AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjin Gjoni apelon vendimin e pushimit të padisë ndaj BIRN

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Gjin Gjoni gjatë një seance të Kolegjit Zgjedhor | Foto nga : LSA

Gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, e konsideruan të padrejtë pushimin e padisë së tyre ndaj gazetarëve dhe BIRN dhe e apeluan atë duke argumentuar se mungesat e përsëritura të avokatit të tyre në gjykatë janë të justifikuara ndërsa vetë Gjoni nuk e shihte të arsyeshme të paraqitej për të mbrojtur pretendimet e tij.

Gjyqtari Gjin Gjoni gjatë një seance të Kolegjit Zgjedhor | Foto nga : LSA

Gjyqtari Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi apeluan vendimin e Gjykatës së Tiranës për pushimin e padisë së tyre ndaj gazetarëve Besar Likmeta dhe Aleksandra Bogdani dhe organizatës BIRN duke pretenduar se mungesat e përsëritura të avokatit të tyre në seancat gjyqësore ishin të justifikuara.

Në maj, Gjykata e Tiranës e pushoi çështjen pasi vërejti se përgjatë një viti shqyrtimi gjyqësor të çështjes, avokati i palës paditëse Ledio Braho pati munguar në pesë nga 11 seancat duke paraqitur vazhdimisht raporte mjekësore ose arsye të tjera për të justifikuar pjesëmarrjen. Gjykata vlerësoi se kërkesat e përsëritura për shtyrje të palës paditëse po bëheshin shkak për zvarritjen e procesit gjyqësor ndërsa argumentoi se në mungesë të avokatit, pala paditëse mund të ishte paraqitur vetë në gjykatë, gjë që nuk e bëri.

Gjoni dhe bashkëshortja e tij argumentojnë në kërkesën për apelim drejtuar gjykatës së apelit Tiranë se mungesa në seancën e fundit më 31 maj e avokatit të paditësve ishte sërish e justifikuar me raport mjekësor “regjim shtrati” dhe për këtë arsye duhej të merrej parasysh. Gjoni argumenton më tej se ai vetë nuk dëshironte të paraqitej në gjykim me arsyetimin se prania e tij në gjyq do të shkaktonte interpretim mediatik që mund të kërkonte padi të tjera të ngjashme.

“Në arsyetimin e saj gjykata ngre dhe predentimin se në gjykim duhej të ishin paraqitur vetë paditësit në mungesë të avokatit, por pikërisht këtu ku duhen marrë parasysh specifikat e mosmarrëveshjes, Gjykata nuk i merr ato,” shkruhet në kërkesën për apelim. “Nëse pala paditëse do ishte paraqitur vetë në gjykim dhe do të mbronte veten, interpretimi mediatik do të ishte i atillë që do të sillte si pasojë procese të tjera gjyqësore të ngjashme,” argumenton Gjoni.

Gjoni dhe bashkëshortja e tij ngritën në vitin 2017 dy padi, njëra kundër BIRN dhe gazetarëve të saj dhe tjetra kundër gazetës Shqiptarja.com dhe dy gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, me pretendimin se raportimet e medias mbi pasurinë e tij familjare dhe hetimet e autoriteteve mbi këtë pasuri përbënin shpifje. Gjyqi ndaj shqiptarja.com u mbyll në mars nga Gjykata e Tiranës për të njëjtën arsye, mungesë të avokatit të paditësve në seancën e pretendimeve përfundimtare. Gjoni e apeloi edhe atë vendim me argumentimin se avokati i tij edhe më 23 mars kishte qenë sëmurë, por nuk kishte pasur mundësi të dorëzonte në kohë raportin mjekësor.

Gjoni kërkon nga gjykata e Apelit rrëzimin e vendimit dhe rikthim të çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës.

Paditë e Gjonit ndaj BIRN lidhen me pretendimet se tre raportime të BIRN përbëjnë shpifje dhe i kanë shkaktuar atij dhe bashkëshortes vuajtje shpirtërore dhe kërkoi 7 milionë lekë dëmshpërblim nga BIRN dhe dy gazetarët. Ata kërkuan edhe 4 milionë nga Shqiptarja.com dhe dy gazetarët e saj.

Paditë e tij ndaj medias u kritikuan nga organizata vendëse dhe ndërkombëtare për lirinë e medias si një keqpërdorim me ligjin që dënon shpifjen dhe mjet për t’i bërë presion gazetarëve.

Etiketa: AdriatikApelimBIRNElton QynogazetarGjin GjoniGjykataGjykata e ApelitGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiHetimetLedio BrahoMjekmjekëpadiraportShpifjeShtyrjeTiranëVendimvuajtje
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Brikena Ukperaj (Lubonja)-gjyqtare e Apelit Vlorë

Skeda e pasurisë së deklaruar-Brikena Ukperaj (Lubonja)-gjyqtare e Apelit Vlorë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.