AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rriten më shpejtësi eksportet turke në vendet e Ballkanit

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri turk pranë urës së Bosforit. Foto: Wikipedia.

Rritja e angazhimit politik të Turqisë në Ballkan tani shoqërohet me një rritje të shpejtë të eksporteve në rajon – 22 për qind në pesë muajt e parë të këtij viti.

Flamuri turk pranë urës së Bosforit. Foto: Wikipedia.

Eksportet turke në vendet e Ballkanit u rritën me 22 për qind në pesë muajt e parë të këtij viti dhe bën që vendi të fitonte rreth 4 miliardë dollarë amerikanë.

Të dhënat nga Asambleja e Eksportuesve të Turqisë, TIM, u mblodhën nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu dhe u raportuan më 16 qershor.

Destinacionet kryesore të eksportit në rajon përfshijnë Shqipërinë, Bosnjën, Bullgarinë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Rumaninë dhe Serbinë, plus vende të tjera të afërta si Sllovakia, Greqia dhe Sllovenia.

“Këto shifra janë rezultat i rritjes së marrëdhënieve politike midis qeverive dhe disa marrëveshjeve tregtare midis Turqisë dhe rajonit, të cilat synonin të të rrisnin vëllimin e tregtisë, por Turqia duhet t’i kishte arritur këto shifra kohë më parë,” tha për BIRN Gozde Kilic-Yasin, një eksperte për marrëdhëniet Turqi -Ballkan në Ankara.

Ajo i quajti shifrat disi të habitshme, duke pasur parasysh mjedisin aktual të dobët ekonomik të Turqisë.

Gjatë kësaj periudhe, Turqia eksportoi më shumë në Bullgari, duke shitur mallra me vlerë 1.1 miliardë dollarë amerikanë. Greqia dhe Sllovenia vinin pas kësaj, me eksporte me vlerë përkatësisht 839 dhe 587 milionë dollarë amerikanë.

Serbia bleu mallra turke me vlerë 367 milionë dollarë amerikanë.

“Vendet e Ballkanit, sidomos Serbia, kanë bërë përpjekje të mëdha për të tërhequr investime turke në vitet e fundit. Ka ndihmuar gjithashtu edhe zhvillimi i marrëdhënieve politike turko-serbe,” vuri në dukje Kilic-Yasin.

Megjithatë, shtoi ajo, lidhjet në rritje të Turqisë me Serbinë kishin zemëruar shumë njerëz në Bosnjën gjysmë-myslimane, ku komuniteti boshnjak priste shumë më tepër nga Turqia.

“Populli boshnjak po e kritikon këtë situatë. Ata besojnë se investimet turke duhet të kishin qenë shumë më të larta në Bosnje, duke pasur parasysh marrëdhëniet politike vëllazërore mes dy vendeve,” tha ajo.

Turqia shiti mallra në Bosnje, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni respektivisht për 179, 159, 123 dhe 164 milionë dollarë amerikanë gjatë periudhës në fjalë.

Eksportet në Sllovaki, Kroaci dhe Mal të Zi i dhanë Turqisë përkatësisht 211, 190 dhe 27 miliardë dollarë fitime.

Rritja më e madhe në eksportet turke ishte në Kroaci – 47 për qind. Eksportet në Bosnje, Serbi dhe Sllovaki u rritën nga 36 në 37 për qind secila.

Eksportet në Bullgari u rritën me vetëm 3.7 për qind. Megjithatë, edhe kjo rritje e vogël është ende e rëndësishme, pasi vëllimi i përgjithshëm i tregtisë Bullgari-Turqi është shumë më përpara vendeve të tjera në rajon.

Ekspertët thonë se eksportet turke në Ballkan u rritën me shpejtësi për shkak të angazhimit të tyre politik dhe strategjisë ekonomike në rajon, por edhe për shkak të rënies së lirës turke, gjë që i bëri produktet turke më të lira për t’i blerë.

“Kjo situatë nxiti bizneset turke të eksportonin, sepse prodhimet turke tani janë shumë më të lira dhe Ballkani është vendi më i mirë për ta, për shkak të marrëdhënieve politike ekzistuese dhe lehtësimit të tregtisë, si dhe kostos së ulët të logjistikës. Ata shohin një mundësi të madhe në këto rrethana,” shpjegoi Kilic-Yasin.

“Kur shohim qytetet që eksportojnë më shumë në Ballkan, shohim qytetet e Stambollit, Manisës, Izmirit dhe Kocaelit – qytete ku ka shumë shtetas turk me origjinë nga Ballkani paraardhësve të të cilëve u është dashur të largohet nga atdheu i tyre në Ballkan,” theksoi ajo.

Turqia është bërë një aktor gjithnjë e më i rëndësishëm në Ballkan në dekadat e fundit dhe aktivitetet e politikës së jashtme të saj, projektet socio-kulturore dhe mediatike si dhe investimet ekonomike janë rritur të gjitha me shpejtësi në rajon. Megjithatë, fuqia ekonomike turke ende mbetet shumë larg asaj të lojtarëve të tjerë të mëdhenj në rajon.

Etiketa: Agjencia Shtetërore eBallkanBallkaniBIRNBosnjeBullgariGreqiainvestimeKomuniteti boshnjakKosovëKroaciliraMal të ZiMaqedonimyslimanerajonSerbiSerbiashqipShqipëriSllovakiaTurqiTurqiaWikipedia
Tjetri
Shumëfishimi i lejeve të ndërtimit nuk ia ngre humorin ndërtuesve

Qeveria jep leje ndërtimi për pallate shumëkatëshe në Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.