AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Perëndimi paralajmëron Rumaninë të mos bëjë hapa pas në korrupsion

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
8 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestat në Rumani gjatë fundjavës.

SHBA dhe disa vende Europiane i bënë thirrje Rumanisë të mos miratojë ligjet e reja që kërcënojnë përpjekjet e vendit për të luftuar korrupsionin ndërkohë që ligjvënësit filluan të debatojnë ndryshimet në kodin ligjor.

Protestat në Rumani.

Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende Europiane i kërkuan ligjvënësve rumunë të mos miratojnë ndryshimet e reja ligjore, të cilat synojnë të pengojnë hetimet antikorrupsion në vend ndërsa parlamenti i Rumanisë nisi të enjten diskutimin e ndryshimeve në kodin penal.

Axhenda e ligjvënësve të partisë në pushtet SocialDemokrate ka ngritur shqetësime mes diplomatëve të huaj dhe ka shkaktuar protesta masive në rrugë, pasi ata miratuan ndryshime në ligje që gjerësisht shihen si kërcënim për sundimin e ligjit.

Deklarata e të enjtes u dërgua në media nga ambasada e SHBA-së në Rumani por u firmos gjithashtu nga përfaqësues të Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Luksemburgut, Holandës, Norvegjisë, Suedisë dhe Zvicrës.

“Ne, partnerët dhe aleatët ndërkombëtar të Rumanisë, i bëjmë thirrje të gjitha partive të përfshira në amendimin e kodit penal dhe kodit të procedurës penale që të shmangin ndryshime që mund të dobësojnë sundimin e ligjit në Rumani dhe aftësinë e vendit për të luftuar krimin dhe korrupsionin,” shkruhet në deklaratën e diplomatëve.

“Ne po ndjekim nga afër ndryshimet në kodin penal dhe mbetemi të shqetësuar se ka shumë elementë që ka gjasa do të pengojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të agjencive ligjzbatuese dhe të ndikojnë negativisht në luftën kundër krimit të dhunshëm, krimit transkombëtar të organizuar, krimeve financiare dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogës,” shton deklarata.

Një komisioni parlamentar i kontrolluar nga socialdemokratët të enjten filloi debatimin e amendamenteve të propozuara, përfshirë ndryshime në përkufizimin e asaj që quhet abuzim me detyrën.

Këto lëvizje kanë alarmuar aktivistët anti-korrupsion dhe partitë në opozitë, ndërsa Gjykata Supreme të enjten e kaluar dënoi udhëheqësin socialdemokrat Liviu Dragne me tre vjet e gjysmë burg për abuzim me detyrën, në një vendim të shkallës së parë.

Deputeti socialdemokrat Claudiu Manda i tha gazetarëve pas deklaratës së ambasadave se të gjitha ndryshimet në legjislacion po hartohen me kujdes për të marrë parasysh rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias.

“Nëse ne bëjmë një gabim, ligjet do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese dhe gjykata do të shprehë opinionin e vet,” i tha ai gazetarëve në parlament.

Partia në pushtet në Rumani ka marrë disa paralajmërime të tilla që kur erdhi në pushtet në dhjetor 2016 nga institucionet ndërkombëtare dhe diplomatët, pasi parlamenti shtyu përpara ndryshimet duke filluar nga janari 2017.

Etiketa: abuzimaktivistAktivistëAmbasada e SHBABurgDanimarkëdiplomatFinlandëgazetarGjykataGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHetimetHolandëKodit PenalKomisioni parlamentarKorrupsionkushtetueseligjzbatueseMediaparlamentPartiaProtestaProtestatRumaniSHBAShtetet e BashkuaraVendim
Tjetri
Qeveria e vlerëson tokën e lakmuar të Teatrit me 470 euro për metër katror

Qeveria e vlerëson tokën e lakmuar të Teatrit me 470 euro për metër katror

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.