AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dënimi minimal për përdhunimin e një 14-vjeçareje në Korçë sfidohet në Apel

Dhorjela ÇulengaDhorjela Çule
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grup organizatash të Rrjetit Kombëtar “Vepro për Fëmijët” protestojnë përpara Kuvendit për ashpërsim të Kodit Penal për dhunuesit e fëmijëve. 6 qershor 2018. Foto: CRCA

Pas dënimit me vetëm 4.8 vjet burg të Ligor Bibës, i cili u shpall fajtor se dhunoi seksualisht një 14-vjeçare me pasojë shtatzaninë, “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” kundërshton në Apel vendimin e shkallës së parë, që sipas saj nuk ka marrë në konsideratë pasojat ndaj të miturës dhe fëmijës së lindur.  

Një grup organizatash të Rrjetit Kombëtar “Vepro për Fëmijët” protestojnë përpara Kuvendit për ashpërsim të Kodit Penal për dhunuesit e fëmijëve. 6 qershor 2018. Foto: CRCA

Vendimi i Gjykatës së Korçës për dënimin me vetëm 4 vjet e 8 muaj burg të një 55-vjeçari që u akuzua për “marrëdhënie seksuale me dhunë” me pasojë shtatzaninë e një 14 vjeçareje do të sfidohet në Apel nga shoqëria civile.

Vendimi kundër Ligor Bibës, i cili përfshin edhe uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar shkaktoi zemërim te familjarët e të miturës dhe shoqëria civile, që e cilësuan atë në favor të dhunuesit.

“Jeta e vajzës sime, e cila iu shkatërrua nga agresori vlen më tepër,” tha pas vendimit nëna e vajzës që është tani 15-vjeç, duke shprehur po ashtu frikë se pas lirimit autori mund të përsëriste një veprim të ngjashëm.

“Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, e cila do të përfaqësojë viktimën në Gjykatën e Apelit i tha BIRN se gjykata kishte cilësuar gabim “veprën penale”, ndërsa dëmet psikologjike shkaktuar të miturës nuk ishin marrë në konsideratë dhe as ishte parë si pasojë lindja e një fëmije tashmë të braktisur.

Menjëherë pas vendimit në fund të majit, “Rrjeti Vepro Për Fëmijët” mbajti një protestë, ndërsa drejtori i përgjithshëm i rrjetit, Altin Hazizaj shkroi se drejtësia kishte lehtësuar dhunuesin.  “Një grabitqar seksual i lehtësuar nga drejtësia! Një sistem jo funksional i mbrojtjes së fëmijëve! Ku po shkojmë dhe çfarë dëmi po i shkaktojmë fëmijëve tanë?”, shkroi Hazizaj. Të tjera organizata u vunë menjëherë në lëvizje, ndërsa u kërkua që Prokuroria, e cila kishte kërkuar 12 vjet burg të apelonte rastin.

Por përfaqësuesi  i akuzës vendosi të mos shkojë në apel, duke e quajtur të mjaftueshëm dënimin prej 4 vjetësh e 8 muaj që Ligor Biba mori në Shkallën e Parë.

“Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” në bashkëpunim me Shoqatën “Unë Gruaja”, Pogradec (anëtare të Rrjetit të Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore), vendosën të marrin përsipër apelimin në emër të viktimës, e njohur prej gjykatës si palë në proces. Apelim po ashtu bëri edhe avokati i të dënuarit, i cili kërkon të marrë pafajësi, duke pretenduar se përdhunimi nuk provohej.

Çështja ndaj Ligor Bibës nga një fshat i Pogradecit filloi vjeshtën e vitit të shkuar, pasi ai u akuzua nga një minorene se e kishte përdhunuar. Abuzimi seksual u zbulua vetëm pas një kontrolli rutinë shëndetësor në shkollën 9-vjeçare ku mësonte vajza, e cila rezultoi të ishte shtatzanë.

