Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Leku vijoi të forcohej në qershor pavarësisht ndërhyrjes së BSH

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
16:36 | 29/06/2018
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Leku vijoi të forcohej në qershor pavarësisht ndërhyrjes së BSH
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë muajit që sapo u mbyll, leku u forcua me 0.8% në krahasim me majin, sipas të dhënave të kursit mesatar mujor të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Ndërhyrja e jashtëzakonshme e Bankës së Shqipërisë që filloi më 6 qershor duket se thjeshtë ngadalësoi ritmin.

Leku shqiptar pësoi një forcim të ri gjatë muajit qershor, pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë. Të dhënat e BSH të publikuara në faqen e saj të internetit të premten, tregojnë se kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ishte 125.95 lekë për euro, afro 0.8% më pak se sa në maj, kur mesatarja mujore ishte 126.98 lekë për euro. Në krahasim me qershorin 2017, leku është forcuar me 5.4% kundrejt euros.

Leku është forcuar gradualisht që nga dhjetori 2015 kur euro kushtonte 140 lekë, por ritmi i forcimit u përshpejtua ndjeshëm gjatë muajve mars, prill dhe maj të këtij viti.

E shqetësuar për pasojat negative në ekonomi që mund të ketë forcimi i shpejtë i lekut, Banka e Shqipërisë shpalli ndërhyrje të jashtëzakonshme më 6 qershor, kur leku mbërriti në kuotën më të ulët shumëvjeçare prej 124.2 lekësh për euro. Gjithsesi, pas një zhvlerësimi afatshkurtër pas shpalljes së ndërhyrjes, leku u stabilizua fillimisht rreth kuotës 126 lekë dhe më pas pësoi një forcim e lehtë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë sqaroi disa ditë pas ndërhyrjes se objektivi i BSH ishte “të ndalonte forcimin e mëtejshëm” dhe të “ndryshonte pritshmëritë”. Leku u forcua me 1.5% në prill dhe 1.8% në maj.

Përmasat e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në treg nuk bëhen të ditura ndërsa kapja e 3.4 milionë eurove të krimit javën e kaluar në portin e Durrësit duket se përforcoi argumentin se paratë e përfituara nga trafiku i drogës janë faktori kryesor pas forcimit të lekut gjatë viteve të fundit.

Banka e Shqipërisë pranon se forcimi i lekut gjatë muajve të fundit është i pazakontë, por argumenton se ky forcim ka ardhur si pasojë e “krijimit të pritshmërive” për lek më të fortë në treg.

Tjetri
‘Fitorja’ e Moldavisë në OKB për Transnistrinë e lë Rusinë të palëkundur

'Fitorja' e Moldavisë në OKB për Transnistrinë e lë Rusinë të palëkundur

Më të lexuarat

Leku vijoi të forcohej në qershor pavarësisht ndërhyrjes së BSH

Leku vijoi të forcohej në qershor pavarësisht ndërhyrjes së BSH

16:36 | 29/06/2018
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
Irena Brahimi

KPA dëgjon qëndrimet për analizën financiare të gjyqtares Irena Brahimi

19:00 | 05/06/2023
Ekspertet bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë arrestohet për korrupsion në një tender

22:49 | 02/06/2023
Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Nga se rriten pagat?

14:10 | 30/05/2023
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.