AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Tensioni rritet ndërsa deputetët rumunë sulmojnë sistemin e drejtësisë

Ioana BurteangaIoana Burtea
8 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestat në Rumani gjatë fundjavës.

Vera në Bukuresht është gjithmonë me vapë ngjitëse. Është 30 gradë celsius që herët në mëngjes. Mban erë të keqe ndotjeje nga makinat dhe plehrash të hedhura pas ferrave. Por së fundmi, era e keqe ka ardhur nga gjetkë.

Protestat në Rumani kundër ligjit. Foto: Flavia Bobei.

Në një sagë që ka kapërcyer vijat e arsyesh, sistemi i drejtësisë është goditur fort gjatë muajve të fundit ndërsa Partia SocialDemokrate PSD, ka shtyrë përpara ndryshime që duket se nuk kanë synim tjetër veçse të mbrojnë interesat e veta. Tani për tani, pak gjëra mund ta pengojnë atë.

Tensioni mes progresit dhe regresit në politikën dhe shoqërinë rumune nuk është i ri. Që kur PSD u kthye në pushtet në fund të vitit 2016, ligjvënësit e saj janë përpjekur të lehtësojnë legjislacionin antikorrupsion dhe ta bëjnë më të vështirë hetimin e korrupsionit nga prokurorët. Ata i justifikojnë reformat duke argumentuar se prokurorët duken tepër të zellshëm se neglizhojnë të drejtat e njeriut të të dyshuarve. Luftëtarët kundër korrupsionit thonë e gjitha kjo është një hile që synon të ndalojë dënimin e atyre në pushtet.

Pas muajsh betejash parlamentare, ligjvënësit e PSD-së në dhjetor amenduan tre “ligjet e drejtësisë” të Rumanisë, të cilat qeverisin sistemin e drejtësisë, pavarësisht kundërshtive të ashpra nga presidenti Klaus Iohannis, protestave nga gjyqtarët e prokurorët dhe shqetësimeve mbi pavarësinë e drejtësisë të ngritura nga shoqëria civile dhe zyrtarët Europianë.

Ndonëse ndryshimet mund të ishin edhe më keq, kritikët janë të alarmuar nga perifrazimi shumëkuptimësh i ligjeve që lidhen me sanksione më të ashpra ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që akuzohen për “gabime gjyqësore”. Ata thonë se gjuha lë hapësirë për interpretime dhe i hap derën ndërhyrjes politike.

Ekspertët kushtetues Europianë janë ende duke i parë amendimet por në shtëpi presidenti ka mbetur pa opsione për të ndaluar zbatimin e tyre.

Ndërkohë, një vendim nga gjykata kushtetuese në fund të majit shkaktoi edhe më shumë zemërime. Gjykata më e lartë e vendit vendosi se presidenti nuk ka të drejtë të ndalojë qeverinë nga pushimi nga puna i Laura Codruta Kovesi, kryeprokurorja antikorrupsion e Rumanisë.

Kovesi, drejtuese e Drejorisë Kombëtare Anti-Korrupsion, njihet në mbarë botën si mallkimi i të korruptuarve por kritikët në Rumani e akuzojnë atë se i jep më shumë rëndësi sasisë mbi cilësinë në investigime dhe mbështetet tepër mbi shërbimin sekret për të ndjekur rastet hetimore.

Ministri i drejtësisë nisi procedurën për shkarkimin e saj në shkurt me argumentin se ajo është një menaxhere e keqe dhe se ka dëmtuar reputacionin e Rumanisë jashtë vendit duke kritikuar qeverinë në intervista me median a huaj.

Iohannis nuk pranoi asgjë prej këtyre – së paku sepse mekanizmi ligjor dikton që presidenti të jetë pjesë e zinxhirit vendimmarrës kur vjen puna për shkarkimin e kryeprokurorit antikorrupsion. Por vendimi i gjykatës nënkupton që tani e tutje ministri i drejtësisë të ketë diskresion të plotë për fatin e kryeprokurorit.

Kjo nënkupton gjithashtu që Iohannsi do të duhet të pushojë nga puna Kovesin tani shpejt nëse nuk dëshiron një procedurë gjykimi integriteti “impeachment”, megjithëse gjykata nuk i ka dhënë atij afate kohore. Iohannis mbetet ende për të vendosur se çfarë do të bëjë.