Biba fillimisht mohoi akuzat. Madje në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Shkallës së Parë, që BIRN e disponon, ai synoi gjatë një përgjimi ambjental edhe të sugjestiononte të miturën. Pas lindjes së fëmijës, analiza e ADN-së zbuloi  se ai ishte babai.

Pas kësaj prove, Biba ndryshoi qëndrim, duke deklaruar se kishte pasur marrëdhënie, por nuk e kishte përdhunuar të miturën. Ai tha se kishte qenë i dehur dhe se vajza kishte qenë dakord. Ndryshimi i qëndrimeve të tij u përdor në gjykatë si provë që rrëzonte alibinë, por ndërkohë duke pranuar gjykim të shkurtuar dhe duke mos konsideruar pasojat mbi të miturën, gjykata e dënoi atë me 7 vjet dhe përfundimisht pas uljes së 1/3 së dënimit me vetëm 4 vjet e 8 muaj burg.

Arsyetimi i gjykatës

Përballë kërkesës së Prokurorisë për të shpallur fajtor për përdhunim 55-vjeçarin Biba dhe pretendimeve të mbrojtjes për pafajësi me argumentin se nuk ka ndodhur përdhunim, Gjykata e Korçës arsyetoi se Biba ishte fajtor, bazuar kryesisht në dëshminë e vajzës së mitur.

Gjykata thotë se për shkak se ngjarja u denoncua me vonesë kishte qenë e pamundur të mblidheshin prova për dhunën seksuale. Po ashtu, gjykata thotë se natyra e veprës penale është e tillë që nuk ka dëshmitarë.

Por trupa gjykuese arsyetoi se deklarimet e të akuzuarit ishin të pabesueshme, pasi ai fillimisht ka mohuar të kishte pasur marrëdhënie me të miturën dhe e ka pranuar atë vetëm pasi analiza e ADN-së gjeti se fëmija ishte i tij. Gjykata për rrjedhojë arsyetoi se dëshmia e vajzës në këtë rast duhej të të merrej për bazë dhe konsiderohej e vërtetë, duke cilësuar edhe se ajo kishte qenë korrekte dhe po ashtu marrë edhe vlerësimin e psikologes për të.

“Ndryshimet në qëndrimet e të pandehurit e bëjnë alibinë e tij të pabesueshme dhe i jep vlerë provuese deklarimeve të së miturës”, thuhet në vendimin e gjykatës. Mbrojtja në këtë pikë pati pretenduar se tashmë i dënuari, kishte pasur “turp” të pranonte atë që kishte kryer dhe pranoi vetëm pas analizës së ADN-së.

Më tej, trupi gjykues i kryesuar nga Sonjela Voskopi me anëtar Admir Belishtën dhe Arben Leran, argumentoi se diferenca e moshës ishte e mjaftueshme për të cilësuar veprën si përdhunim. “Vetëm diferenca e moshës mes të pandehurit dhe viktimës (rreth 40 vjet), niveli i ulët arsimor dhe kulturor i të miturës, sfondi social dhe ekonomik ku ajo është rritur dhe që kanë ndikuar dhe në zhvillimin e nivelin e saj të ulët arsimor, duke e bërë “lehtësisht të manipulueshme” janë elementë në përmbajtje të dhunës psikologjike si formë”, arsyetoi trupi gjykues.

Po ashtu në arsyetim, gjykata thotë se kishte marrë në konsideratë pasojën e sjellë nga vepra penale. “Lindjen e një fëmije i cili është lënë në jetimore dhe pasojën që ka lënë veprimi në gjendjen emocionale të së miturës”, thuhet në vendim. Por ndërsa i përmend në arsyetim pasojat dhe dëmin ndaj të miturës, gjykata e klasifikoi veprën sipas nenit 101 fraksion 1 të Kodit Penal i cili parashikon dënim nga 5 deri në 15 vjet burg dhe nuk merr në konsideratë pasojat mbi viktimën.

