AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidenti i Maqedonisë refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e emrit me Greqinë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov. Foto: Beta.

Presidenti Gjorge Ivanov tha se ai nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen e “emrit” me Greqinë, duke pretenduar se ajo s’është në interes kombëtar, por duke qenë se pushteti i tij është i kufizuar, ai nuk mund ta vonojë pafundësisht këtë progres.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov. Foto: Beta.

Ivanov tha të martën se ai ka vendosur të mos nënshkruajë marrëveshjen e arritur midis qeverive në Shkup dhe Athinë dhe të ratifikuar nga parlamenti maqedonas javën e kaluar, e cila pritet të zhbllokojë progresin e zvarritur të vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ai këmbënguli se marrëveshja shkel kushtetutën dhe se ajo e vendos vendin e tij në varësi të një shteti të huaj.

“Unë nuk e pranoj ndryshimin kushtetues që synon ndryshimin e emrit kushtetues të vendit. Nuk pranoj ide apo propozime që do të vinin në rrezik identitetin kombëtar të Maqedonisë, individualitetin e kombit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin e bashkëjetesës maqedonase,” tha Ivanov në një komunikatë për shtyp duke cituar pjesë të platformës së tij elektorale që nga viti 2014.

Presidenti i Maqedonisë mund të vonojë, por jo të ndalë përparimin e marrëveshjes, pasi pushteti i tij është i kufizuar.

Parlamenti pritet ta votojë përsëri, pas së cilës presidenti ka detyrimin ta nënshkruajë marrëveshjen, edhe pse nuk është specifikuar asnjë afat i qartë. Edhe nëse ai e vonon nënshkrimin, mandati i tij skadon në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes historike të nënshkruar nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve në 17 qershor, Maqedonia do ta ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë në NATO dhe fillimit të bisedimeve të pranimit në BE.

Parlamentarët maqedonas miratuan të mërkurën marrëveshjen e negociuar gjatë me 69 nga 120 deputetë që votuan pro.

Në këmbim të kësaj, Greqia njoftoi të hënën BE-në dhe NATO-n se nuk e kundërshton më pranimin e fqinjit të saj nën emrin e ri, i i cili do të vihet gjithashtu në një referendum në Maqedoni në vjeshtë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev të hënën mbështeti idenë e referendumit, duke thënë se ai do të japë dorëheqjen nëse votimi në mbështetje të marrëveshjes dështon.

“Po, do të largohem nga posti nëse referendumi dështon. Por jam i sigurt se ai do të ketë sukses. Pres një përqindje serioze, 75-85 për qind në mbështetje të marrëveshjes, në përputhje me përqindjen e qytetarëve që mbështesin anëtarësimin në BE-në dhe NATO,” tha Zaev në një intervistë me televizionin 1TV të Maqedonisë.

Marrëveshja e emrit, të cilën shumë e kanë quajtur arritje historike, synon të mbyllë mosmarrëveshjen 27-vjeçare midis dy fqinjëve mbi përdorimin e termit Maqedoni.

Megjithatë, marrëveshja ka hasur kundërshtim të fortë nga dy linja të ashpra greke dhe maqedonase të cilët e shohin atë si një disfatë kombëtare.

Athina ka bllokuar rrugën e vendit për anëtarësimin e tij në NATO, duke këmbëngulur se emri Maqedoni nënkupton pretendime territoriale mbi krahinën e saj veriore me të njëjtin emër.

Etiketa: AthinaBEdeputetEmriGreqiaMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjambështetjeNATOprogresReferendumrrezikShkupVotimiZoran Zaev
Tjetri
Policia greke gaz lotsjellës ndaj protestuesve kundër marrëveshjes së emrit

Policia greke gaz lotsjellës ndaj protestuesve kundër marrëveshjes së emrit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.