AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria nuk do të ndërtojë kampe refugjatës, thotë Rama

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grafit që besohet se është bërë nga artisti i rrugës Banksy në një mur në Paris më 25 qershor 2018. Shtatë punime nga artisti misterioz i grafitëve janë zbuluar gjatë ditëve të fundit, përfshirë këtë këtu të bërë pranë një ish-qendre për migrantë në periferinë veriore të qytetit sipas faqes së internetit Artistikrezo. (AP Photo/Thibault Camus)

Në një përshkallëzim të dukshëm nga mohimet pasive të ditëve të shkuara mbi planet për kampe refugjatësh dhe imigrantësh në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama i tha gazetës gjermane Bild se ai nuk e ka menduar kurrë idenë e pranimit të kampeve në shkëmbim të përshpejtimit të procesit të integrimit.

Një grafit që besohet se është bërë nga artisti i rrugës Banksy në një mur në Paris më 25 qershor 2018. Shtatë punime nga artisti misterioz i grafitëve janë zbuluar gjatë ditëve të fundit, përfshirë këtë këtu të bërë pranë një ish-qendre për migrantë në periferinë veriore të qytetit sipas faqes së internetit Artistikrezo. (AP Photo/Thibault Camus)

Kryeministri shqiptar Edi Rama kritikoi me fjalë të ashpra propozimin për ndërtimin e kampeve për migrantë dhe refugjatë në Shqipëri si një ide që synon të “hedhë njerëz të dëshpëruar si mbetje toksike të padëshirueshme” ndërsa shtoi se “ai nuk do të pranojë kurrë” këtë ide. Kjo ishte deklarata më e fortë e Ramës mbi debatin e hapur nga politika europiane për ndërtimin e kampeve “jashtë BE-së” në vende të tilla si Shqipëria, Tunizia apo Libia.

Duke folur për gazetën gjermane Bild, ai tha se Shqipëria “nuk do të ndërtojë qendra refugjatësh edhe në shkëmbim të anëtarësimit në BE” dhe se “kriza e refugjatëve duhet të zgjidhet në mënyrë të pavarur nga gjendja aktuale përpjekjeve për anëtarësim”.

Këshilli Europian i ministrave të jashtëm vendosi të martën të shtyjë vendimin për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor 2019 dhe theksoi si mbështetjen për procesin e zgjerimit ashtu edhe nevojën për reforma të mëtejshme në të dy vendet.

Përgjatë javëve të fundit, Rama është akuzuar nga opozita shqiptare se dëshiron të ndërtojë kampe për imigrantë të padëshiruar në shkëmbim të një vendimi pozitiv për hapjen e bisedimeve. Shumë politikanë si në nivel europian ashtu edhe në nivel kombëtar në Austri dhe Gjermani kanë mbështetur idenë, e cila është pjesë e diskutimeve më të gjera mbi krizën politike në disa vende Europiane të shkaktuar nga imigrimi. Këshilli Europian në një projektkonkluzion të publikuar më herët mbështeti idenë e “qendrave rajonale të disbarkimit” ndërsa ambasadori i Tunizisë në BE Tahar Cherif tha për Guardian se me të vërtetë Italia dhe Gjermania kanë propozuar ngritjen e kampeve në këtë vend dhe se qeveria e tij ka refuzuar.

Më herët Rama ka mohuar se ekzistojnë bisedime për ndërtim kampesh në Shqipëri, por pas vendimit të negociatave, foli për herë të parë kundër kësaj ideje.

Etiketa: AustriBEBILDbisedimeEdi RamaGjermaniGjermaniaItaliaKrizaKryeministri Edi RamalibiambetjeOpozitaQeveriaRamaReformaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareVendimi
Tjetri
BE-ja Kosovës dhe Serbisë: Normalizimi i marrëdhënieve tepër i rëndësishëm

BE-ja Kosovës dhe Serbisë: Normalizimi i marrëdhënieve tepër i rëndësishëm

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.