Ekspertët ligjorë në RUmani thonë se një hap i nevojshëm për të garantuar pavarësinë e prokurorëve është që të modifikohet neni shumëkuptimësh i kushtetutës që thotë se prokurorët punojnë nën autoritetin e ministrit të drejtësisë.

I përdorur vazhdimisht nga partia në pushtet për të justifikuar reformën e saj ligjore, është e paqartë nëse artikulli thjeshtë përcakton hierarkinë administrative apo i vendos hetimet e prokurorëve dhe pozicionet e tyre drejtpërdrejti në varësinë e ministrit. Kushtetuta mund të ndryshohet vetëm me një referendum kombëtar – por një vendim tjetër i gjykatës kushtetuese në mes të qershorit, i ka lënë presidentit fuqi të pakta për të organizuar një të tillë.

Ligjvënësit i dhanë goditjen më të fortë sistemit të drejtësisë në Rumani në një vendim të vetëm në mbrëmjen e 11 qershorit, kur dhjetëra amendamente në Kodin e Procedurës Administrative u miratuan duke e bërë më të vështirë për prokurorët të mbledhin prova, të sekuestrojnë pasuritë e paligjshme apo të përdorur provat në krimet e reja përmes shqyrtimit të hetimeve të mëparshme.

Dhe në një lëvizje të padëgjuar në natyrën e sistemit të drejtësisë, ligjvënësit hodhën poshtë konceptin e “dyshimit të arsyeshëm”. Tani, standardi për të dënuar dikë është të provosh se ai është fajtor “përtej çdo dyshimi”.

Në ditët e ardhshme kjo ka gjasa të sjellë më shumë trazira dhe zemërim, veçanërisht për shkak se parlamenti duhet teorikisht të fillojë pushimet e verës dhe PSD ka gjasa të nxitojë për të kryer më shumë ndryshime ndërkohë.

Ligji antikorriupsion i Rumanisë, një dokument 18 vjet i vjetër që revolucionarizoi mënyrën se si përndiqet korrupsioni i nivelit të lartë, është shënjestra e rradhës. Nëse edhe ky ligj copëtohet, politikanët e tillë si udhëheqësi i PSD-së Liviu Dragnea – dënuar të enjten me tri vite e gjysmë burg për abuzim me detyrën – do ta kenë më të lehtë të shmangin vuajtjen e dënimit.

Papritur, nën lodhjen e vapës së verës, vendi duket se është kthyer pas së paku 15 vjet në një kohë kur prokurorëve që sfidonin partinë në pushtet u shkatërrohej karriera dhe u kërcënohej jeta dhe kur shoqëria ishte tepër e zhgënjyer për të protestuar.

Së paku gjenerata më e re është relativisht vigjilente. Protestat janë popullore, media është më e larmishme dhe shoqëria civile është më e zhvilluar.

Më 20 qershor, tensionet shpërthyen në përleshje ndërsa ligjvënësit e Draganeas u përplasën me gazetarët në parlament ndërsa këta të fundit po përpiqeshin ta intervistonin atë.

Jashtë në rrugë, më shumë se 4 mijë njerëz demonstruan në Bukuresht kundër amendimeve të PSD-së në kodin penal. Ata brohoritën slogane anti-korrupsion dhe anti-qeveritare, e quajtën PSD-në “murtaja e kuqe” dhe valëvitën flamuj të Rumanisë, të BE-së dhe të SHBA-së si dhe portrete të Kovesit.

Mbetet ende për t’u parë nëse protestat do të mbeten paqësore dhe nëse njerëzit do të ruajnë gjakftohtësinë në këto kohë të turbullta.

Etiketa: abuzimAdministrativeBEBurgdeputetgazetarGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarHetimetKorrupsionKorrupsionikushtetueseLaura Codruta KovesiLigjMediaparlamentPartiaPartia SocialdemokrateprokurorProtestatPSDPunaReferendumRumanisanksionesekretSHSHBAtraziraVendimVendimi
Tjetri
Artistët mohojnë arritjen e një marrëveshje me Veliajn për Teatrin Kombëtar

Artistët mohojnë arritjen e një marrëveshje me Veliajn për Teatrin Kombëtar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.