Prokuroria, e cila vendosi të mos apelojë, ka rënë dakord me këtë qëndrim. Ndërkohë avokati i të akuzuarit, Nevzat Tarelli tha se do apelonte çështjen për të kërkuar pafajësi. Ai i tha BIRN se nuk ka prova ligjore që vërtetojnë dhunën seksuale.

“Në rastin konkret elementi dhunë nuk provohet. Nuk mund të jepet dënimi pa prova”, tha Tarelli, duke theksuar edhe se shtatzania referuar ligjit, “nuk është pasojë e rëndë shëndetësore.”

Apelimi i shoqërisë civile

Këtë klasifikim synon të përmbysë ndërkohë në apel “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” (QNLQ). Në një dokument dërguar BIRN nga kjo qendër thuhet se klasifikimi nga gjykata ishte i gabuar dhe se në rastin konkret, shtazania duhej të konsiderohej pasojë dhe se dëmi ishte shkaktuar edhe ndaj fëmijës së lindur.

“Në këtë rast ajo [gjykata] nuk ka mbajtur në vëmendje edhe pasojat e rënda për viktimën që kanë ardhur nga kjo vepër penale. Kjo, pasi prokurori dhe gjykata kanë ndjekur praktikë të gabuar, pasi mund të jenë nisur nga pikëpamja që konsideron pasoja të rënda vetëm ato që janë fizikisht të dukshme për shëndetin. Por, në rastin tonë kemi pasoja të rënda të shëndetit mendor dhe të gjendjes psikologjike të viktimës, vajzë e mitur që porsa kishte mbushur 14 vjeç, që shndërrohet në nënë të vetme”, thuhet në arsyetimin e përpiluar nga avokatja Iris Aliaj.

Apelimi kërkon riklasifikim të veprës penale, që do ta vendoste limitin minimal të dënimit në 10 vjet burg dhe maksimalisht 20 vjet burg.

Duke shtruar si pyetje retorike për situatën në parashtresë thuhet se vetë shtatzania e një të miture duhej të konsiderohej pasojë e rëndë. Ndërkohë po ashtu thuhet se pasoja të rënda kishte edhe ndaj fëmijës së lindur nga përdhunimi. “Pasoja të rënda nga kjo vepër kanë ardhur edhe për fëmijën e porsalindur si rezultat i dhunës seksuale. A e ka e mbajtur parasysh gjykata interesin më të lartë të fëmijës në cilësimin e veprës penale?”, thuhet aty.

Qendra po ashtu sheh problematik pranimin nga gjykata të gjykimit të shkurtuar dhe po ashtu mendon se lehtësimi ndaj të akuzuarit nuk është i arsyetuar. Sipas saj “kjo masë dënimi nuk është në përputhje me rrezikshmërinë e lartë të veprës penale”, ndërsa po ashtu nuk e sheh atë as si dekurajuese për abuzime të ngjashme.

“Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” i bie këmbanave të alarmit mbi numrin e lartë të të dënuarve për abuzime seksuale me të mitur-67 raste në vitet 2014-2016, duke lënë të kuptohej se dënimet e buta për një krim jo të rrallë nuk ndihmojnë në dekurajimin e rasteve. “Një dënim i tillë është krejt i pafuqishëm për të parandaluar vepra të tjera penale të këtij lloji,” thuhet në apelim.

 

Etiketa: ADNAltin HazizajAnalizëApelApelimBIRNBurgCRCADhunëDrejtësiaGjykataGjykatëGjykatësgjykimKodit PenalKontrolliKorçëKrimLindjaMASMbrojtjanismapasojaPogradecProkuroriProkuroriaQendra për Nisma Ligjore QytetareSHSonjela Voskopitë miturVendimVendimi
Tjetri
Parlamenti i Maqedonisë ratifikon marrëveshjen historike me Greqinë

Parlamenti i Maqedonisë ratifikon marrëveshjen historike me Greqinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.