AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vdekja e të riut në komisariat, familja kundërshton gjetjet e ekspertizës: “Dhuna ishte e dukshme”

Dhorjela ÇulengaDhorjela Çule
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vëllai i Enea Ftojit, të riut të vdekur në paraburgim në Korçë mban një pankartë ku shkruhet “Enea iku, krimi mbetet” në protestën para Ministrisë së Brendshme. 22 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ministria e Brendshme njoftoi se ekspertiza mjeko-ligjore kishte shfajësuar policinë për 27 vjeçarin Enea Ftoj që u gjet i vdekur në qelitë e komisariatit të Korçës, por prindërit e të ndjerit e cilësuan këtë “vrasje të dytë”, ndërsa thanë se shenjat e dhunës kishin qenë të dukshme.

Vëllai i Enea Ftojit, të riut të vdekur në paraburgim në Korçë mban një pankartë ku shkruhet “Enea iku, krimi mbetet” në protestën para Ministrisë së Brendshme. 22 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit shpërndanë pasditen e të mërkurës një video komunikatë për shtyp, ku njoftuan se ekspertiza mjeko-ligjore nuk bënte me faj punonjësit e policisë për vdekjen e Enea Ftojit dhe se ndaj të riut që humbi jetën në komisariatin e Korçës nuk ishte ushtruar dhunë.

Por familja e tij tha se nuk kishin dijeni për rezultatet e ekspertizës. “Nuk dija gjë që kishte dalë akti i ekspertimit. Askush nuk na ka thënë gjë. Tani që mësova se e kanë mohuar dhunën, është sikur ma vranë përsëri”, i tha BIRN Mimoza Ftoji. Avokati që po përfaqëson familjen Ervin Muja tha po ashtu në një bisedë telefonike se “nuk i ishte vënë në dispozicion akti i ekspertizës”.

Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve, ishte arrestuar sipas policisë më 14 maj me akuzën e vjedhjes me dhunë, dhe duhej të dilte para gjykatës për masën e sigurisë, por në pritje të seancës të afërmve iu tha se ai ishte gjetur i vdekur në qeli më 17 maj të këtij viti. Policia përmes një komunikate zyrtare njoftoi se: “Në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Sipas saj në trupin e të riut nuk kishte pasur shenja dhune, ndërsa njoftohet edhe se ai ishte përdorues droge.

Familjarët e viktimës akuzuan policinë se kishte përdorur dhunë ndaj të ndjerit, ndërsa aktivistë dhe pjesëtar të komunitetit Egjiptian e atij Rom protestuan në Korçë dhe Tiranë duke e cilësuar rastin shkelje të të drejtave të njeriut.

Në video-komunikatën për shtyp që u shpërnda në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, zv.ministrja Romina Kuko thotë se ata kishin vendosur të reagonin vetëm pas ekspertizës. “Ne nuk kemi dashur të dalim në konkluzione të cilat janë të pabazuara shkencërisht. Sot, siç e përmendi edhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHÇBA-së, Policia e Shtetit shkarkohet nga përgjegjësia e ushtrimit të dhunës fizike ndaj shtetasit Enea Ftoji”, tha Kuko.

Në të njëjtën video-komunikatë ishin bashkangjitur po ashtu pamje të një vizite të  zv.ministres së Brendshme Romina Kuko, zv.drejtores së Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtores së Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi  në familjen e të ndjerit, të cilës ata thonë se i është “ofruar mbështetje”. ““Natyrisht është një humbje je te, e kjo humbje dhe dhimbja për familjarët është shumë e madhe. Ne i kemi qëndruar pranë dhe do të vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë familjarëve të Enea Ftojit”, thotë Kuko. Video nuk përcakton kohën kur është bërë vizita dhe as pse ajo i ishte bashkëlidhur njoftimit për rezultatin e ekspertizës mjeko-ligjore.

Familjarët e të ndjerit i thanë BIRN se vizita ishte bërë ditë pas vdekjes së 27-vjeçarit, ndërkohë që thanë se nuk kishin asnjë besim te ekspertiza.  “Djali im kishte shenja dhune, kishte krahun e thyer, kishte një shenjë poshtë mjekrës, kishte njërën anë të fytyrës të nxirë dhe të enjtur. Përveç kësaj ma ka deklaruar vetë me gojën e tij gjatë ditëve që është mbajtur në komisariat. Ma ka thënë disa herë që më kanë dhunuar”, tha babai i të ndjerit Tomor Ftoj. Ai po ashtu tha se do të kërkonte ekspertizë të re.  Avokati i familjes tha se fliste pasi të njihej me aktin dhe me veprimet e tjera hetimore të prokurorisë.

Etiketa: AIDAaktivistbesimBIRNdhunaDhunëDrogeegjiptianGjykatëGjykatësIvana DervishiKorçëkrimiMASmbështetjeMinistria e BrendshmeParaparaburgimPoliciaPolicia e ShtetitromSHvideovizitavrasje
Tjetri
Komiteti i Torturës i kërkon Serbisë të ndalojë dhunën policore

Komiteti i Torturës i kërkon Serbisë të ndalojë dhunën policore

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.