AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë paralajmëron protesta për infermierët

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stafi spitalor gjatë ceremonisë së përfundimit të rikontruktsionit të Reanimacioni të Kardiologjisë në QSUT | Foto nga : LSA

Rreth 4000 infermierë janë prekur së fundmi nga një vendim i Ministrisë së Arsimit për të njohur si “bachelor” dhe jo “master” studimet e tyre 4-vjeçare, që sipas Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë është një “gjobë” skandaloze e ministrisë për infermierët që sjell përfitime te universitetet private.

Stafi spitalor gjatë ceremonisë së përfundimit të rikontruktsionit të Reanimacioni të Kardiologjisë në QSUT | Foto nga : LSA

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kritikoi ashpër në një deklaratë për shtyp të enjten vendimin e Ministrisë së Arsimit për të mos njohur diplomat 4-vjeçare të infermierëve të diplomuar në vitet 2002-2006, duke e quajtur atë një “gjobë” skandaloze të ministrisë për infermierët.

Konfederata e cilësoi vendimin e ministrisë si tallje me djersën e studentëve dhe me fatin e familjeve të tyre, nga zyrtarë të “marrë peng” të ministrisë së arsimit.

“Ky institucion [Ministria e Arsimit] pasi shkatërroi procesin e maturës shtetërore për të favorizuar universitetet private, pasi cenoi rëndë figurën e mësuesit duke e kthyer në një shërbëtor [të] partisë, pasi i ktheu zyrat arsimore në zyra punësimi për militantët ka filluar merret me infermierët, që i detyron të kryejnë masterat në universitetet e lidhura me ministrinë,” thuhet në njoftimin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

“Diplomat e 4 mijë infermierëve që Ministria e Arsimit kërkon t’i ulë vlerën njihet nga shteti gjerman.
Shumë prej infermierëve që kanë kryer studimet 4 vjeçare në vitet 2002-2006 ushtrojnë profesionin fisnik të infermierit në shtetin gjerman, teksa atyre u është kërkuar vetëm një provim i gjuhës gjermane për të punuar si infermierë në spitalet rajonale dhe qendrore të këtij shteti,” thuhet në të.

Konfederata gjithashtu kërkoi që Ministria e Shëndetësisë të marrë në mbrojtje infermierët dhe kërkoi nga Fakulteti i Mjekësisë, Urdhri i Infermierit dhe Komisioni i Medias dhe Edukimit të mbajnë një qëndrim lidhur me vendimin e ministrisë së Arsimit.

“I bëj thirrje prokurorisë të nisë një hetim për këtë çështje, ndërsa Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë do të nisë protestat në mbrojtje të 4000 infermierëve,” paralajmëroi Konfederata.

BIRN raportoi më herët se rreth 4 mijë infermierë, një pjesë e të cilëve me mbi 10 vjet eksperiencë pune, u njoftuan se ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte vendosur në nëntor të vitit 2017, se bazuar në ligjin “Për Arsimin e Lartë” të vitit 2015, shkollimi i tyre universitar për 3 vjet e gjysëm në teori, plus gjysmë viti praktikë do të barazvlerësohej tani me diplomën “bachelor” të “Sistemit të Bolonjës” dhe jo me master siç njihej më parë.

Ky vendim është pritur me shqetësim nga infermierët që preken nga ligji, të cilët i thanë BIRN se ishin të frikësuar për vendin e punës ndërsa tani u duhet të riktheheshin në universitet dhe të paguajnë tarifa të kripura për të marrë diplomën e masterit.

BIRN mësoi se infermierëve të përfshirë në këtë kategori u janë zbritur nga paga rreth 4500 lekë në muaj, ku rreth gjysma i takon parave që kthehen pas dhe pjesa tjetër uljes së rrogës.

Në një përgjigje me shkrim ministria e Arsimit i tha BIRN se vendimi i marrë për të zhvlerësuar diplomën e infermierëve ishte i ligjshëm.

“Nuk mund të ekuivalentohen si “Master” diplomat e programeve të studimit që kanë zgjatur më pak se katër vite akademike (8 semestra)”, tha zëdhënësi i ministrisë së Arsimit Mariglen Mërtiri. Ai shtoi se këto diploma patën të njëjtin ekuivalentim edhe në ligjin e mëparshëm për arsimin e lartë të vitit 2007.

Etiketa: akademikeBachelorBIRNdiplomatHetiminfermierëmastermbrojtjeMinistria e ArsimitMinistria e Arsimit dhe ShkencësMjekmjekëProtestaProtestatPunëPunësimiQSUTSHshqipspitaletSpitalet rajonalestudentuniversitetUrdhri i InfermieritVendimVendimi
Tjetri
Reforma në drejtësi, Rama fton opozitën në tryezën e dialogut

Hahn zotohet të nisë përgatitjet për bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë e Shqipërisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.