AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Artistët: Nuk dorëzohemi për Teatrin Kombëtar, vazhdojmë protestat

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta e artistëve dh qytetarëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar | Foto nga Rudi Erebara.

Ndonëse të shokuar nga veprimet e qeverisë për të miratuar me nxitim projektligjin për teatrin, artistët dhe qytetarët protestues, shpallën se tashmë fillon lufta e vërtetë dhe se ata janë të vendosur të rezistojnë deri në tërheqje të qeverisë për teatrin kombëtar.

Protesta e artistëve dh qytetarëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar | Foto nga Rudi Erebara.

Të shokuar nga kalimi në parlament i projektligjit për teatrin, një grup artistësh u mblodhën të enjten në mbrëmje të shoqëruar nga dhjetëra qytetarë në sheshin pranë Teatrit Kombëtar. Ata shprehën vendosmërinë të ruajnë teatrin nga planet e qeverisë për shembje.

Artistët, të cilët kanë protestuar çdo ditë për rreth dy javë pranë Teatrit, e quajtën vjedhje planin që qeveria po e shet si një partneritet me privatin për ndërtimin e një teatri të ri, kundrejt shkëmbimit të një pjese të pacaktuar toke publike.

“Jam pa tekst,” u shpreh drejtuesi i Sindikatës së Aktorëve të Skenës dhe të Ekranit, regjisori Alert Çeloaliaj.

“Është njësoj sikur të më ketë ndodhur ndonjë fatkeqësi, sikur më ka vdekur njeri në shtëpi,” shtoi ai, duke komentuar vendimin e qeverisë për votim të përshpejtuar të projektligjit të jashtëzakonshëm për teatrin në parlament.

“Qëndrimi i shumicës së anëtarëve të SASE është që ne jemi pro ndërtimit të një teatri të ri diku tjetër dhe restaurimit të teatrit kombëtar për vlerat kulturore që ai mbart,” njoftoi ai.

Regjisori Robert Budina mori mikrofonin për t’i bërë thirrje deputetëve socialistë të mos e kalojnë ligjin që sipas tij i bën vendit një masakër, ndërsa deputeti i PD Agron Shehaj u shpreh se opozita nuk kishte votat për ta penguar projektligjin dhe se do t’i bashkohej qytetarëve nëse ngujoheshin në godinë.

“Sot më tepër se kurrë kam kuptuar se në zanatin tonë, talenti është një dhunti, por të jesh i lirë është një zgjedhje, t’i thuash jo vjedhjes është një zgjedhje, të kundërshtosh diktaturën është një zgjedhje që mund ta bëjë kushdo,” tha aktori Gentian Zenelaj.

“Sot është një ditë shumë e trishtë,” vazhdoi ai. “Në këtë shtet kam vendosur të rris fëmijët e mi, paguaj taksa me ballin lart, kam parë si është përdhosur e drejta, si është përdhosur ligji, si janë zbythur të gjitha vlerat që mund të ketë një komb,” tha ai.

“Kam parë si tradhtia ndodh natën dhe ditën shitet si kompromis,” vazhdoi Zenelaj. “Kjo tokë sot u vodh,” përfundoi ai, ndërsa aktorët e tjetër dëgjonin të ngrysur dhe të përlotur.

Artistët e nxitën presidentin të mos e dekretojë ligjin nëse ai kalohet nga deputetët e Partisë Socialiste dhe për i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestat e tyre për të mos lejuar politikanët të shkelin ligjin dhe të vjedhin pronën publike.

“Shoh gocat që po qajnë dhe duket si përshpirtje. Jo, jo nuk është përshpirtje! Ne i tronditëm, ne i bëjmë minjtë të lëvizin natën,” tha aktori Neritan Liçaj, duke komentuar miratimin e qeverisë për përshpejtimin e procedurës së projektligjit.

“Unë këtë nuk e lë të prishet sikur nami të bëhet! “Hajdeni zotërinj të parasë, hajdeni policë, këtu na keni!” shtoi Liçaj i pritur me duartrokitje.

“Jemi në vitin e trashëgimisë kulturore, por ky në fakt është viti i varrimit të trashëgimisë kulturore dhe kjo është fare e qartë,” tha në protestë aktivisti Erjon Kristo.

“Këtu është farkëtuar ndërgjegjja e kombit, ky është universiteti i kombit,” shtoi ai, duke pyetur përse kryeprokuroria nuk e heton aferën e teatrit kombëtar.

Ndërsa lexonte një fragment nga romani distopik “1984” i Xhorxh Oruell, gazetarja e kulturës Elsa Demo tha se libri ishte një ilustrim i shkëlqyer i asaj që Erion Veliaj po bën me mediat dhe qytetarët.

“Edi Rama, Mirela Kumbaro, një thirrje të fundit: tërhiquni!” përfundoi fjalën ajo.

Aktivistët shpallën nisjen e një peticioni masiv kundër shembjes së teatrit kombëtar dhe faljes së pronës te një kompani private.

“Protestat do të vazhdojnë si zakonisht dhe më të shumtë në numër,” lajmëruan ata.

Më herët të enjten, drama e teatrit kombëtar u përshkallëzua nga dialogu në shpallje të papritur kompromisi, në vendim për procedurë të përshpejtuar nga qeveria dhe miratim të kësaj procedure në parlament nga 74 deputët të partisë socialiste.

Projektligji pritet të votohet të enjten e radhës në parlamentin ku PS ka maxhorancë.

Nxitimi i qeverisë dhe bashkisë për të çuar përpara shembjen e teatrit kombëtar dhe dhënien te një kompani e paracaktuar pa garë në shkelje të ligjit, si dhe denoncimi se të paktën një nga firmat e peticionit të artistëve që kërkonin shembjen qe e falsifikuar, e kanë damkosur projektin si të dyshimtë dhe aspak transparent.

Etiketa: Agron ShehajaktivistAktivistëdeputetEdi RamaElsa DemoErion VeliajKumbaroLibriLuftaMirela KumbaroNeritan LiçajOpozitapaktparlamentPartisë SocialistePDPeticioniProjektligjiProtestaProtestatprotestuesPSQeveriaRamaSHshembjetaksaUniversitetiVendimvjedhjevotimzgjedhje
Tjetri
A mund t’i mbrojë dëshmitarët Gjykata e re Speciale në Kosovë?

Kosova arreston tre të dyshuar për terrorizëm

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.