AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pas shtatë viktimash, qeveria urdhëron teknologji të re shpërthimesh në miniera

Sami CurringaSami Curri
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera urdhëroi kompanitë e minierave në Bulqizë që të ndalojnë shpërthimet me fitila dhe kapsolla si kundërpërgjigje ndaj aksidenteve, por vendimi pritet me dyshim me argumentin se “shkaqet e aksidenteve janë komplekse”.

Minatorë të minierës së Bulqizës, duke punuar në galeri. Foto: Gj.Erebara, Arkiv

Në maj 2018, Autoriteti për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM dhe drejtues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bënë me dije kompanive minerare që operojnë në Bulqizë se mënyra tradicionale e shpërthimit të minave me fitil apo kapsolla nuk do të lejohej më, duke u vendosur si kusht futjen e shpërthimit me rrymë elektrike.

Vendimi vjen si përgjigje ndaj aksidenteve të njëpasnjëshme në minierë, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 7 personave gjatë vitit 2018. BIRN mësoi nga AKSEM se mënyra e shpërthimeve është fajësuar si shkaktare e vdekjes për të paktën tre nga shtatë minatorët.

“Kjo mënyrë shpërthimi është e vjetëruar,” deklaroi AKSEM referuar ndezjes me fitila në një përgjigje me shkrim për BIRN, ndërsa sqaroi se mënyra e re jepte më shumë siguri për zjarrmëtarin pasi ai nuk do ishte pranë vendit të shpërthimit kur minat të aktivizoheshin.

Urdhri i ri është miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe do të futet në fuqi prej datës 1 korrik 2018, por drejtuesit e kompanive u ankuan se koha në dispozicion për ndryshimin e teknologjisë është e pamjaftueshme dhe se zjarrmëtarët e tyre nuk e njihnin këtë metodë.

Administratori i një kompanie minerare që operon në zonën e Bulqizës, në kushtet e anonimatit i tha BIRN se është e vërtetë që teknologjia e re është më e mirë se ajo ekzistuesja, por do të duhet më shumë kohë për t’u adaptuar me të.

“Zjarrmëtarët tanë nuk i’a kanë idenë se si funksionon. Sot e kësaj dite nuk është marrë asnjë masë nga AKSEM për të parë dhe për të kaluar në fazë testimi zjarrmëtarët që do ta bëjnë një punë të tillë me metodën elektrike, ku nga ana tjetër thonë, më 1 korrik ti duhet ta kesh zëvëndësuar teknologjinë e lëndëve plasëse,” tha ai.

Ndërhyrja e AKSEM erdhi pas një sërë aksidentesh të rënda që u morën jetën 7  minatorëve vetëm gjatë vitit të fundit. Enis Aliko, zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë një takimi më 31 maj në Bulqizë, me përfaqësues të kompanive minerare që operojnë në zonë deklaroi se situata ishte përkeqësuar në krahasim me vitin e shkuar dhe se ndryshimet në ligjin e rregullores së teknikës së sigurimit për përdorimin civil të lëndëve plasëse, do të ndikojnë për mirë.

“Është një problem emergjent. Këtë vit është përkeqësuar gjendja, krahasuar me vitin e kaluar, prandaj duhet që ne të gjithë sa më shpejt të reflektojmë. Falë disa ndryshimeve që janë bërë në ligj do të ndikojnë për mirë dhe këtë mund ta arrijmë së bashku,” deklaroi Aliko në tryezën me përfaqësues të kompanive minerare.

Vendimi i qeverisë për të ndryshuar teknologjinë e shpërthimeve nuk pritet me entuziazëm as nga minatorët vetenarë.

Petrit Hoxha, që ka punuar për më shumë se 35 vite në minierën e Bulqizës, futjen e metodës së re të plasjeve të minave nuk e shikon si një zgjidhje që do t’i japë fund aksidenteve në minierë, pasi sipas tij aksidentet kanë një shumësi faktorësh. Ai shton gjithashtu se ndryshimi i teknologjisë së shpërthimit të minave kërkon më shumë kohë se një muaj, pasi miniera nuk ka zjarrmëtarët e trajnuar për një punë të tillë, dhe se kjo gjë mund të sillte aksidente të tjera në punë për shkak të mungesës së eksperiencës dhe njohurive.

