AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zvicra mohon që Rusia të ketë dashur ndalimin e flamurit shqiptar

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ansi Agolli, gjatë një dyluftimi me Xherdan Shaqiri, në ndeshjen e futbollit, Shqipëri-Zvicër, 0-1, e vlefshme për Euro 2016, e luajtur në Stadiumin Bollaert-Delelis, ne qytetun e Lens, në Francë më 11 qershor 2016.
Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Federata Zvicerane e Futbollit ka mohuar që Rusia t’i ketë kërkuar të mos lejojë tifozët të mbajnë flamuj të Shqipërisë së Madhe apo Kosovës gjatë ndeshjes së ditës së premte me Serbinë në Kaliningrad, siç raportuan disa media serbe.

Ansi Agolli, gjatë një dyluftimi me Xherdan Shaqiri, në ndeshjen e futbollit, Shqipëri-Zvicër, 0-1, e vlefshme për Euro 2016, e luajtur në Stadiumin Bollaert-Delelis, ne qytetun e Lens, në Francë më 11 qershor 2016.
Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Organi qeverisës për futbollin zviceran ka hedhur poshtë si raporte të pabaza në mediat serbe pretendimin se Rusia i kishte kërkuar Federatës Zvicerane të Futbollit të ndalonte flamujt apo simbolet e “Shqipërisë së Madhe” dhe Kosovës gjatë ndeshjes së së premtes midis Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad.

“Nuk e kemi idenë se çfarë po shkruani për flamuj, as FIFA-n, as Rusinë në lidhje me flamujt në stadiumin në Kaliningrad të premten,” tha Federata Zvicerane e Futbollit në një deklaratë për BIRN. “Nuk ka aspak asnjë problem,” shtoi ajo.

Ndeshja në Kaliningrad rrethohet nga tensioni etnik – gjë e cila nuk ka të bëjë fare me Zvicrën – për shkak të faktit se katër lojtarë në ekipin zviceran janë me origjinë shqiptare, tre prej tyre nga Kosova – Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili.

“Rusia paralajmëroi Federatën Zvicerane të mos lejojë flamuj që kanë lidhje me Shqipërinë e Madhe apo Kosovën,” raportoi të martën gazeta serbe Novosti.

Federata Zvicerane e Futbollit tha se cilado qofshin probleme politike dhe historike midis serbëve dhe shqiptarëve, sporti s’duhet të politizohet.

“Ne s’duam të kemi kurrë mesazhe politike në stadiume, pavarësisht nëse ata janë flamuj apo diçka tjetër,” shkroi federata e sportit.

Në ndeshjen që do të mbahet të premten në orën 20:00 në Rusi, shqiptarët e Kosovës – të cilët nuk kanë një ekip të tyren në Kupën e Botës – po përgatiten të mbështesin ekipin e Zvicrës.

Tensioni midis serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan mbetet i lartë, sidomos për çështjen e nxehtë të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Në ndeshjen e famshme të tetorit 2014 në Beograd midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, mbi fushë u shfaq një dron me një flamur të “Shqipërisë së Madhe”, duke shkaktuar kaos si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Etiketa: BallkanBeogradBIRNEuroFIFAgazetaKosovaKosovëMediamediat serbeRusiRusiaSerbiashqipShqipërishqiptareZvicërZvicra
Tjetri
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Pandëshkueshmëria në Hipoteka ndihmon përhapjen e korrupsionit me pronat

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.