Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Opinion

Triumfi i Erdogan konsolidon “bllokun Lindor” të ri

Marcus TannerNgaMarcus Tanner
11:42 | 26/06/2018
Në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Triumfi i Erdogan konsolidon “bllokun Lindor” të ri

Presidenti i Turqisë Recep Tajip Erdogan, përshëndet mbështetësit e partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, Turqi më 25 qershor 2018 pas fitores në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Foto: Shërbimi i Presidencës së Turqisë/AP

Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja zgjedhore e presidentit të Turqisë do të shërbejë si një nxitës i fuqishëm për një bllok gjithnjë e më të madh shtetesh që drejtohen në thelb nga burra autoritaristë.

Presidenti i Turqisë Recep Tajip Erdogan, përshëndet mbështetësit e partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, Turqi më 25 qershor 2018 pas fitores në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Foto: Shërbimi i Presidencës së Turqisë/AP

Deri në çastin e fundit, pati një shpresë së Turqia mund t’i thoshte “jo” Recep Tajip Erdoganit dhe regjimit të tij në dukje të përjetshëm dhe autoritar. Nuk ishte një shpresë e madhe, gjithsesi. Pasi ka burgosur mijrëa nga kundërshtarët e tij, përfshirë edhe një nga rivalët për president, pasi i ka mbyllur gojën medias dhe zbutur gjykatat, të gjitha mjetet ishin në dispozicion të tij në zgjedhjet e 24 qershorit.

Pavarësisht mundësive të pakëta, gjithsesi, partitë e përçara opozitare të Turqisë organizuan një sfidë të fortë dhe surprizuese. Siç raportoi Balkan Insight, në një pikë dukej se Erdogan mund të detyrohej të përballej me një raund të dytë në garën presidenciale dhe të mos dispononte shumicën e përgjithshme parlamentare.

Ajo shpresë, apo frikë, tashmë ka ikur – dhe fitorja e Erdogan do të ketë pasoja shumë përtej kufijve të Turqisë, për shkak se fitorja e tij shënon një hap tjetër drejt plotësimit të një arkitekture të re politike për Europën Lindore, përfshirë Ballkanin, të përkufizuar nga sundimi i autoritaristëve.

Një “Bllok Lindor” i ri po krijohet, pak a shumë në të njëjtën vijë gjeografike që u përshkrua nga Ëinston Churchill i BRitanisë në Fulton, Misuri, më 1946, kur ai paralajmëroi për një “perde të hekurt” që po bie përmes Europës.

Siç e tha edhe Simon Jenkins në Guardian të hënën, pas zgjedhjeve në Turqi: “Populizmi po bëhet normë në një numër të madh shtetesh në Europën lindore, karakterizuar nga sundimi personal, ksenofobia dhe shtypja e opozitave parlamentare apo mediatike.”

Kjo “perde” e re, natyrisht, nuk përbëhehet nga hekur komunist por nga një materjal shumë më i butë dhe ka prerë mespërmes Bashkimit Europian.

Por ajo ka gjithashtu edhe karakteristikat e saj të veçanta, të shënjuara, siç e tha Jenkins, nga sundimi i autoritaristëve patriarkalë, nacionalizmit me oktan të lartë, stigmatizimit të opozitës si tradhëtare dhe institucione demokratike të dobësuara.

Këto, nga ana e tyre, shënjohen nga media e dobët, gjykata të nënshtruara, parlamente të buta, parti që funksionojnë si diçka më shumë se sa korre duartrokitëse për udhëheqësin dhe një kulturë politike të sekretit dhe mungesës së llogaridhënies.

Këto janë dallime domethënëse me vendet e Bllokut Lindor të vjetër.

Putin dhe Erdogan operojnë në ekstremin e spektrit joliberal dhe kjo është josurprizuese nëse shihen rrënjët e cekëta që ka demokracia si në Turqi ashtu edhe në Rusi.

Viktor Orban dhe Aleksandar Vucic duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe të duken sikur i shërbejnë traditave demokratike të vendeve të tyre. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse Serbët dhe Hungarezët janë “popuj barrikadash” – të nënshtruar një çast, rebelë çastin tjetër.

Orban dhe Vucic duhet të jenë autoritaristë të një lloji tjetër më të butë. Ata kontrollojnë shumicën e levave të pushtetit por nuk munden, dhe as nuk mund të ëndërrojnë, që thjeshtë të arrestojnë kundërshtarët e tyre.

Por, sëbashku – dhe ata punojnë sëbashku – autoritaristët e Hungarisë plus Serbia dhe Rusia, plus Turqia përbëjnë një aks që gjithnjë e më shumë po përkufizon rajonin e tyre dhe i vë vendet e tyre mënjanë ga Europa Perëndimore.

Dhe, me Erdoganin të konfirmuar në postin e tij, pjesa e mbetur pak më shumë liberale në Europën Lindore – ato pak shtete ku pushteti mbetet pak më i shpërndarë – po fillojnë të duken të izoluara.

Gjatë viteve 1990 shtete të tilla ishin norma ndërsa tashmë po bëhen përjashtimi. Përjashtimet pluraliste janë, në tërësi, edhe shtetet më të vogla e më të dobëta në rajon, të tilla si Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Në këtë kontekst, në të cilin autoritaristët [Hungaria, Serbia, Rusia dhe Turqia] apo partitë autoritariste [Polonia] janë gjithnjë e më përcaktues në motin politik, në të cilin, ngjarjet në Rumani mund të jenë vendimtare.

Ndryshe nga Maqedonia apo Shqipëria, Rumania nuk është një shtet i dobët por një lojtar real, në rajon dhe në Europë. Strategjikisht ajo është shumë e rëndësishme për NATO-n në kufirin lindor me Rusinë.

Por ajo është gjithashtu edhe një nga të paktat shtete në rajon ku kultura politike nuk është përcaktuar ende. Partia e saj në pushtet ka shumë nga aromat e simotrës në Poloni – nacionaliste dhe armiqësore ndaj institucioneve të pavarura, dhe përpjekjet e saj të pafundme për të shkarkuar prokurorin antikorrupsion të vendit e tregojnë këtë.

Gjithsesi ajo përballet me opozitë të fortë, e cila nuk ngurron të dalë në protesta masive në rrugë.

Rrjedhimisht, ndërsa fitorja e Erdogan në Turqi dukshëm i ka dhënë argument “demokracisë joliberale” në rajon, kapitulli i fundit i sagës së demokracisë joliberale kundër asaj liberale mund të shkruhet nga rumunët.

Tjetri
Presidenti i Maqedonisë refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e emrit me Greqinë

Presidenti i Maqedonisë refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e emrit me Greqinë

Më të lexuarat

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Triumfi i Erdogan konsolidon “bllokun Lindor” të ri

Triumfi i Erdogan konsolidon “bllokun Lindor” të ri

11:42 | 26/06/2018
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

17:36 | 01/02/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

19:25 | 31/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.