“Nga eksperienca ime para dhe pas ’90-s, për të përvetësuar metodën e plasjeve me rrymë elektrike ose për të krijuar një grup zjarrmëtarësh për të bërë një punë të tillë do të duheshin së paku 3 muaj”, u shpreh Hoxha për BIRN.

AKSEM, në përgjigje të një kërkese për të drejtën e informimit të BIRN, shprehet se periudha një mujore është e mjaftueshme. Sipas tyre, në bazë të  V.K.M-së “Për miratimin e rregullores së teknikës së sigurimit për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë” – në rastet kur minierat vënë në përdorim lëndë plasëse të llojeve të reja, apo mënyra të reja shpërthimi, zjarrmëtarët instruktohen për një muaj rresht, në mënyrë të detajuar për këto probleme.

“Zjarrmëtarët që janë instruktuar për përdorimin e lëndëve plasëse të reja, duhet të punojnë për një muaj nën mbikqyrjen e personelit inxhiniero-teknik, gjë që është plotësisht e realizueshme, si në kohë edhe me personel”, deklaron AKSEM për BIRN.

Por për ndikimin që kjo teknikë do të ketë te aksidentet, minatorët janë skeptikë. Brigadieri i një kompanie minerare që operon në zonën e Bulqizës i tha BIRN në kushtet e anonimatit, se kishte shumë pak informacion për metodën e re të plasjeve të minave, ndërsa theksoi se aksidentet kishin disa faktorë. “Në galeri nuk mund të thuash se paska vetëm një shkak për aksidentet e ndodhura. Ka disa, janë probleme zinxhir që sjellin aksidentet,” tha ai.

Ndërsa ish-minatori Hoxha vuri në dyshim efektshmërinë e teknikës së re sidomos në fronte të vogla pune. “Kur flasim për punime në fronte të vogla, siç mund të jenë 10-15 m nga rruga kryesore, kjo metodë nuk jep rezultat e duhura dhe mund të kthehet në një burim aksidentesh. Plasja është e menjëhershme dhe nuk kuptohet se sa mina kanë plasur dhe nëse ka ngelur ndonjëra e paplasur, sepse në punë e sipër për pastrimin e frontit mund të haset në këtë minë dhe kthehet në burim aksidenti”, tregon Hoxha për BIRN.

Sipas AKSEM, shkaqet e ndodhjes së aksidenteve kanë qenë nga më të ndryshmet, por një pjesë e tyre ka ardhur nga mënyra e shpërthimit të minave me fitil dhe kapsolla të zakonshme; kryesisht nuk është zbatuar nga zjarrmëtarët koha e nevojshme që harxhohet për ndezjen e minave. Kjo sipas agjencisë është edhe arsyeja kryesore që duhet të hiqen nga përdorimi kjo mënyrë shpërthimi.

AKSEM jep një shembull konkret se sa efektive ka qenë metoda e plasjeve elektrike. Ajo thotë se  pas disa aksidenteve të ndodhura në vitin 2007 në njërën prej galerive të kromit në Bulqizë prej shpërthimit të minave me fitil dhe kapsolla të zakonshme “u vendos të hiqen nga përdorimi në këtë minierë shpërthimi i minave me fitil dhe kapsolla të zakonshme.

“Prej 10 vitesh aty nuk ka rezultuar asnjë aksident nga minat,” përfundoi AKSEM.

Etiketa: aksidentaksidenteAksidentetBIRNBulqizëGaleriKESHLigjMASminaMinatorMinierapaktParaQeveriaSHshqipteknologjiVendimi
Tjetri
Gjyqtari: Kosova masa ndaj kërcënimeve për lirinë e medias

Gjyqtari: Kosova masa ndaj kërcënimeve për lirinë e medias

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.