AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Socialistët miratojnë procedurën e përshpejtuar për shembjen e Teatrit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë më 28 qershor 2018. Socialistët miratuan kërkesën e tij për procedurë të përshpejtuar për projektligjin për Teatrin Kombëtar. Foto: Malton Dibra/LSA

Në seancën parlamentare të së enjtes, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi paraqiti për votim kërkesën e qeverisë “Rama” për futjen me procedurë të përshpejtuar të projektligjit të Teatrit mes akuzave për hajdutëri të hedhura nga opozita.

Kryeministri Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë më 28 qershor 2018. Socialistët miratuan kërkesën e tij për procedurë të përshpejtuar për projektligjin për Teatrin Kombëtar. Foto: Malton Dibra/LSA

Në fund tëseancës parlamentare të mbushur me sherret e zakonshme këtë të enjte, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi papritur se do të hidhte në votim kërkesën e qeverisë për “procedurë të përshpejtuar parlamentare” për projektligjin që synon t’i transferojë tokën e Teatrit Kombëtar  kompanisë “Fusha” sh.p.k.

Pas protestave të opozitës, kryetari Gramoz Ruçi i dha fjalën deputetes Albana Vokshi dhe deputetët socialistë duruan pa u lëkundur disa minuta fjalim, ku fjalët “vjedhje” dhe “hajdutëri” ishin më të përdorurat.

“Kur shqiptarët prisnin hapjen e negociatave, kryeministri bënte llogaritë e fitimeve marramendëse nga kjo aferë e madhe korruptive. Minimumi i fitimeve në xhepin e kryeministrit është 205 milionë euro. A ekuptoni pra kush është urgjenca? A e kuptoni se pse ne kemi në tavolinë një akt kriminal, një akt korruptiv, një akt barbar?”, tha Vokshi.

Qeveria e dërgoi në Kuvend projektligjin që i jep pa garëkompanisë “Fusha” tokën publike të zënë aktualisht nga Teatri Kombëtar të mërkurën në darkë, shoqëruar me një kërkesë që projektligji të shqyrtohej me “procedurë të përshpejtuar”. Procedura e përshpejtuar shkurton debatet parlamentare dhe mundëson miratimin e një projektligji pas vetëm një jave, ndërsa procedurat normale parlamentare kërkojnë disa javë kohë.

Ndonëse qeveria ka të drejtë të kërkojë procedura të përshpejtuara parlamentare, kjo është një hapësirë e krijuar nga Kushtetuta për efekt situatash të jashtëzakonshme. Vokshi, e cila ishte deputetja e vetme e opozitës që u lejua të debatojë procedurën, e konsideroi projektligjin antikushtetues.

“Ky është një ligj që është i personalizuar, një ligj që bëhet për një kompani të vetme. Kjo është vjedhje e pastër,” tha Vokshi, e cila i bëri thirrje një më një disa deputetëve socialistë, përfshirë ministrin e Diasporës Pandeli Majko qëtë mos e votonin atë. Pas fjalimit të Vokshit, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mbajti një fjalim të shkurtër ku u përpoq ta kthejë akuzën për vjedhje pas te kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Deputetët socialistë votuan menjëherë pas kësaj dhe të 74 votat e tyre ishin në favor të projektligjit.

“Sot është diskutimi për procedurën dhe jo për thelbin. Thelbin e kemi të planifikuar në seancën e rradhës,” tha Taulant Balla. Ai pretendoi se projektligji mbështetet edhe nga disa aktorë.

“Aktorët na kanë dërguar një kërkesë ku thonë se jemi dakord,” tha ai duke iu referuar një peticioni të prezantuar nga Ministria e Kulturës ku paraqiten emrat e një liste me aktorë. Por së paku dy prej “firmëtarëve” duket se e kanë pasur emrin në listë gabimisht. Aktori dhe regjisori i mirënjohur Pirro Mani rezultoi se nuk gjendej në Shqipëri, por në Shtetet e Bashkuara.

Pyetur nga gazeta Shekulli, bashkëshortja e tij, Pavlina Mani mohoi që i shoqi të ketë firmosur një dokument për shembjen e teatrit.

“Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që s’ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë vënë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë,” citohet të ketë thënë ajo.

Projektligji për teatrin pritet të miratohet javës tjetër. Ai i kërkon kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj të përgatisë një kontratë me kompaninë Fusha për t’i transferuar tokën e teatrit “brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit”. Kontrata do të duhet të miratohet gjithashtu në Kuvend.

Vokshi argumentoi në fjalën e saj se arsyeja e përfshirjes së Kuvendit është shmangia e përgjegjësisë penale nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Etiketa: Albana VokshiAmerikaBashadeputetDibraEdi RamaErion VeliajEuroFushagazetaKryeministri Edi RamaKuvendLigjLulzim BashaMinistria e KulturësOpozitaPandeli MajkoPDPeticioniProjektligjiPSQeveriaRamaSHshqipShqipëriShtetet e BashkuaraTaulant BallaTeatri KombëtarUrgjencavjedhjevotim
Tjetri
Aktivistët kërkojnë qendra rezidenciale për strehimin e personave në situatë rruge

Aktivistët kërkojnë qendra rezidenciale për strehimin e personave në situatë rruge

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.