AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Tifozët e zemëruar kroatë shpërfillin Kupën e Botës

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Momente nga festimi i fitores nga futbollistët kroatë. Foto: Twitter.

Ndërsa fitorja e parë e ekipit kombëtar kroat në Kupën e Botës entuziazmoi shumicën e publikut, disa tifozë po i bojkotojnë ndeshjet për të treguar zemërimin e tyre të vazhdueshëm për korrupsionin në Federatën Kroate të Futbollit.

Momente nga festimi i fitores nga futbollistët kroatë. Foto: NHS/Twitter.

Ndërsa mediat kroate raportojnë se rreth një milion njerëz ndoqën ekipin kombëtar kroat të futbollit të mundte Nigerinë 2-0 në Rusi të shtunën e kaluar, tifozët e futbollit në rrugë, nëpër baret dhe në Rusi nuk janë aq të bashkuar – me shumë prej tyre që po i bojkotojnë ndeshjet për shkak të vazhdimit të zemërimit me federatën e futbollit të vendit, HNS.

Juraj Vrdoljak, një komentator në Telesport, një uebsajt sportiv kroat, tha se ky fenomen ka vite të tëra që vazhdon.

“Tifozët po bojkotojnë ekipin kombëtar sepse refuzojnë të kenë ndonjë lidhje emocionale me lojtarë që është vërtetuar se ishin pjesë e një sistemi të korruptuar dhe të cilët, duke e bërë këtë, kanë hedhur një hije mbi talentin e tyre të padyshimtë,” tha Vrdoljak për BIRN.

“Grupet e tifozëve po praktikojnë një lloj bojkoti të qetë të Kupës Botërore në Rusi dhe kjo po praktikohet edhe nga tifozët e zakonshëm të futbollit,” shtoi Vrdoljak.

Edhe pse Kupën e Botës luan një rol të madh në jetën e përditshme të shumë kroatëve, disa prej këtyre tifozëve të zhgënjyer nuk janë të ndrojtur në rebelimin e tyre të qetë.

Pavarësisht tundimeve për fitime të mira, disa pronarë kroatë kafenesh dhe restorantesh po refuzojnë të transmetojnë ndeshjet në pronat e tyre.

Gazeta e përditshme Slobodna Dalmacija njoftoi për pronarin e një restoranti të tillë në qytetin Dalmat të Makarskës, i cili është zotuar që s’do t’i shfaqë ndeshjet.

“Unë do ta bojkotoj Kampionatin Botëror të Futbollit për aq kohë sa drejtuesit e HNS-së nuk përfundojnë në burg,” tha ky pronar për gazetën.

Disa nga këta tifozë të armiqësuar, përfshirë edhe disa kroatë që jetojnë në Dublin në Irlandë, kanë varur banderola ku sulmojnë HNS-në dhe madje thonë se shpresojnë që ekipi kombëtar të humbasë.

“Uroj të humbni të gjithë! ishte mesazhi i hidhur i shkruar një ditë para fillimit zyrtar të Kupës së Botës në një banderolë pranë rrugës midis dy qyteteve dalmate të Sibenikut dhe Drnisit.

Krijuesit e banderolës shprehën gjithashtu zemërimin ndaj Zdravko Mamiç, ish-bosi i futbollit kroat i dënuar nga gjykatat, Davor Suker, drejtuesi i HNS-së dhe lojtarët Luka Modriç dhe Dejan Lovren, duke vendosur kryqe mbi emrat e tyre në të njëjtën banderolë.

Këta tifozë thonë se e kanë humbur besimin e tyre te futbolli kroat për shkak të asaj që ata e shohin si kulturë e përhapur korrupsioni.

Mamiç, ish-drejtuesi i klubit të Dinamos së Zagreb, si dhe Damir Vrbanoviç, ish-drejtori ekzekutiv i federatës, u dënuan nga gjykatat më 6 qershor për transferim të 15 milionë eurove jashtë klubit të futbollit dhe për mashtrim të shtetit kroat me rreth 1.8 euro në taksa të papaguara.

Ndërkohë, lojtarët kombëtarë kroatë Luka Modriç dhe Dejan Lovren, kishin lidhje të forta me personat e lartpërmendur, dëshmuan në gjyqin e tyre si dëshmitarë dhe të dy janë akuzuar se kanë dhënë dëshmi të rreme.

Kur u pyet nëse futbolli kroat po përballet me një të ardhme më të ndritshme që nga vendimi i fajit të shkallës së parë kundër Mamiçit, Vrdoljak tha për BIRN se, nëse dënimi do të lihet në fuqi, ky do të ishte një hap i rëndësishëm.

Por ai shtoi se sistemi i korruptuar që kishte ngritur Mamiç “”mund të vazhdojë të funksionojë në një formë metastaze, edhe nëse formalisht i pritet koka”.

Për shërimin dhe demokratizimin e vërtetë të futbollit vendas, nevojitej një ndryshim rrënjësor i personelit, vazhdoi ai.

Tifozët e futbollit thonë se për vite me radhë, në të gjitha pjesët e Kroacisë dhe midis kroatëve të diasporës, është shprehur rezistencë ndaj rolit të NHS-së.

Pakënaqësia e tyre kulmoi gjatë Kampionatit Europian UEFA 2016 në Francë kur ndeshja me Republikën Çeke u ndërpre për shkak se në fushë u hodhën fishekzjarrë.

Kroacia do të luajë kundër Argjentinës të enjten dhe kundër Islandës të martën e ardhshme.

Etiketa: BIRNBurgEurogazetaIslandëKorrupsioniKroaciamashtrimParaRusiSHtaksaTwitterUEFAVendimiZagreb
Tjetri
Raporti: Pronësia e armëve nga civilët në Ballkan tepër e lartë

Raporti: Pronësia e armëve nga civilët në Ballkan tepër e lartë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.