AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Artistët mohojnë arritjen e një marrëveshje me Veliajn për Teatrin Kombëtar

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktore dhe aktivisteve nga shoqeria civile, gjate nje takimi te Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, per te kundershtuar vendimin per prishjen e godines se Teatrit Kombetar. Foto: LSA

Ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj shpërndau në media lajmin për “arritjen e marrëveshjes” për shembjen e teatrit kombëtar, artistët protestues deklaruan se ata nuk kanë nënshkruar kurrfarë dokumenti dhe as nuk kanë pranuar ndonjë kompromis. Ata këmbëngulin që projektligji i qeverisë duhet të tërhiqet.

Aktore dhe aktivisteve nga shoqeria civile, gjate nje takimi te Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, per te kundershtuar vendimin per prishjen e godines se Teatrit Kombetar. Foto: Lsa

Artistët të cilët prej disa muajsh kanë shprehur haptazi kundërshtimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe dhënien e territorit me koncension te kjo kompani në këmbim të ndërtimit të një godine të re, i thanë BIRN se asnjë marrëveshje nuk është arritur me bashkinë e Tiranës për teatrin.

“Nuk është vendosur asgjë. Thjesht u takuam me kryebashkiakun dhe i folëm për kushtet tona të moscënimit të territorit të teatrit, konkursin ndërkombëtar të projektit dhe projektligjin,” tha për BIRN aktori Arben Derhemi, i cili ishte pjesë e takimit.

“Ai na siguroi që nuk do të prekej territori i Teatrit dhe se do ta përfshinte këtë në projektligj,” shtoi Derhemi, duke theksuar sërish se nuk ka marrëveshje.

Më herët të mërkurën, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj lajmëroi se më në fund ishte arritur një marrëveshje me artistët dhe se do të niseshin negociatat për një teatër të ri kombëtar.

“Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje! Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve! Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teatër të ri Kombëtar!,” shkroi Veliaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas një deklarate për shtyp të nxjerrë nga Drejtoria e Informacionit të Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku Veliaj në një takim me aktorët të mërkurën ka arritur një marrëveshje për të ndërtuar një teatër të ri, duke ruajtur territorin aktual të teatrit dhe pa kullë. Ndërtimi nga një firmë private vazhdon të jetë në lojë.

“…Prona e teatrit nuk preket, që e negocion teatrin e ri si një ndërtesë monovolum, pa kulla sipër, dhe që e negocion këtë teatër të ri me çelësa në dorë, me para të privatit…,” mësohet të ketë thënë Veliaj, duke njoftuar çuarjen përpara të projektligjit të kundërshtuar që ia jep pa garë tenderin kompanisë Fusha shpk.

Sipas lajmërimit të Bashkisë pritet që faza e ardhshme do të jetë negocimi i projektit me kompaninë fituese të partneritetit-publik-privat me përfaqësi edhe të artistëve.

BIRN nuk arriti të lidhej me regjisorin Altin Basha, i cili ishte një nga tre artistët që u takuan me kryebashkiakun Veliaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një grupim i qytetarëve dhe artistëve që po protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar reagoi gjithashtu pas deklaratës së Veliaj duke hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut për një kompromis.

“Nuk ka asnjë kompromis dhe marrëveshje me asnjë përfaqësues qeveritar pa u tërhequr ligji i veçantë nëpërmjet të cilit kërkohet të kryhet ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar. …Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk kanë nevojë për artifica të tilla ligjore. Ato krijohen vetëm për të mbrojtur me ligj autorët e grabitjes së pronës publike,” thuhej në deklaratë.

Aleanca gjithashtu theksoi se kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nuk ka asnjë status për kryerjen e negociatave apo dëgjesave publike.

“Përfshirja e z. Veliaj jo vetëm që është personale dhe informale, por është në kundërshtim të frymës së procedurave ligjore aktuale dhe parimit të ndarjes së pushteteve. Z. Veliaj është i mirëpritur të japë mendime personale, ashtu si gjithë qytetarët e tjerë, por asgjë më shumë se kaq,” u shprehën ata, duke kujtuar se teatri është në përgjegjësi të Ministrisë së Kulturës.

Aleanca përsëriti qëndrimin se qeveria duhet të tërheqë draftin e ligjit të veçantë dhe të fusë procesin në kuadrin e rregullt ligjor.

Dy ditë më parë, artistët dhe qytetarët në mbrojtje të teatrit denoncuan si farsë dëgjesat e bashkisë me arkitektët, urbanistët dhe artistët dhe kërkuan negociata me kreun e qeverisë Rama, duke hedhur poshtë veprimet e kryebashkiakut Veliaj si një autoritet i paautorizuar nga ligji për t’u marrë me teatrin.

Etiketa: Aleanca për Mbrojtjen e TeatritBashaBIRNErion VeliajFacebookFushaKullaLigjmarrëveshjembrojtjeMedianegociataParaProjektligjProjektligjipronaprotestuesQeveriaRamaShoqeria civileshqiptareTiranë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Artan Lazaj-gjyqtar i Gjykatës Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar-Artan Lazaj-gjyqtar i Gjykatës Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.