duke qenë se liberalizimi i llogarisë korrente ishte i pashmangshëm dhe vendi nuk kishte mundësi të mbante një kurs fiks këmbimi, pavarësia e politikës monetare nuk ishte gjithashtu çështje zgjedhjeje.

Në të gjitha rastet, kjo trilemë e politikës monetare duket se nuk e zhbën situatën e çuditshme në të cilën gjendet Shqipëria, ku monedha kombëtare, leku, është forcuar me tepri kundrejt euros dhe ku forcimi po interpretohet nga BSH si fenomen psikologjik, i shkaktuar nga “pritshmëritë” një eufemizëm për panikun pa përdorur fjalën panik. Se sa prej forcimit të lekut gjatë këtij viti i detyrohet “pritshmërive” apo panikut për forcim të mëtejshëm të lekut dhe sa është pasojë e tepricës së euros në treg, kjo është njëçështje tjetër. Por sa i përket trilemës monetare, fakti është që një vend mund të zgjedhë jo vetëm kurs luhatës këmbimi valutor, por edhe një gamë të gjerë politikash të ndërmjetëme. Shumë banka në Ballkan dhe në Europën Lindore kanë zgjedhur politika të tilla, duke njohur rëndësinë që ka kursi i këmbimit te stabiliteti i çmimeve. Stabiliteti i çmimeve, në rastin e Shqipërisë, objektivi i politikës monetare për inflacion në masën 3%, është arsyeja e ekzistencës së bankave qendrore.

Vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur të sakrifikojnë kursin fiks të këmbimit valutor duke lënë monedhat e tyre të luhaten sipas kushteve të tregut përballë dollarit amerikan. Kjo i mundëson, fjala vjen Kanadasë, të përcaktojë interesat e saj e pavarur nga fuqia e dollarit amerikan.

Eurozona ka ndjekur të kundërtën, ka sakrifikuar politikën monetare në këmbim të kursit fiks të këmbimit valutor, kurs i shprehur nga euro.

Vendet e Ballkanit kanë bërë zgjedhje të ndryshme. Bullgaria, Maqedonia e Bosnia kanë zgjedhur kurs fiks me euron. Kroacia ka zgjedhur politikën e “luhatjes së menaxhuar të kursit të këmbimit”, politikë që nënkupton ndërhyrjen në të dyja krahët pothuajse çdo ditë nga banka qendrore për të shmangur si forcimin ashtu edhe dobësimin afatshkurtër të monedhës vendëse, me kushtin që tendenca afatgjatë mbiçmuese apo nënçmuese të respektohet. Banka qendrore e Kroacisëthotë në lidhje me këtë politikë: “Kuadri i politikës monetare të Bankës Kombëtare të Kroacisë bazohet në ruajtjen e stabilitetit të kursit nominal të këmbimit të kunës kundrejt euros. Një kurs i qëndrueshëm këmbimi përbën të ashtuquajturën ankorim të politikës monetare përmes të cilës banka stabilizon pritshmëritë inflacionare dhe, në instancë të fundit, vetë inflacionin.”

Serbia ka pasur kurs të lirë luhatës dhe zyrtarisht vijon ta ketë të tillë, por Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se Serbia efektivisht nga fillimi i vitit 2016 është në regjimin e kursit të menaxhuar luhatës. Polonia ruan kurs luhatës, por rezervon të drejtën “për të ndërhyrë në rast se kursi dëmton objektivin e saj në politikë monetare”.

Shembujt e përmendur më sipër e lidhin kursin e këmbimit me objektivin e inflacionit në shumë raste. Banka e Shqipërisë bën një përjashtim, pasi nuk e përmend kursin e këmbimit si të lidhur me objektivin e saj për ruajtjen e inflacionit në masën 3%.

Etiketa: BallkanBEBullgariaekonomiEkonomiaEuroKESHKroaciaKursiMaliMali i ZiMaqedoniaMASPoloniasamitSerbiashqipShqipëriShqipëriaTregTreguzgjedhje
Tjetri
Banorët e Dragobisë protestojnë pas shpërthimeve të kompanisë së HEC-eve në zonë

Skadon leja për HEC në Valbonë, "topi sërish në fushën" e Ramës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.