AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BE-ja Kosovës dhe Serbisë: Normalizimi i marrëdhënieve tepër i rëndësishëm

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Serbisë dhe ai i Kosovës gjatë takimit më 24 qershor. Foto: Twitter/Maja Kocijancic.

Para një takimi të ri midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës që pritet të mbahet brenda dy javësh, BE-ja i ka kujtuar të dyja palëve se progresi mbi normalizimin e marrëdhënieve të tyre është tepër i rëndësishëm.

Presidenti i Serbisë dhe ai i Kosovës gjatë takimit më 24 qershor. Foto: Twitter/Maja Kocijancic.

Në një tjetër takim të ri të pritur midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Këshilli i Bashkimit Europian ka thënë se progresi nga Serbia dhe Kosova drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre është tepër i rëndësishëm – dhe do të përcaktojë ritmin e integrimeve të tyre përkatëse europiane.

Raporti i Këshillit të BE-së tha se një marrëveshje ligjore midis dy palëve ishte “çelësi për rrugët e tyre europiane dhe tepër e rëndësishme për stabilitetin rajonal”.

Në përfundimet e tij mbi politikën e zgjerimit të BE-së dhe mbi procesin e stabilizimit dhe asocimit të BE-Ballkani Perëndimor, të miratuar të martën, ai i bëri thirrje të dyja palëve “të vazhdojnë rrugët e tyre europiane, duke shmangur faktin që secila mund të bllokojë tjetrën në këto përpjekje dhe me perspektivën e të dyjave për të ushtruar plotësisht të drejtat e tyre dhe për të përmbushur përgjegjësitë e tyre”.

Ai shtoi se BE priste që të dyja palët të angazhoheshin në mënyrë konstruktive në hartimin e statutit për Asociacionin e shumëpritur autonom të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Duke iu kthyer çështjeve të tjera delikate, ai bëri thirrje që të dyja palët të punonin “me shpejtësi” në zbatimin e një marrëveshjeje mbi energjinë.

“Duke marrë parasysh ritmin e ngadaltë të progresit, Këshilli thekson rëndësinë e përfundimit të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të tjera të kaluara dhe në veçanti Urës së Mitrovicës, Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe njohjes reciproke të diplomave,” thuhej në dokumentin e miratuar të martën.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ranë dakord në një takim në Bruksel më 24 qershor për të intensifikuar punën për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në javët e ardhshme.

“Përfaqësuesi i Lartë dhe presidentët patën një diskutim intensiv dhe produktiv në kuadrin e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy palëve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme,” tha pas takimit zyra e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Raportet e mediave sugjerojnë se takimi i ardhshëm midis dy presidentëve mund të ndodhë brenda dy javësh.

Ndërkohë, Vuçiçi i Serbisë të mërkurën tha se së shpejti do të paraqiste propozimin e vet për të ardhmen e Kosovës, “në mënyrë që populli më pas të mund të vendosë”.

“Nuk ka asgjë të mirë për Kosovën që ne mund t’i marrim dhe ofrojmë popullit. Thjesht telashe dhe gjëra të vështira, por unë do të dal para njerëzve dhe do të bëj sugjerimin tim,” tha ai.

“Nuk do të fshihem aspak. Njerëzit do të marrin një vendim për të ardhmen e tyre,” tha Vuçiç për gazetarët në qytetin e Kraljevos, raportoi agjencia e lajmeve Beta.

I pyetur nëse kjo donte të thoshte një referendum në Serbi, ai tha se një vendim mbi një referendum të mundshëm do të merrej pasi “arrihej një zgjidhje kompromisi, e cila nuk është diçka e keqe për qytetarët”.

“Ne jemi ende larg një zgjidhjeje të tillë,” paralajmëroi ai.

Ish-krahu provinca serbe, shumica e banorëve të të cilës janë shqiptarë etnikë, shpallën pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Ajo u shkëput de facto më herët, në vitin 1999, si rezultat i luftës ajrore të NATO-s mbi Serbinë, gjë e cila e detyroi Serbinë të tërhiqte forcat e saj nga provinca e atëhershme.

Shumica e vendeve perëndimore, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara, e kanë njohur Kosovën shumë kohë më parë, por shtetësia e Kosovës kontestohet ende nga Serbia dhe Rusia, ndër të tjera.

Serbia ka filluar tashmë bisedimet e pranimit me BE-në, por aktorët kryesorë në BE, përfshirë Gjermaninë, e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë asnjë anëtar të ri të “importojë” mosmarrëveshjet me vendet fqinje.

Etiketa: BallkaniBanorëBashkimit EuropianBEBrukselgazetarHashim ThaçiKosovaKosovëmarrëveshjeMitrovicëNATOParapresidentPunëRaportiReferendumRusiaSerbiSerbiaSHShtetet e BashkuaraTwitterVendimvuçiç
Tjetri
Referendumi mbi korrupsionin në Rumani nuk ka gjasa t’i ndalojë protestat

Tensioni rritet ndërsa deputetët rumunë sulmojnë sistemin e drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.